Partia e Lirisë do të mbajë një protestë përpara Strukturës së Posaçme, duke kundërshtuar hetimin ndaj kreut të PL, Ilir Meta. Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi nuk do të jetë në protestë, për ta mbështetur presidentin e PL. Ndërsa asnjë përfaqësues i Partisë Demokratike nuk i është bashkuar protestës.
Author: tirana
Një 54-vjeçar ka rënë në pranga nga policia e Maliqit këtë të premte. 54 vjeçari, Aleks Kreshpanji ishte i shpallur në kërkim, pasi më parë ishte dënuar me 7 vjet burgim, për pjesëmarrje në grup kriminal që shiste lëndë narkotike Njoftimi i plotë: Si rezultat i kontrolleve të kryera në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, u kap në fshatin Pojan, Maliq, dhe u vu në pranga shtetasin Aleks Kreshpanji, 54 vjeç. Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, me vendimin e datës 27.11.2024, e ka dënuar këtë shtetas, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe…
Në fshatin Juban të Shkodrës, kanë përfunduar punimet për argjinaturën që do të mbrojë zonën nga prurjet e lumit Drin. Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga ky investim i cili parandalon përmbytjet dhe mbrojtjen e tokave bujqësore. Kreu i Ekzekutivit thekson se argjinatura e ndërtuar mbron tokat bujqësore dhe zonat e banuara “Punimet e përfunduara për mbrojtjen nga gërryerjet e lumit Drin në Juban të Shkodrës, garantojnë mbrojtjen e mbi 500 hektarëve tokë bujqësore dhe zonave të banuara nga gërryerjet e lumit Drin”, shprehet Rama. Argjinatura me gjatësi 700 metra shmang rrezikun e përmbytjeve në fshatin…
Hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë shkuar mëngjesin e sotëm në shtëpinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për kontroll banese. Ndërkaq, mediat raportojnë se është bërë këqyrja e banesës dhe është sekuestruar telefoni i bashkëshortes së tij Ajola Xoxa. Kryebashkiaku Veliaj ndodhet ndërkohë për një vizitë dy ditore në Hamburg, ku siç ka njoftuar zyra e tij e shtypit, ka zhvilluar takime me Kryebashkiakun e Parë të Hamburgut, Peter Tschentscher dhe Presidenten e Parlamentit të Hamburgut, Carola Veit. Burimet bëjnë të ditur se në shtëpinë e kryebashkiakut në momentin që kanë shkuar hetuesit e BKH-së kanë qenë bashkëshortja…
Një konflikt mes vëllezërve u regjistrua në qytetin e Vlorës. Policia njofton se ka referuar materialet për katër vëllezërit, që janë përfshirë në sherr me njëri-tjetrin. “Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit: G., 28 vjeç dhe Xh. G., 22 vjeç (vëllezër), B. K., 38 vjeç dhe R. K., 30 vjeç (vëllezër), të gjithë banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në lagjen “28 Nëntori”, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin, me sende të forta”, njofton policia.
Suel Çela, i shpallur në kërkim si drejtues i një organizate kriminale, kërkon të rrëzojë nga arratia një masë sigurie “arrest në burg”. Gjykata e Posaçme shqyrton sot kërkesën e tij për zëvendësimin e masës së marrë në maj 2021 për llogari të dosjes “Plumbi i artë”, thekson gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha. Referuar deklarimeve të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, SPAK akuzon Çelën si porositës të vrasjes së biznesmenit Lulëzim Masha dhe të Elton Kilës.
