Author: tirana

Reperi Jay-Z është akuzuar për përdhunimin e një vajze 13-vjeçare pas MTV Video Music Awards. Sipas akuzave, ngjarja ka ndodhur në vitin 2000 dhe dyshohet se ai ka përdhunuar vajzën së bashku me Sean “Diddy” Combs. Denoncuesja, i cila është identifikuar si “Jane Doe”, tha se përdhunimi ndodhi në një festë. Sipas NBC News, Doe pretendon se u dërgua në VMA në Radio City Music Hall nga një mik, por nuk kishte një biletë dhe iu afrua shoferëve të ndryshëm të limuzinave për t’u përpjekur për të hyrë në shfaqje ose pas festës Një shofer dyshohet se i tha Doe…

Read More

Óscar Sánchez Gil, ish-kreu i Njësisë së Krimit Ekonomik dhe Fiskal (UDEF), nuk punoi i vetëm. Oficeri i policisë, i njohur si ‘El Anodino’ për profilin e tij të ulët (aktualisht i burgosur në burgun Estremera) kishte një ekip personash që punonin për të pastruar paratë që ai merrte nga operacionet e paligjshme që lidhen me trafikun e drogës. Sipas mediave të huaja, hetuesit e kanë çuar në 6 numrin e personave të arrestuar për këtë çështje. Në pranga janë vendosur vetë Gil, bashkëshortja e tij R.P. (gjithashtu police), kunata e tij Yolanda R.P dhe 3 burra të tjerë që…

Read More

Porti i jahteve në Durrës ka nisur të ndikojë në ekonominë e qytetit duke hapur vende të reja pune e duke rritur vlerën e pronës. Kryebashkiakja Emirjana Sako tregon në emisionin “Vendi Im” për impaktin e projektit të investitorit të njohur Mohamed Alabaar, Durrës Yachts & Marina, mbi Durrësin. “Patjetër që Durrësi do të përfitojë shumë nga ky projekt, qoftë edhe nga hapësirat rekreative. Por tashmë fakti që atje ka një ekip të madh që po punon ka bërë të mundur edhe hapjen e vendeve të ndryshme të punës. Që pas prezantimit të idesë së këtij projekti ne vumë re…

Read More

Brenda pak javëve pritet të përfundojë procesi i rindërtimit në qytetin e Durrësit dhe të gjitha familjet që në 26 nëntorin e vitit 2019 humbën shtëpitë e tyre do të kenë tashmë një banesë të re. Në emisionin “Vendi Im”, kryetarja e bashkisë Emirjana Sako bën bilancin e një operacioni që mund të krahasohet me ndërtimin e një qyteti të ri. “Mos harrojmë se ne në Durrës kemi ndërtuar një qytet brenda qytetit dhe normalisht ky proces ëshrë dinamik dhe do të vijojë deri në dorëzimin e çelësave në lagjen e re të rindërtimit. Lagjia e re në Spitallë e…

Read More

“Për gati një dekadë ishte fuqia e zjarrit ruse ajo që e kishte mbajtur Bashar al-Assadin në pushtet, deri në ngjarjet e jashtëzakonshme të 24 orëve të fundit”, shkruan BBC. Damasku ka rënë, presidenti i Sirisë është rrëzuar dhe tashmë ka kërkuar azil politik në Moskë. Duke cituar një burim në Kremlin, agjencitë ruse të lajmeve dhe televizioni shtetëror raportuan se Rusia i ka dhënë Assadit dhe familjes së tij azil “për arsye humanitare”.Në pak ditë, projekti i Kremlinit për Sirinë është zbërthyer në rrethanat më dramatike, me Moskën e pafuqishme për ta parandaluar atë. Në një deklaratë, Ministria e…

Read More

Bashar al-Assad ndoqi hapat e të atit Hafezit për sundimin e Sirisë. Mjeku okulist që aspironte një jetë jashtë politikës, bëri transformimin drastik duke u bërë simbol i represionit brutal.Një transformim dramatik i Bashar al- Assad, nga mjek i përkushtuar në një prej diktatorëve më brutalë të kohëve moderne. Të gjithë po flasin për profilin e presidentit të Sirisë; të përqendruar në dy faza: rritjen dhe rënien e figurës së tij. Assad i cili dikur ishte konsideruar si lider i mundshëm reformist, ka përjetuar një metamorfozë të plotë gjatë sundimit të tij, duke u bërë simbol i represionit brutal në…

