Zgjedhjet parlamentare po afrojnë, dhe do të mbahen më 11 maj 2025. Fshehtësia e votës, shitblerja e saj, presioni ndaj zgjedhësve, si dhe votimet në grup janë listuar ndër rekomandimet prioritare që OSBE-ODIHR-i la Shqipërisë për t’i adresuar në raportin final të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021. E njëjta problematikë u ngrit nga Ambasadori në Tiranë i këtij misioni gjatë konferencës së organizuar nga KQZ-ja, duke e vënë theksin tek marrja e masave, me qëllim integritetin e zgjedhjeve të 11 Majit. ”Përvojat e fundit dhe raportet e OSBE/ODIHR-it kanë treguar se ruajtja e fshehtësisë së votimit në Shqipëri has sfida.…
Author: tirana
Nga Kreshnik Spahiu Holta Zaçe konsiderohet një nga investimet e diplomacisë amerikane në përzgjedhjen si kreu Gjykatës Kushtetuese. Ajo ka një background 20 vjeçarë si partnere lokale e projekteve amerikane në Shqipëri si dhe la Amerikën për tu bërë pjesë e planeve të Washingtonit për drejtësinë e re në Shqipëri. Holta është një grua e shkolluar në Perëndim dhe e pakonsumuar nga politika si dhe e pa përfolur për asnjë aferë korruptive, sot ndodhet në mes stuhisë anti-kushtetuese. Një debat i fortë ka plasur për kapjen e Gjykatës Kushtetuese, por fatkeqësisht jashtë vëmendjes së mediave dhe ndërkombëtarëve. Gjykata Kushtetuese e…
E ngarkuara me punë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn u takua sot (11 Dhjetor) me kryetaren në detyrë të Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Saida Dollani. Diplomatja e lartë e SHBA-ve ndau mbështetjen e palëkundur për gjyqtaren Dollani dhe kolegët e saj, të cilët sipas saj, “shfaqin guxim të pamasë dhe sakrificë personale në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”. “Vendimet e tyre janë jetike, për t’i dhënë fund kulturës së mosndëshkimit në Shqipëri”, shprehet VanHorn. Postimi i plotë E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me kryetaren në detyrë…
Një javë pas përpjekjes së dështuar të Presidentit koreano-jugor Yoon Suk Yeol për të vendosur ligjin ushtarak në Korenë e Jugut, një njësi hetimore speciale e Policisë së Koresë së Jugut ka bastisur zyrën e presidentit. Agjencia e lajmeve vendase raportoi se ky aksion ishte pjesë e një përpjekjeje nga agjencitë e zbatimit të ligjit për të përcaktuar nëse veprimet e Yoon, të mbështetur nga figura të tjera të larta në administratën e tij, cilësohen kryengritje, një krim që nuk ka imunitet presidencial dhe mund të dënohet me dënim me vdekje. Yoon Suk Yeol i është ndaluar të largohet nga…
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur sërish në SPAK. edhe këtë herë sëbashku me vajzën e saj. Besohet se paraqitja e saj në Strukturën e Posaçme është në përputhje me masën ‘detyrim paraqitje’ që është vendosur ndaj saj. Monika Kryemadhi po hetohet nga SPAK për “korrupsion”, “pastrim të parave” dhe “fshehje të pasurisë”, në të njëjtën dosje me ish-presidentin dhe ish-bashkëshortin e saj Ilir Meta, i cili prej 23 tetorit qëndron në masën e sigurisë “arrest në burg”. Më herët GJKKO me urdhër të SPAK vendosi nën sekuestro edhe 2 vila të Monika Kryemadhit dhe të ëmës…
33-vjeçari Branko Shkoza u vra nga shoku i tij, dhe kjo ngjarje ka përshkallëzuar tensionet mes dy familjeve fqinje, Shkoza dhe Habibi. Policia ndërhyri për të qetësuar situatën pas arrestimit të autorit të dyshuar dhe zbulimit të trupit të pajetë të 33-vjeçarit Branko Shkoza, i cili u gjet në një kanal pranë shtëpisë së tij. Ngjarja ka shkaktuar reagimin e babait të viktimës, Haxhi Shkoza, i cili ka shprehur dhimbjen dhe indinjatën e tij lidhur me këtë tragjedi. “Ky ka qenë agresiv, rrihte fëmijët e vetë. Ka gjëmu gruan me spatë, vëllain e vet, shumë çuna në lagje. Kjo më…
