Në post ”Kënga Magjike 2024” pati një tjetër përplasje mes Tiri Gjocit dhe Andi Vrapit. Pas debateve të mëparshme mes këngëtarit të “Mos ik o ma” dhe gazetarit, Tiri vazhdoi duke thënë se nuk është vlerësuar si duhet nga juria e kolegët. Vrapi u kundërpërgjigj duke i thënë se pas tri javësh që artistët ankohen për paracaktimin e çmimit dhe tërheqjen e emrave që janë lakuar mes tyre se do të ishin fitues, kanë besim te materialet e tyre muzikore. Tiri Gjoci: Me thënë të drejtën, nga ky festival mora 30 pikët e Fifit dhe jam shumë i lumtur sepse tani,…
Author: tirana
Dashi-Me Afërditën që ndriçon jetën tënde sociale këtë sezon festiv, je gati për të takuar njerëz dhe për të eksploruar vende të reja. Për ata që janë beqarë, është momenti ideal për të dalë dhe për të krijuar lidhje të reja – ndoshta dashuria ndodhet në rrethin tënd shoqëror. Kjo është një periudhë e shkëlqyer për të ndihmuar ata që kanë nevojë, duke gjetur kuptim dhe kënaqësi në veprimet e tua. Përvoja të reja, qofshin ato fizike apo virtuale, do të jenë frymëzuese. Prano risitë, por bëhu selektiv/e dhe ndiq vetëm ato që të përshtaten. Demi-Afërdita po ndikon sferën profesionale…
Bora vijon pa ndërprerje në veri të vendit. Policia e Shkodrës njofton se një drejtues mjeti mbeti i bllokuar në aksin rrugor Theth-Bogë, për të cilin u desh ndërhyrja e policisë rrugore dhe borëpastrueses. “Shërbimet e Policisë Rrugore në bashkëpunim me borëpastrueset i kanë shkuar në ndihmë një drejtuesi mjeti nga Saranda i cili kishte mbetur i bllokuar në aksin rrugor Theth-Bogë, dhe kishte kërkuar ndihmë te 112, pasi duke qarkulluar me goma verore e kishte të pamundur të vijonte lëvizjen. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë rritur prezencën në akset rrugore urbane e rurale për shkak të motit te keq…
“Boxing Kid” ka përfunduar me sukses xhirimet në Prishtinë dhe premton të jetë një kryevepër që do të prekë zemrat e publikut në mbarë botën. Ky projekt i madhësisë ndërkombëtare, i realizuar nga “Kras Production New York”, në bashkëpunim me ekipin e tyre në Prishtinë, paraqet një histori unike të sfidave sociale dhe triumfit personal, duke ndriçuar jetën e një të riu që ngrihet mbi vështirësitë për të ndjekur ëndrrën e tij. NJË HISTORI E FORTË ME MESAZH UNIVERSAL “Boxing Kid” rrëfen jetën e një djali të ri nga rrugët e thjeshta të Prishtinës, i cili përballet me bullizmin, varfërinë…
Për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 maj 2025, Edi Rama zhvilloi një takim online me kryebashkiakët e majtë në prani të kryesisë, ku u kërkoi atyre që brenda 2-3 javëve të kenë mbyllur procesin e identifikimit të të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Socialistët do të duhet të regjistrojnë në databazat e PS edhe emigrantët që janë votues potencialë për mazhorancën. Qarku kishte mbetur bosh pas zhvendosjes së Blendi Gonxhes në zonën e Kombinatit në Tiranë për t’i ardhur në ndihmë trios politike Manastirliu, Spiroapli dhe Veliajt. Përpos drejtuesve politikë, Rama ka menduar që në shumë…
Partia Demokratike e Durrësit ka denoncuar aferën e Portit të Durrësit. Viola Kapidani, sekretarja për marrëdhëniet me publikun, u ndal fillimisht në denoncimin e grabitjes së portit të Durrësit dhe dhurimin e tij investitorit Mohamed Alabbar. Sipas demokratëve durrsakë, në tre vitet e ardhshme shqiptarëve do tu merren 400 mln euro taksa për të ndërtuar portin e ri, që fillimisht ishte premtuar se do të ndërtohej nga privati. ”Porti i Durrësit, një port mijëra-vjeçar dhe një nga më të vjetrit në Europë, i shtrirë në Adriatik dhe më i madhi në vend me një sipërfaqe mbi 1.4 milionë m² dhe…
