Author: tirana

Alba Cenko u vra në mënyrën më makabre nga bashkëshorti i saj disa ditë më parë në afërsi të Athinës. Babai i viktimës ka treguar për emisionin ”Me Zemër të Hapur” si e mësoi ngjarjen e rëndë. Ai tregoi se ka folur me të bijën për herë të fundit ditën e premte, ndërsa me bashkëshortin e saj, Kastriot Cenkon ka folur çdo ditë. Sipas tij 39-vjeçari u thoshte familjarëve të gruas se kjo e fundit e kishte telefonin, por nuk e hapte vetë. Babai i 32-vjeçares tregoi se Kastrioti i tha se Alba ishte larguar nga banesa, ndërsa e kishte…

Read More

Këngëtarja Rovena Stefa ka rrëfyer një histori të rëndë, ku bëhet fjalë për dhunë fizike të ushtruar nga ish-partneri i saj. Gjatë një rrëfimi në “Big Brother Kosova Vip 3”, ajo theksoi se në moshën 21-vjeçare bashkëjetonte me dikë që e dhunonte sistematikisht. Duke e përshkruar si dramën e jetës, Rovena tha se ish partneri ishte i alkoolizuar dhe nën efektin e lëndëve narkotike, ndërsa ndau dhe një episod të rëndë dhune. “Njëra nga dramat e jetës sime ishte kur isha 21 vjeçare dhe u njoha me një djalë dhe ishte një dashuri në shikim të parë dhe filluam të…

Read More

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj deklaroi se nuk do të largohet dhe do të qëndrojë deri në fund të vitit 2025. Në një njoftim për median ajo ka bërë të ditur se do i drejtohet Komisionit të Venecias. Duke marrë shkas nga disa artikuj në media në lidhje me deklarimin e përfundimit të mandatit tim si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese, në konsideratë të përgjegjësive që më njeh ligji si Kryetare, për paraqitjen e kërkesës për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtarit kushtetues, në vlerësimin tim, situata në lidhje me kohëzgjatjen e këtij mandati paraqitet si vijon: Gjyqtarja Holta…

Read More

Stacioni i Policisë Memaliaj shpalli në kërkim shtetasin Landi Lezi, 46 vjeç, banues në fshatin Vasjar, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e tij, rezultoi se kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 13.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 333/a dhe 334 i Kodit Penal.Punohet për lokalizimin dhe kapjen e…

Read More

Gjyqtari Nexhmi Rexhepi është zgjedhur të martën kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Sipas njoftimit të gjykatës, Rexhepi do ta nisë mandatin më 31 dhjetor të këtij viti, pasi kryetares aktuale, Gresa Caka – Nimani, i përfundon mandati nëntëvjeçar i gjyqtares në këtë institucion.Gjyqtari Safet Hoxha, është zgjedhur zëvendëskryetar i gjykatës në përbërjen e re. Gjyqtarët emërohen nga presidenti i shtetit, me propozim të Kuvendit, për një mandat nëntëvjeçar, pa mundësi vazhdimi.Ndërsa pozita e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese është tri vjet.Gjykata Kushtetuese është autoriteti më i lartë në Republikën e Kosovës për interpretimin e Kushtetutës dhe përputhshmërisë së ligjeve me…

Read More

Presidenti i Brazilian Luiz Inacio Lula da Silva iu nënshtrua një operacioni në tru në Sao Paulo. Operacioni ishte i suksesshëm dhe 79-vjeçari Lula është “mirë” dhe po monitorohet në njësinë e kujdesit intensiv, thuhet në deklaratën e lëshuar këtë të martë nga zyra e Presidencës. Lula iu nënshtrua një MRI të hënën vonë në Brasilia pas krizave dhe dhimbjeve të forta koke, që rezultoi të ishte një hemorragji intrakraniale. Ai u transferua në Sao Paulo për operacion në spitalin Sirio Libanes. Lula në m uajin tetor pësoi një incident në banesë, ku u rrëzua dhe pësoi lëndime. Lëndimi i…

