Author: tirana

Aleanca Globale e Qendrës së Djathtë, (IDU), e cila drejtohet nga Partia Republikane në SHBA, ka miratuar Rezolutën për Shqipërinë të paraqitur nga Partia Demokratike e Shqipërisë, e cila dënon qeverisjen e Edi Ramës këto 12 vite. “Rezolutë e paraqitur nga Partia Demokratike e Shqipërisë në Takimin Ekzekutiv të IDU-së, më 6 dhjetor në Uashington, D.C. DUKE QENË SE IDU-ja mbështet fuqimisht sundimin e ligjit dhe integritetin institucional si gurë themeli të demokracisë. Në Shqipëri, 12 vite qeverisjeje socialiste kanë përqendruar pushtetin në një person, duke i reduktuar zgjedhjet në një fasadë. Udhëheqësit e opozitës, deputetët dhe zyrtarët vendorë përballen…

Read More

Shqetësimet për rrjetet sociale janë në fokus të qeverisë. Vijojnë diskutimet që po zhvillohen në shkolla të ndryshme të vendit mes stafeve mësimore dhe prindërve mbi idenë për kufizimin e rrjeteve sociale, si TikTok. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga diskutimet, ndërsa shkruan se janë zhvilluar 394 takime me pjesëmarrjen e 14 mijë prindërve. ”Vijon diskutimi me prindërit në shkollat e Tiranës, Shkodrës, Lezhës, Mamurrasit, Malësisë së Madhe, Hasit, Vaut të Dejës, Kurbinit, Beratit, Dimalit, Poliçanit, Belshit, Cërrikut, Librazhdit, Peqinit, Prrenjasit, Gramshit, Tepelenës, Përmetit dhe Vlorës me fokus kufizimi i rrjeteve sociale si TikTok. Deri tani, janë zhvilluar 394…

Read More

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi ka pritur sot në një takim delegacionin e Misionit të Vlerësimit të Nevojave (NAM), të dërguar në Shqipëri nga Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), Ulvi Akhundlu, zëvendëskryetar i Departamentit Zgjedhor të ODIHR-it, Kakha Inaishvili, Këshilltar Zgjedhor i ODIHR dhe Sherif Abdili, përfaqësues i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së. Krasniqi tha se i është përgjigjur interesit të këtij delegacioni, me fokus mbi organizimin e punës së AMA-s, rolin rregullues dhe realitetin mediatik audioviziv, dhe jo vetëm, në Shqipëri. “Temë e diskutimit ishte roli monitorues gjatë procesit zgjedhor,…

Read More

Komisioni i Venecias ka shqyrtuar kërkesën e dërguar nga kryetarja e Parlamentit Elisa Spiropali, lidhur me interpretimin e Kushtetutës sa i përket mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka. Në vendimin që pritet të zbardhet në fillim të javës së ardhshme, konstatohet se Parlamenti dhe deputetët nuk mund të detyrohen të votojnë në një mënyrë të caktuar. Në prill të këtij viti, pas verdiktit të Gjykatës Kushtetuese, Partia Socialiste tha se ky vendim nuk mund ta detyrojë deputetin si të votojë dhe me forcën e kartonit rrëzoi vendimin e gjykatës. Opozita e ridërgoi çështjen në Kushtetuese duke kërkuar deklarimin e këtij…

Read More

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha sot se deri tani janë zhvilluar 394 takime me pjesëmarrjen e 14 mijë prindërve, në shkolla të ndryshme në vend, në kuadër të diskutimeve me fokus kufizimin e rrjeteve sociale, kryesisht TikTok. Manastirliu deklaroi se ky proces diskutimi vazhdon me prindërit në shkollat e Tiranës, Shkodrës, Lezhës, Mamurrasit, Malësisë së Madhe, Hasit, Vaut të Dejës, Kurbinit, Beratit, Dimalit, Poliçanit, Belshit, Cërrikut, Librazhdit, Peqinit, Përrenjasit, Gramshit, Tepelenës, Përmetit dhe Vlorës. Ministrja theksoi se gjatë diskutimeve, prindërit po kontribuojnë me ide dhe sugjerime për të adresuar sfidat që sjell teknologjia. Manastirliu, edhe më herët…