Një foto me firmë të Mbretëreshës Elizabeth II është gjetur mes suvenireve në dhomën e mbushur me thesarin e liderit të rrëzuar sirian Bashar al Assad. Sipas mediave të huaja, luftëtarët rebelë e zbuluan foton në të ashtuquajturin “Pallati i Popullit” i diktatorit në qendër të kryeqytetit sirian Damask. Fotografia është e nënshkruar me dorë dhe daton në vitin 2002 në të njëjtin vit që Assad dhe gruaja e tij vizituan familjen mbretërore në Pallatin Buckingham. Vizita u zhvillua dy vjet pasi Assad mori detyrën si president i Sirisë, përpara se ai të tregohej i pabesë për shtypjen e tij…
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha sot se më shumë se një milion vizitorë kanë zbuluar magjinë e siteve kulturore që shtrihen në të gjithë vendin, duke e çuar këtë shifër në 31% më shumë krahasuar me numrin e vizitorëve gjatë vitit të kaluar. Sipas ministrit, sitet më të vizituara janë “Kalaja e Gjirokastrës me 260,290 vizitorë; Muzeu “Gjergj Kastrioti” Krujë me 170,405 vizitorë; Parku Arkeologjik Shkodër me 153,109 vizitorë; Parku Arkeologjik Apoloni me 120,397 vizitorë; Muzeu Ikonografik “Onufri”, Berati me 104,449 vizitorë. “Faleminderit çdo vizitori që mbështet trashëgiminë tonë dhe ndan historinë e Shqipërisë me botën”,…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe OSBE kanë organizuar një tryezë diskutimi mbi parandalimin e presionit ndaj votuesve në zgjedhje. Ambasadori i OSBE Michel Tarran, në fjalën e tij ka vënë theksin në disa nga problematikat gjatë proceseve zgjedhore në Shqipëri duke u ndalur te disa prej rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Sipas tij, fshehtësia e votimi dhe zgjedhja pa frikë nga qytetarët janë elemente bazë të procesit. “Ky takim shënon tryezën e 4 dhe të fundit teknike për këtë vit. KQZ një nga partnerët tanë më të besueshëm. Nisur nga ecuria e kufizuar në Kuvend e reformës zgjedhore, lejuam këto tryeza teknike…
Dy persona janë proceduar penalisht nga policia e Durrësit, pasi kanë tentuar të korruptojnë dy efektivë të Rrugores. Nga kontrollet e ushtruara, rezultoi se këta dy shtetas ishin të dehur, ku në tentativë për të shmangur gjobën, ata i kanë ofruar rryshfet policëve. Njoftimi: Tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë Rrugore, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur, procedohen penalisht 2 shtetas. Gjatë monitorimit të akseve rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe përmbushjen e parametrave të sigurisë në rrugë, shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit kanë ndaluar për verifikime, automjetet me drejtues shtetasit D. L. dhe…
Ministri i Financave Petrit Malaj në një konferencë për mediat u shpreh se reforma në sistemin e pagave që nisi në 2013 dhe vazhdoi edhe në 2024, sot konsiderohet një objektiv i arritur dhe i përmbushur nga qeveria”. Sipas tij kjo reformë e rritjes së pagave në sektorin publik pati në efekt financiar në 40 miliardë lekë ose 400 milionë euro. Ministri theksoi se paga mesatare bruto në sektorin publik, në tremujorin e tretë 2024, arriti në rreth 986 euro, pra rreth 15% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjatë konferencës për mediat,…
Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, propozoi emërtimin e dy sallave të Kuvendit me emrat Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani. “Dëshiroj t’ju bëj me dije se kam vendosur që për të nderuar emrin dhe kontributin politik, shoqëror e parlamentar të dy personaliteteve të shquar, të ndarë nga jeta, dy sallave të mbledhjeve në mjediset e ndërtesës së sallës së seancave të Kuvendit, t’u vëmë njërës emrin Bashkim Fino dhe tjetrës emrin Gerti Bogdani. Bashkim Fino, ish-Kryeministër i Shqipërisë, ish-ministër dhe deputet i Kuvendit për 6 legjislatura, u nda nga jeta në detyrë, si…