Author: tirana

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka treguar për motivet se pse demokratët dhe mbështetësit e tyre nuk morën pjesë në protestën para SPAK që organizoi Partia e Lirisë. Teksa e cilësoi protestën e PL si jo në kuadër të opozitës së bashkuar, Noka dënoi arrestimin e Ilir Metës e cila sipas tij u krye në mënyrë terroriste. “Ne jemi bashkë me PL në një kauzë për një shtet të drejtë, kundër narkoregjimit. Por sic ka protesta të vetme të PD ka dhe PL. Nuk ishte në kuadër të opozitës së bashkuar. Nuk kishte ftesë. Ishte protestë e PL…

Read More

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka aksionin e hetuesve të BKH në shtëpinë e Erion Veliajt, ku u sekuestrua telefoni i bashkëshortes së tij, e quan tentativë për makijazh. Për të Veliaj është i përfshirë kokë e këmbë në disa afera të rënda dhe prapë po hetohet nga Struktura e Posaçme vetëm për çështje pasurie. “Janë të gjitha tentativa për makijazh. Opinioni e konsideron SPAK si një krijesë politike të Ramës dhe një organizëm që po lufton opozitën. Për të bërë makijazh, Dumani dhe SKAP insinuojnë hapa të tillë për të treguar që po punojnë dhe po hetojnë qeveritarët.…

Read More

Pas pesë vitesh punë, këtë të shtunë bota po feston rilindjen e Notre-Dame de Paris. Simboli i katedrales së Parisit, i shkatërruar pjesërisht nga zjarri i 15 prillit 2019, rihapi dyert sot në praninë e mbi 40 liderëve botërorë, duke përfshirë presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, presidentin e Republikës italiane, Sergio Mattarella dhe kryeministren, Giorgia Meloni, gjithashtu Kryeministrin Edi Rama, presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky si dhe shumë liderë evropianë dhe afrikanë.

Read More

Lulzim Basha ka folur për jetën familjar. Duke u përgjigjur për rolin e tij si baba i tri vajzave, Basha e cilësoi si një bekim, dhe theksoi se raporti me vajzat është shumë i ngushtë. Ai shtoi se megjithë angazhimin e tij në politikë, i mungon koha e kaluar me to. Si është të jesh në një familje, në një shtëpi me tre vajza? Bashkëshortja dhe dy vajzat. Lulzim Basha: Është bekim. Domethënë para disa ditësh po flisja me një koleg që po më ankohej se ka tre djem. Po dëgjoja dhe po tundja kokën ndërkoh që po ankohej, i…

Read More

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka mbajtur bisedime trepalëshe me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, dhe presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump, në Paris më 7 tetor, qytet ku janë mbledhur udhëheqës botërorë për të marrë pjesë në ceremoninë e rihapjes së katedrales Notre Dame. Presidenti i Ukrainës falënderoi Trumpin për vendosmërinë dhe Macronin për organizimin e takimit. Temat kryesore ishin përfundimi i drejtë i luftës, gjendja në terren dhe arritja e paqes. Sipas Zelenskyt, liderët ranë dakord të vazhdojnë bashkëpunimin dhe komunikimin. “Shtetet e Bashkuara, Ukraina dhe Franca. Së bashku në këtë ditë historike. Të mbledhur për Notre Dame.…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ekspozuar emblemat ruse dhe serbe të strukturave të inteligjencës, ushtrisë dhe sigurisë që u kapën pas sulmit terrorist të 29 nëntorit në kanalin ujor të “Ibër-Lepencit”. Ai ka thënë se ky zbulim dëshmon përfshirjen potenciale të grupeve ekstremiste dhe terroriste serbo-ruse me lidhje të forta në Serbi, që kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës dhe krijimin e një mjedisi të pasigurt në rajon. “Stabiliteti dhe paqja në Ballkan kërkojnë një reagim të unifikuar dhe vendimtar kundër këtyre aksioneve terroriste dhe aktiviteteve destabilizuese që rrezikojnë sigurinë e përgjithshme dhe vlerat demokratike në rajon”, ka shkruar…