Read More

Në njësinë administrative Frashër të Përmetit kur u zhvillua censi 2023 në çdo 100 banorë kishte më pak se dy fëmijë. Në Voskopojë gjithashtu në çdo 100 banorë kishte vetëm 2 fëmijë. Të dhënat e detajuara të Cens 2023 lajmërojnë se zonat rurale, kryesisht në Jug të vendit do të shuhen në një të ardhme jo të largët, për shkak të mungesës së fëmijëve. Në njësitë administrative Frashër, Voskopojë, Pogon, Aliko, Zagori, Mesopotan, Ngraçan, Dhiver, Qendër Leskovik, Odrie, Finiq, Livadhja, Çepan, Dropull i poshtëm, fëmijët nën 14 vjeç ishin më pak se 5% të popullsisë së përgjithshme. Në 14 njësi…

Read More

Presidenti Joe Biden tha se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me partnerët dhe palët e interesuara në Siri për të shqyrtuar alternativat dhe për të menaxhuar rrezikun pasi kryegritësit përmbysën Presidentin sirian Bashar al-Assad. Në një fjalim në Shtëpinë e Bardhë, zoti Biden tha se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin fqinjët e Sirisë gjatë periudhës së tranzicionit dhe do të ndjekin me kujdes retorikën dhe veprimet e grupeve rebele.Presidenti Biden tha se Shtetet e Bashkuara nuk e dinë zyrtarisht vendndodhjen e Asadit, por vuri në dukje njoftimet sipas së cilave ai kishte shkuar në Moskë. Ai tha se…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme Kryesinë e Partisë Socialiste. Bëhet me dije se mbledhja ka në fokus zgjedhjet e majit 2025.Ndërkohë mësohet se në këtë mbledhje pritet që të zyrtarizohet emri i Bledi Klosit si drejtues politik i qarkut të Dibrës. Presidenti Bajram Begaj pak ditë më parë dekretoi datën 11 maj për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme, ndërsa partitë politike kanë nisur përgatitjet dhe organizimet e strukturave.

Read More

Rikthehen reshjet e dëborës në qarkun e Korçës. Mësohet se reshjet kanë filluar në lartësitë mbi 1200 m.Reshjet janë regjistruar në fshatrat e Dardhës dhe Vithkuqit ndërsa sipas informacioneve intensiteti i reshjeve është i ulët. Aktualisht trashësia e dëborës shkon deri në 5 cm.

Read More

Shqipëria, një destinacion magjepsës në Ballkan, po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet mes turistëve italianë, sipas një artikulli të botuar në revistën italiane “Italia Delight”. Me peizazhet e tij të pacënuara, historinë e pasur dhe kulturën e gjallë, ky destinacion ofron një përvojë unike për ata që kërkojnë një vendpushim ndryshe. Nga plazhet me ujërat e kristalta deri te malet madhështore, Shqipëria është një thesar që pret të zbulohet! Destinacionet turistike që nuk duhen humbur në Shqipëri Riviera Shqiptare: Parajsa e Detit AdriatikRiviera shqiptare, e njohur edhe si “Perla e Mesdheut”, është një vend i mahnitshëm. Vende të tilla…

Read More

Gaforrja dhe Bricjapi do të jenë dy ndër shenjat më fatlume përgjatë vitit 2025, sipas astrologëve. Këto dy shenja të zodiakut do të përjetojnë vitin më me fat të jetës së tyre. Pas vitesh me radhë me zhgënjime dhe dështime personale bricjapi dhe gaforrja do të shohin më në fund zhvillime pozitive në jetën e tyre, pasi Plutoni do të kalojë te shenja e Ujorit. Plutoni, planeti i rilindjes dhe transformimit, hyri në Bricjap në vitin 2008, duke shkaktuar kaos dhe fatkeqësi për Bricjapin dhe Gaforren. Megjithatë, që atëherë Plutoni është zhvendosur në Ujor, duke lënë bricjapin dhe gaforren të…

Read More