Ndonëse teknikisht i mundur, ndryshimi i kahut të lumit Ibër nga Serbia në dëm të Kosovës do të shkaktonte shkelje të ligjit dhe konventave ndërkombëtare, thonë ekspertët. Megjithatë, sipas tyre, nevojiten garanci për sigurinë e kësaj rrjedhe. Shpërthimi që dëmtoi kanalin e ujit Ibër-Lepenc, në veri të Kosovës, për të cilin autoritetet kosovare fajësuan Serbinë, nisi një diskutim për sigurinë e këtij furnizimi ujor vital për jetën e shumë kosovarëve. Sulmi mund të rrezikonte edhe furnizimin me energji në Kosovë, për ç’shkak Qeveria e Kosovës mori vendim që të gjendet zgjidhje alternative për furnizimin me ujë të termocentraleve. Për incidentin…
Rreth 1.1 miliardë turistë udhëtuan ndërkombëtarisht në nëntë muajt e parë të vitit 2024, pasi sektori global i turizmit rikuperoi 98% të niveleve të para pandemisë. Sipas Barometrit të fundit të Turizmit Botëror nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, deri në fund të vitit pritet një rikuperim i plotë nga kriza më e madhe në historinë e sektorit, pavarësisht sfidave ekonomike, gjeopolitike dhe klimatike. Katër vjet pas shpërthimit të pandemisë COVID-19, e cila solli në ndalesë turizmin global, Barometri pasqyron rimëkëmbjen e jashtëzakonshme të sektorit, me shumicën e rajoneve që tashmë kanë tejkaluar numrin e mbërritjeve të vitit 2019 në…
Në qytetin e Kërçit në Krime mëngjesin e 6 dhjetorit janë dëgjuar shpërthime dhe ura, që lidh gadishullin e pushtuar nga Moska me Rusinë, është mbyllur për qarkullim, raportuan kanalet lokale në Telegram. Sipas kanalit, Krymskiy Veter, shpërthime janë dëgjuar në zonën e kantierit detar, Zaliv. Shpërthimet e para u raportuan në orën 07:00, sipas kohës lokale, thanë dëshmitarët për Radion Evropa e Lirë. Ministria ruse e Mbrojtjes tha se rajoni i Kërçit është cak i sulmeve ajrore dhe me dronë që po kryhen nga Ukraina. Kjo ministri tha se forcat ruse kanë rrëzuar një dron dhe kanë fundosur dy…
Policia ka bërë bilancin për muajin nëntor, duke nënvizuar se janë finalizuar 73 operacione dhe janë arrestuar 568 autorë të veprave të ndryshme penale. Blutë kanë sekuestruar mbi 1.8 milionë euro me burime të dyshimta dhe 19 prona të pjesëtarit të një grupi kriminal. Njoftimi: Impulset e reja në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, bashkëpunimi me qytetarët, agjencitë ligjzbatuese kombëtare dhe me homologët ndërkombëtarë, gjeneruan rezultate pozitive për Policinë, në përballjen e përditshme me krimin. Gjithashtu, përvoja pozitive dhe bashkëpunimi me partnerët bënë që planet e posaçme të masave të ndërmarra për ndeshjet e futbollit Shqipëri-Çeki dhe Shqipëri-Ukrainë, të…
Në Lindjen e Mesme të shkatërruar nga luftimet, së fundi është rindezur edhe lufta civile në Siri, e cila zgjat prej më shumë se një dekade. Çfarë roli po luan Turqia? Lajmi i rindezjes së luftës civile në Siri nuk i habiti qytetarët e Turqisë. Gjatë dy muajve të fundit, presidenti turk Erdogan dhe bashkëpunëtori i tij i koalicionit, nga e djathta nacionaliste ekstreme Devlet Bahceli, nuk kanë folur thuajse për asgjë tjetër përveç ndërrimit të pushtetit në Lindjen e Mesme dhe pasojat negative që do të sillte për Turqinë. Ata pretendojnë se ndryshimet rajonale mund të jenë në favor…
Shefi i partisë në pushtet në Korenë e Jugut kërkoi që presidenti i vendit, Yoon Suk Yeol, të largohet nga detyra, duke paralajmëruar se ka një “rrezik të madh” që presidenti të tentojë që sërish të shpallë gjendje lufte. Më 3 dhjetor, Yoon shpalli gjendje lufte, por u detyrua të tërhiqte vendimin pasi ligjvënësit u përballën me ushtrinë në Parlament dhe votuan për ta zhbërë vendimin dhe mijëra njerëz protestuan jashtë Parlamentit. “Duke pasur parasysh faktet e reja që kanë dalë në dritë, unë besoj që pezullimi i menjëhershëm i detyrave të presidentit të Yoon Suk Yeol është i nevojshëm…