Read More

Tensione mes banorëve të BBVK3 gjatë një sfide të pazakontë, ku tre prej tyre duhej të ndanin një veshje të përbashkët. Xheneta, Drenusha dhe Gjesti duket të qëndronin bashkë, por loja u ndërpre kur Xheneta vendosi të largohej. Ajo akuzoi Gjestin për sjellje të papranueshme, duke thënë se ai e kishte trajtuar keq gjatë sfidës, madje e kishte tërhequr zvarrë dhe e kishte goditur me bërryll. Në një moment të tensionuar, Xheneta iu drejtua Gjestit me fjalët: “Ti je dhunues, je kokrra e mashtruesit”. Ky incident krijoi një atmosferë të ndezur në shtëpi, duke sjellë reagime nga banorët e tjerë…

Read More

Myrto Uzuni nuk e ka ndërmend të ndalet në Spanjë. Sulmuesi shqiptar shëniu dy gola me Granadan, në ndeshjen ndaj Santander, e vlefshme për La Liga 2. Pasi mori një asist perfekt nga Rodelas, Uzuni mposhti portierin kundërshtar me një goditje tokazi nga brenda zonës (53′). I dyti personal, erdhi në minutën e 76-të. Uzuni numëron 11 gola në kampionat, në 15 ndeshje. Ai është golashënuesi më i mirë në historinë e Granada-s. 29-vjeçari ka thyer rekordin e El-Arabit me 44 gola të realizuar, pasi ka shënuar 46 gola ë 103 ndeshje.

Read More

Akademiku Artan Fuga ka komentuar protestat për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Për të duhen lënë pas makabritetet dhe shkrimet me gjak nëpër mure, sepse sipas tij, shkolla ka nevojë të hapet, të liberalizohet. ”Shkolla ka të tjera fare probleme. Jeni jashtë loje komplet, politizoni gjithçka, manipuloni çdo ngjarje në mënyrën më të padëshirueshme, nuk keni asnjë ide të re! Shkolla ka nevojë për ide të reja, për emancipim se ka ngelur e viteve ’60, duhen reforma të thella të edukimit, kulturës, teksteve, buxheteve familjare, bibliotekave, marrëdhënie të reja mes informacionit, shkollës, familjes. Lërini makabritetet me gjak nëpër mure dhe…

Read More

Edhe Gjirokastra ka ndezur dritat e bredhit simbolik të festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Kryeministri Edi Rama ka ndarë për ndjekësit në Facebook, momente nga festimet e qytetarëve. Atmosferës së festimeve iu shtuan edhe fishekzjarret si dhe këngët e fëmijëve. Pazari karakteristik, komplekset muzealë, rrugët e kalldrëmta si dhe pjesa moderne e qytetit tashmë janë zbukuruar nga dekori shumëngjyrësh i festave, ndërsa Gjirokastra pret që në këtë atmosferë festash të vazhdojë të jetë destinacion tërheqës për turistët.

Read More

Mbrëmë në Prime e ”Big Brother Kosova Vip 3”, Arioni u eliminua përfundimisht nga gara për çmimin e madh. Largimi i tij shënoi fundin e rrugëtimit të tij brenda shtëpisë, por gjithashtu hapi një diskutim të gjerë mes publikut për transparencën e procesit. Në rrjetet sociale, shikuesit kanë ngritur dyshime se Arioni kishte fituar një biletë kthimi, por kishte refuzuar ta përdorte atë. Dyshimet u forcuan pas një deklarate intriguese që ai bëri pak para se të hapte zyrtarisht biletën: “Po ma kanë dhënë, po më kanë ba, po unë nuk kthehem”, tha Arioni, duke shtuar paqartësi mbi situatën.

Read More

Adriatik Lapaj akuzon Erion Braçen për kërcënim, pasi ky i fundit publikoi një video të tij duke e lançuar publikisht. Lapaj përmes një reagimi në Facebook, shkruan se Braçe ka dy ditë që merret me të, duke e kërcënuar e shantazhuar publikisht. Po ashtu ai i bëri thirrje Braçes se nëse i ndodh gjë atij ose familjes së tij, ai do të mbahet përgjëgjës. Reagimi i plotë Erion Braçe, deputeti i Parlamentit ka 2 ditë që më kërcënon mua personalisht. Më kërcënon se po përballem me bandat e vjedhjes së votës dhe detyrimit te administratës për votat e diasporës. E…

Read More