Read More

Manastirliu: Në fokus tekstet shkollore, digjitalizimi dhe edukimi kulturor Ministria e Arsimit dhe Sportit prezantoi sot Kornizën e re Kurrikulare të Arsimit Parauniversitar, një dokument që synon modernizimin e sistemit arsimor dhe harmonizimin e tij me standardet bashkëkohore. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, foli për rëndësinë e këtij dokumenti dhe procesin që e shoqëroi përgatitjen e tij. “Sot jemi në një tjetër moment të rëndësishëm për arsimin në Shqipëri, në prezantimin e Kornizës Kurrikulare të përditësuar. Në janar të këtij viti, grupi i punës nisi një proces intensiv, i cili tashmë ka përfunduar dokumentin strategjik të sistemit arsimor,…

Read More

Komisioni i Venecias ka publikuar raportin në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës. Sipas raportit, vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen, por Parlamenti nuk është i detyruar të votojë në një mënyrë të veçantë. Konkluzionet e Venecias: Komisioni i Venecias është ftuar nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë që të japë opinionin e tij “mbi marrëdhënien midis demokracisë përfaqësuese parlamentare dhe vendimeve detyruese të Gjykatës Kushtetuese në kontekstin e rolit të Kuvendit në shqyrtimin e mocioneve mbi papajtueshmërinë me mandatin e një deputeti”, duke trajtuar kështu zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti. Ky Opinion nuk…

Read More

Një 50-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë të ndodhur rrteh orës 02:00 të mëngjesit në aksin rrugor “Fier-Seman”. Policia bën me dije se shtetasi A. G., 22 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin K. S., rreth 50 vjeç. Si pasojë e përplasjes, shtetasi K. S. ka humbur jetën në vendngjarje. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e drejtuesit të automjetit, shtetasit A. G., i cili është larguar nga vendi i aksidentit, me këmbë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Read More

Më 10 dhjetor të vitit 1922, u përurua Biblioteka Kombëtare Shqiptare (BKSH). Institucioni i parë shtetëror, publik e laik në Shqipëri u themelua më 10 korrik 1920. Në kohën e inaugurimit, Biblioteka Kombëtare numëronte 6000 tituj librash. Drejtuesi i parë i bibliotekës ishte gjuhëtari dhe gazetari, Karl Gurakuqi. Përgjatë periudhës së mbretërisë shqiptare, në vjetët 1928-1937, veprimtaria e bibliotekës spikati nën drejtimin e “babait” të bibliotekonomisë shqiptare, Sotir Kolesë. Mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, e gjeti BKSH-në me një koleksion prej 15.000 vëllimesh. Ndërsa, në fund të vitit 1947, fondi i saj numëronte rreth 100.000 vëllime. Në pasurimin e…

Read More

Bashkimi Evropian ka konfirmuar të martën se takimi i radhës në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel kryenegociatorësh, do të zhvillohet më 17 dhjetor në Bruksel, dhe se të dyja palët kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë takim. Zëdhënësja e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Anitta Hipper, ka thënë se në këtë takim do të shqyrtohen një varg çështjesh, përfshirë edhe zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve. Takimi i fundit në nivel kryenegociatorësh është zhvilluar më 23 tetor në Bruksel. Kosova përfaqësohet nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ndërsa Serbia nga drejtori i Zyrës për…

Read More

Reshje shiu e bore në Korçë. Raportohet se në rajonin e Korçës gjatë natës reshjet kanë qenë me intensitet të ulët në formë shiu dhe dëborë e pakët në zonat malore mbi 1300 metër. Në rrugën e Dardhës nga kilometri 9- 14 ka pasur reshje bore, ku u punua për mirëmbajtjen dimërore. Nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve në rrugë. Kontraktorët janë në gatishmëri për mirëmbajtje dimërore.

Read More