Në sfidën për javën e 15-të në Kategorinë e Parë, Burreli mposhti Pogradecin në transfertë me rezultatin 2-0. Fillimisht u ndëshkua Kastrati në minutën e 57-të, për faull në afërsi të zonës, nga ku erdhi edhe goli i avantazhit. Helio me një supergol nga goditja e dënimit, zhbllokoi rezultatin, për t’i dhënë avantazhin matjanëve. Gjithçka u bë më e vështirë për skuadrën e Ardjan Memës në minutën e 73-të, kur Raza u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe la ekipin me 9 lojtarë. Golin që vulosi ndeshjen në 2-0 e shënoi Fetaj në minutën e 95-të. Me këtë…
Është caktuar data kur do të mbahet takimi i Komitetit Politik Europian. Më 16 maj 2025, Tirana do të presë liderët e Europës, një event që do të krijojë mundësi për Shqipërinë drejt BE-së. Më herët ishte diskutuar mundësia e mbajtjes së këtij samiti në datë 9 maj, por shkaktoi reagime politike, me pretendimin që do të ndikonte në rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, të cilat do të zhvillohen më 11 maj 2025.
Shkolla 9-vjeçare ”Sevasti Qiriazi” në Korçë po i nënshtrohet një transformimi të thellë që do të ndikojë në mënyrë thelbësore në përmirësimin e kushteve të mësimit për nxënësit dhe stafin pedagogjik. Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit foto nga punimet që po kryhen për ndërtimin e shkollës. Sipas kreut të qeverisë shkolla e re do të garantojë kushte dinjitoze për mbi 700 nxënës dhe mësues, me klasa të reja, laboratorë modernë, bibliotekë e terrene sportive. “Ka nisur rilindja e shkollës 9-vjeçare “Sevasti Qiriazi” në Korçë. Me një investim të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Korçës, shkolla…
Këngëtari David Dreshaj po mbyll një vit me plot hite e punë e angazhime që patjetër mund të quhet për të vit suksesi. E kur jemi tek muaji i fundit apo siç quhet muaj i festave të dhjetorit, ai duket sikur i shijon si askush tjetër, i përshtatur me ngjyrat e festave dhe bardhësinë e Krishtlindjeve por edhe ngrohtësinë e familjes. Davidi në rrjetin e tij social ka publikuar disa foto ku shihet pranë një oxhaku por edhe peme me plot drita, por edhe në krah me mbesën e tij. Dhjetori nuk do të jetë vetëm për të shijuar festat…
Përmbysja e regjimit të Bashar al-Assad, që dikur dukej e largët, është bërë realitet. Pas 13 vitesh lufte civile të përgjakshme, rebelët sirianë përfundimisht kanë rrëzuar një nga diktaturat më të egra të Lindjes së Mesme. Tashmë, Siria ndodhet në një epokë të re, të mbushur me shpresë dhe pasiguri. Në një ofensivë të papritur dhe të shpejtë, një aleancë rebele, e udhëhequr nga grupi militant Hayat Tahrir al-Sham (HTS), përmbysi regjimin e Assad. Fushata filloi më 30 nëntor me marrjen e qytetit Alepo dhe përfundoi në vetëm 11 ditë me “çlirimin” e Damaskut. Rebelët përparuan pa shumë rezistencë, duke…
”Pasagjeri 10 milionë”, u mbajt sot si aktivitet në Rinas, dhe e pranishme ishte edhe zv/kryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Gjatë fjalës së saj, Balluku ka zbuluar edhe objektivin për vitin 2025: 12 milionë pasagjerë në Rinas. ”Të kremtosh sot pasagjerin e 10 miliontë ka kaluar përmes një rruge të vështirë, mbi të gjitha një rrugë plot me dyshime, por edhe për të gjithë të tjerët që e kanë përdorur për narrativë politike. Sot, një moment reflektimi sepse ne nuk udhëhiqemi nga vetëkënaqësia. Sot janë kaluar të gjitha parashikimet tona. Tashmë, ne duhet të punojmë…