Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë, bënë ndalimin e shtetasit F. Sh., 38 vjeç, person me precedent të mëparshëm kriminal për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Ndalimi i tij u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 74-vjeçare. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura e mbetur në tentativë”.
Author: tirana
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme për një aksident rrugor në aksin “Pojan-Vlorë”, ju informojmë se Specialistët e Policisë Rrugore arrestuan shtetasin E. Ç., 48 vjeç, banues në fshatin Kurjan, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga humbi jetën pasagjeri, shtetasi Xh. E., 30 vjeç, banues në Sarandë.
Në Shqipëri festohet sot 8 dhjetori, “Dita Kombëtare e Rinisë” në nder të lëvizjes studentore të 8 dhjetorit 1990 që shënoi fillimin e vendosjes së pluralizmit pas një diktature të gjatë komuniste. Ambasada Amerikane në Tiranë, me anë të një postimi shkruan se 34 vjet më parë studentët dhe të rinjtë shqiptarë u ngritën kundër një prej regjimeve më të ashpra komuniste të Evropës. Më tej, thekson se rinia e sotme vazhdon të formësojë të ardhmen e Shqipërisë dhe Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë në krah ndërsa ecin përpara në rrugën drejt anëtarësimit në BE. “Sot, Shqipëria feston Ditën…
Përplaset nga makina drejtuesi i një motorciklete në aksin Shkodër Lezhë, niset me urgjencë drejt Traumës.
Vlora pritet në orët në vijim të preket nga moti i përkeqësuar. Kushtet atmosferike të rënduara kanë filluar prej mëngjesit të kësaj të diele ku era e fortë bregdetare po vazhdon prej orësh. Më pas pritet të nisin dhe reshjet e shiut me intensitet mesatar deri në të lartë. Deri më tani nuk kemi problematika. Veçse trageti i linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë ka dal në Rad, në det të hapur, duke mos qëndruar i ankoruar në kalatat e portit detar. Kjo për shkak të erës së fortë e cila mund të shkaktojë përplasje të tij me kalatat e portit dhe si rrjedhojë…
I akuzuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit për vepën penale “Dhunimi”, kapet në Dibër dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimi në Kosovë 25-vjeçari. Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe mirëkoordinimit të punës, ndërmjet strukturave hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, u bë e mundur kapja në Maqellarë dhe arrestimi, me qëllim ekstradimin në Kosovë, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar Seladin Ramanaj, 25 vjeç, banues në Prizren, Kosovë. Gjykata Themelore e Prizrenit i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhunimi” , parashikuar nga Kodi…
Finalizohet operacioni policor i koduar “Breaking”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Vodhën me dhunë një shumë parash në një banesë të marrë me qira nga dy shtetase të huaja, falë veprimeve intensive hetimore, zbardhet plotësisht ngjarja dhe kapen e vihen në pranga dy autorët e dyshuar.Në pranga dhe një 33-vjeçar, që ndihmoi autorët e dyshuar të largoheshin nga qyteti i Vlorës.Njëri prej autorëve të dyshuar të vjedhjes, i dënuar për vrasje në një shtet tjetër. Sekuestrohen gjatë operacionit: një send pistoletë lodër, veshje dhe një automjet tip “Range Rover”, të përdorura nga…
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ishte në Muzeun Kombëtar “Shtëpia me Gjethe”, ku së bashku me studentët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë zhvilloi një diskutim mbi ngjarjet e 8 Dhjetorit 1990. Gonxhja u shpreh se 8 Dhjetori 1990 ishte “një moment historik që ndryshoi drejtimin e Shqipërisë, duke na kujtuar vlerën e shpresës dhe përpjekjeve për të ardhmen, pa harruar rëndësinë e reflektimit”. “Ky bashkëbisedim ishte një mundësi për të ndarë mendime, kujtime dhe për të frymëzuar brezat e rinj të mbajnë të gjallë frymën e demokracisë. Sepse guximi për të vepruar është forca që sjell…
Kapet një tjetër bashkëpunëtor i autorit të vrasjes së shtetasit V.F, ndodhur më shtator 2024.Në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në inteligjencën policore për një shtetas në kërkim që qarkullonte me automjet në rrugë në fshatin Dobraç, menjëherë shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizuan punën dhe si rezultat kapën e ndaluan shtetasin Aleksandër Mëhilli, 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka caktuar ndaj 21 vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit”, “Përkrahja e…
Britania e Madhe është përfshirë nga një tjetër stuhi, e cila ka shkaktuar vdekjen e dy personave si dhe dëme të shumta në infrastrukturë. Mediat britanike raportojnë se stuhia Darragah e shoqëruar me erë të fortë ka bërë që dy persona të humbin jetën si pasojë e rrëzimit të pemëve. Ndërkohë mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike pasi stuhia Darragh vazhdon të godasë Mbretërinë e Bashkuar, duke lënë gjurmë shkatërruese. Policia e West Midlands tha se ata u thirrën në Silver Birch Road, Erdington, pak pas orës 15:00 të sotme, pas raportimeve se një pemë ishte rrëzuar dhe goditi…
Presidenti Bajram Begaj, në Ditën Kombëtare të Rinisë, përkujtoi lëvizjen studentore antikomuniste të dhjetorit ’90, që shënoi fillimin e vendosjes së pluralizmit në Shqipëri. Në një mesazh të posaçëm, Presidenti Begaj nderon të gjithë të rinjtë që 34 vjet më parë u ngritën kundër regjimit diktatorial dhe frymëzuan lëvizjen popullore, e cila çoi në rrëzimin e komunizmit. Presidenti Begaj vlerëson guximin e atij brezi studentësh me vizion Perëndimor, që kërkonin liri e demokraci, ndërsa shprehet se “sot festojmë shpirtin rinor të brezave që do ta çojnë gjithnjë përpara Shqipërinë”. Mesazhi i plotë i Presidenti Begaj: 34 vjet më parë, studentët…
Princi i Uellsit takoi Presidentin e zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump, gjatë vizitës së tij në Francë për rihapjen ceremoniale të katedrales së Notre-Dame. Princi William u bashkua me liderët e tjerë botërorë në Paris për të shënuar restaurimin e këtij monumenti të famshëm botëror, i cili u shkatërrua nga një zjarr pesë vjet më parë. Liderë të tjerë dhe figura të shquara të ftuara në ngjarje përfshinin Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Zonjën e Parë të SHBA-ve në largim, Dr. Jill Biden, e cila po përfaqësonte Presidentin Joe Biden. Princi William pritej të diskutonte rëndësinë e “marrëdhënies speciale” SHBA-UK…