Read More

Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha reagoi sot ndaj deklaratave të Berishës i cili e komentoi si të afërt me Taulant Ballën. Basha tha se Berisha është shndërruar në një mjet të Edi Ramës, duke e ndihmuar në zhvendosjen e vëmendjes nga aferat korruptive të qeverisë dhe lidhjet e saj me krimin. ”Fatkeqësisht, dosjet e Sali Berishës e kanë kthyer atë në asetin e Edi Ramës, të cilin e përdor për të mbajtur debatin publik larg aferave të panumërta korruptive të qeverisë dhe lidhjeve të saj të tmerrshme me krimin. Është e turpshme, që Berisha pranon të jetë nën patronazhimin…

Read More

Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias me rastin e kremtimit të ditës së Marinës, ka zbuluar atë që e ka quajtur planin e Athinës për të krijuar një mur mbrojtës raketor në Egje, në kuadër të “Axhendës 2030”. Dendias foli për “një mur që do të jetë në gjendje dhe fleksibël” për shkak të ishujve të shumtë që ka Greqia. Sipas tij ishujt greke do të kthehen në njësi fuqie për të bllokuar dhe parandaluar çdo mendim apo tentativë për të rrëzuar forcën helene në Egje, të cilën e kanë konsoliduar traktatet ndërkombëtare dhe e drejta ndërkombëtare e detit. “Marina…

Read More

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga burgu nga ka falënderuar mbështetësit e tij që u mblodhën para SPAK, për t’i dhënë fund asaj që ai e quan drejtësi me regji (për çështjen e tij). Komentet janë postuar në Facebook, ku Meta thotë që shqiptarët patriotë që u ngritën kundër drejtësisë me regji, udhëhiqen nga një ndjenjë e fortë Kombëtare. Ai foli gjithashtu edhe për kontrollet e SPAK në kompaninë ‘Harabel’, duke e cilësuar si një aksion që bëhet për t’i bërë hije procesit të desorosifikimit të drejtësisë. Postimi i plotë nga Ilir Meta Jemi këtu se SPAK me…

Read More

Edhe pse ka gjykatat e vendit kundër, qeveria italiane nuk heq dorë dhe është në pritje të vendimit të Gjykatës së Kasacionit, sa i takon çështjes së transferimit të emigrantëve në qendrat shqiptare në Gjadër. Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Piantedozi ka sqaruar se qendrat e ngritura do të përdoren në vartësi të nevojave. “Trajtimi i çështjes në Gjykatën e Kasacionit ka nisur. Të presim dhe do të shohim. Aktualisht jemi në një periudhë ku nuk ka një nevojë urgjente për të aktivizuar qendrat”, ka thënë ministri. Piantedozi ka theksuar se, në muajt e fundit zbarkimet e emigrantëve kanë…

Read More

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka kritikuar ashpër qasjen e qeverisë ndaj qytetarëve përmes gjobave dhe ndëshkimeve të larta. Për të shteti nuk mund të ndërtohet me dhunë siç ka vepruar PS në këto 11 vite, polici apo forcë, por përmes zbatimit të drejtë të ligjit dhe krijimit të një sistemi të ndershëm për të gjithë. ”Filozofia e tyre për të bërë shtetin është përmes gjobave të larta, të cilat shpesh janë jashtëzakonisht disproporcionale me të ardhurat e qytetarëve. Nga ligji për mbetjet, te ai për të dhënat personale, mjedisin, turizmin dhe sigurinë ushqimore, gjithçka bazohet te ndëshkimi i të…

Read More

Në lotin 4 të Unazës së Madhe të Tiranës, që kalon në zonën e Shkozës, po vijon puna. Loti 4 është një lot shumë kompleks, pasi këtu nevojitej ndërtimi i një ure rreth 420 metra për të ardhur në të njëjtin nivel me lotin 3. Ky ka qenë një nga segmentet më të vështira të Unazës së Madhe të Tiranës edhe për shkak të një numri të lartë ndërtimesh pa leje. Projekti e trajton zonën edhe me elementët urbanë. Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi punimet në këtë kantier, nga ku bëri të ditur se brenda…

Read More

Bashkia e Tiranës ka njoftuar hapjen e thirrjes për aplikim për banesat sociale me qira, të përfituara nga kontributi i sektorit privat në kuadër të programit social të strehimit. Ky është një hap i rëndësishëm për mbështetjen e familjeve dhe individëve në nevojë, duke ofruar një mundësi për strehim të përballueshëm. Bazuar në nenin 19 të ligjit nr. 22/2018 “Për strehimin social”, i ndryshuar, dhe vendimin e Këshillit Bashkiak nr. 104, datë 8.10.2024, thirrja për aplikime është e hapur për fazën e parë të këtij programi. Kush ndërton më shumë se 2000 m² është i detyruar të dhurojë 3% të…

Read More