ELBASAN- Një 39 vjeçar i akuzuar nga Gjykata e Pejës, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, është arrestuar, me qëllim ekstradimin në Kosovë. Mësohet se Gjykata Themelore e Pejës i ka caktuar Ëngjëllush Ibrahimit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Njoftimi i Policisë: Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar. Cërrik/I akuzuar nga Gjykata e Pejës, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, kapet dhe vihet…
Author: tirana
Të paktën 29 persona janë vrarë, përfshirë katër pjesëtarë të stafit mjekësor, pasi sulmet ajrore izraelite goditën në një zonë afër një prej spitaleve të fundit që operon në veri të Gazës, thanë zyrtarët palestinezë. Situata në dhe përreth spitalit Kamal Advan është “katastrofike”, tha drejtori i spitalit, Hussam Abu Safia. Në mesin e viktimave ishin pesë fëmijë dhe pesë gra, sipas listës së viktimave që ka spitali, e në të cilën ka pasur qasje Associated Press. Spitali Kamal Advan në Beit Lahija është një nga spitalet e pakta që ende operon në provincën më veriore të Gazës, ku forcat…
Tre persona kanë përfunduar në prangat e policisë Shkodër. Mësohet se ata u kapën në flagrancë në 2 lokale, duke organizuar baste sportive, me celularë. Sakaq, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 4 celularët që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, nga kontrollet e vazhdueshme në ambiente të ndryshme, të kryera me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë konstatuar se në 2 lokale në Shkodër, organizoheshin lojëra fati (baste sportive). Në vijim të veprimeve procedurale u arrestuan shtetasit V. Gj., 28 vjeç,…
Në ditën kur Tirana pret Samitin e Rrjetit më të madh të bashkive të rajonit të Ballkanit, B-40, kryebashkiaku Erion Veliaj priti kryetarin e Bashkisë së Stambollit, Ekrem İmamoğlu, dhe një delegacion nga bashki të ndryshme të Turqisë. Në fjalën e tij, Veliaj u shpreh se Tirana po përmbyll një vit të suksesshëm me Presidencën e B-40, duke zgjeruar rrjetin e bashkive pjesëmarrëse. “Është një kënaqësi e jashtëzakonshme sot që miku im, vëllai im, Ekrem Imamoğlu, është këtu, së bashku me një delegacion të kryetarëve të bashkive nga Turqia. Ne po përmbyllim një vit shumë të suksesshëm me B-40. Ka…
ELBASAN- Shtatë shtetase të huaja janë arrestuar në Elbasan pasi akuzohen për ushtrim dhe shfrytëzim prositucioni në lagje të ndryshme të Elbasanit. Arrestimi i tyre u krye në kuadër të operacionit “Fee”, ndërsa është proceduar një venezueliane dhe janë shpallur në kërkim dy shtetas peruanë. Ky grup të huajsh, në lagje të ndryshme të Elbasanit, kishin përshtatur për shfrytëzim prostitucioni ambiente të marrë me qira, si dhe duke u promovuar në faqe online ofronin favore seksuale kundrejt pagesave. Gjithashtu policia gjeti dhe sekuestroi edhe 43 000 lekë, 2 780 euro, që dyshohen se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe 9 celularë.…
Dy persona nga Vlora, 39 dhe 41 vjeç, janë shpallur në kërkim nga policia për vjedhje. Sipas policisë, dyshohet se këta persona kanë vjedhur një ditë më parë në një banesë të marrë me qira nga dy shtetase të huaja, njëra kolumbiane dhe tjetra venezueliane. Ata kanë arritur të marrin një shumë prej 500 euro, një aparat celular Samsung dhe një dokument udhëtimi. Policia vijon punën për kapjen e autorëve të dyshuar të ngjarjes.
Një 23 vjeçar nga Vlora është arrestuar pasi u kap pa leje drejtimi teksa lëvizte me motor në rrugën “Gjergj Kastrioti” të qytetit bregdetar. Sipas policisë, të riut gjatë kontrollit fizik i është gjetur edhe një sasi lënde narkotike kokainë. “Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasin 23 vjeç, banues në fshatin Bishan, Vlorë, pasi më datë 06.12.2024, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, Vlorë, është konstatuar nga shërbimet duke drejtuar motomjetin tip “Honda” pa leje drejtimi. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik ndaj 23-vjeçarit, shërbimet i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë.”, njofton policia.
Një 75 vjeçar, që tentoi t’i jepte fund jetës duke u hedhur nga ura e lumit Buna, është shpëtuar. Efektivët e policisë, gjatë patrullimit në territor, kanë vënë re të moshuarin. Ata kanë hyrë menjëherë në lumin Buna, dhe e kanë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. “Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Shkodër gjatë patrullimit në territor, falë ndërhyrjes në kohë ka shpëtuar një shtetas i cili u hodh nga ura e lumit Buna për tu vetëmbytur. Punonjësit e Policisë kanë hyrë në lumin Buna dhe kanë nxjerrë shtetasin B. G, 75 vjeç, duke…
Një 42 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Faenza të Italisë, pasi u kap me tre kilogramë drogë kokainë, hashash dhe marihuanë. Përveç lëndës narkotike, shqiptarit iu gjetën edhe tre ora, bizhuteri të shumta ari dhe argjendi, me mbishkrime të personalizuara, të cilat dyshohet se janë të vjedhura. Arrestimi i tij u krye si pjesë e një operacioni për parandalimin dhe luftimin e shpërndarjes së drogës. 42-vjeçari u dërgua në burgun e Ravenës në pritje të paraqitjes para gjykatës për seancën e vlefshmërisë.
Rreth tre milionë njerëz në pjesë të Uellsit dhe Anglisë jugperëndimore u është dërguar një alarm urgjent nga qeveria pasi stuhia Darragh po i afrohet Mbretërisë së Bashkuar. Ky është përdorimi më i madh i sistemit paralajmërues deri më tani dhe është dërguar në telefonat celularë të njerëzve në zonat e mbuluara nga paralajmërimi i kuq i motit nga Met Office për stuhinë. Alarmi zgjati rreth 10 sekonda. Met Office lëshoi paralajmërimin e kuq – lloji më serioz – më herët të premten për erë në pritje të stuhisë që po afrohej. Met Office lëshon vetëm paralajmërime të kuqe kur…
Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia franceze teksa transportonin rreth 17 kg kokainë me makinë. Kanë qenë doganierët e Cierp-Gaud ata që kryen sekuestrimin duke kontrolluar automjetin në jug të Haute-Garonne. Konkretisht automjeti i dy shqiptarëve vinte nga Spanja dhe është arritur të kapet në qytetin e vogël Saléchan, i cili ndodhet më pak se 20 km nga kufiri spanjoll. Brenda mjetit u gjetën dhe sekuestruan disa pako, që përmbanin në total 16.7 kg kokainë. Në pranga ranë drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të dy shqiptarë me banim në Spanjë.
Reshjet e shiut dhe dëborës të rëna me intesitet të lartë kanë krijuar jo pak problematika në qarkun e Kukësit. Për pasojë disa segmente rrugore në akset nacionale ka pasur rënie gurësh, duke duke krijuar vështirësi në qarkullimin normal të mjeteve në disa segmente rrugore. Sipas një njoftimi, situata në Qarkun Kukës deri në orën 08:00 datë 07.12.2024 është si më poshtë: I gjithë territori i Qarkut Kukës gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit është i përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar dhe reshje bore në lartësinë mbi 800 m. Si pasojë e këtyre kushteve të…