Author: tirana

Në Ampelokipi të Athinës, një ngjarje ka shokuar opinionin publik. Një burrë shqiptar ka vrarë gruan e tij dhe ka lajmëruar policinë duke thënë se e ka vrarë dhe se e ka në papafingo prej një jave trupin e pajetë. Vrasja ka ndodhur në rrugën Lakonias 19. Burri thirri autoritetet për të shkuar në banesë dhe për të gjetur kufomën.

Read More

Kreu i bashkisë së Matit, Agron Malaj ka ndarë lajmin e mirë që pas 30 vitesh do të investohet në rrugën Burgajet-Derjan-Macukull. Ai ka ndarë edhe foto nga firmosja e marrëveshjes, ku nënvizon se asfaltimi i këtyre segmenteve rrugore jo vetëm që i vjen në ndihmë banorëve të këtyre tre njësive, por i jep një impuls të madh zhvillimit të turizmit në një nga zonat më të bukura dhe përrallore të #Matit. Postimi i plotë Prej 30 vitesh nuk vihej dorë në rrugën Burgajet-Derjan-Macukull megjithë kërkesën e vazhdueshme të banorëve dhe premtimin e politikës. Jam shumë i lumtur që sot…

Read More

Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut dhe Enti Kombëtar i Operimit Rrugor janë dy institucione të reja, në funksion të zhvillimit të transportit dhe sigurisë rrugore. Zv/kryeministrja, Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur se për funksionimin e këtyre dy institucioneve do të punësohen 118 persona. Ajo ftoi qytetarët me formimin e duhur profesional të bëhen pjesë e konkursit. ”Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut dhe Enti Kombëtar i Operimit Rrugor janë dy institucione të reja, në funksion të zhvillimit të transportit dhe sigurisë rrugore. Për të gjithë të interesuarit, të cilët kanë dëshirë, por edhe…

Read More

“Flet”, podcast-i i ri në Top Channel, mund të mos gjëja më e mirë që kemi parë, po është pa dyshim një emision argëtues… në mënyrën e vet. Pa humbur kohë me shumë fjalë (se dhe ne si Ilnisës nuk na pëqejnë diplomacitë :p), ja 5 momentet kyçe të episodit me Ahmed Kalanë: 1. Ilnisa pyet hoxhën: “A e ndjetë erën e parfumit tim kur më takuat?” Pyetjes jodiplomatike(!), që dukej sikur ishte më shumë një vazhdim i gjendjes… dehëse që na mbeti të gjithëve nga episodi me Laert Vasilin, hoxhë Kalaja iu përgjigj me zgjuarsi se “jo, pasi ndjeu…

Read More

Arta Dade apelon politikën të ndryshojë sistemin elektoral. Ajo sheh pushtet të përqendruar dhe autoritarizëm në rritje të kryetarëve të partive politike. Ish-ministrja dhe ish-deputetja e PS-së ka qenë një prej ligjëvënësve që e votuan sistemin proporcional rajonal në 2008-ën, por sipas saj ai është deformuar. ”Ky sistem elektoral që ne kemi vërtetë ka krijuar shumë problem, ka tkurrur demokracinë e brendshme të partive dhe ka rritur autoritarizmin e liderëve të partive. Sistemi elektoral duhet të shikohet të ndryshohet sepse për mua është kthyer në pengesë të demokracisë, atëherë unë e votova për kuotat e grave, por edhe ai sistem…

Read More

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi sot kërkesën për vendosjen e sanksioneve administrative, pas gjetjeve të raportit të auditimit të fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 14 Maj 2023. KAS vendosi sanksion administrativ me gjobë në vlerën 500 000 lekë për 23 parti si dhe gjobë në vlerën 2 000 000 lekë për 8 parti. Po ashtu, KAS vendosi kthimin e kërkesës për hetim të mëtejshëm administrativ për 40 kandidatët për kryetar bashkie. KAS vendosi po ashtu sanksion administrativ për kandidatin për kryetar bashkie, Bashkia Lezhë, të Partisë Socialiste,…

Read More

Një 47-vjeçar është gjetur i pajetë në makinë e tij. Pas hetimeve uniformat blu kanë bërë me dije se 47-vjeçari ka ndërruar jetë teksa ka qenë në automjet, duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua kundrejt pagesës. Nga hetimet dhe nga ekzaminimet e deritanishme mjekoligjore, dyshohet se 47-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e hipertensionit. Në vijim të veprimeve për rastin, është arrestuar në flagrancë shtetasja V. Sh., 37 vjeçe, e dyshuar për veprën penale “Prostitucioni”. Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda priti në një takim kortezie Ambasadorin e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Shqipëri dhe dy oficerët e kontaktit pranë Policisë së Shtetit. Proda dhe Vos vlerësuan bashkëpunimin policor të deritanishëm të Policisë së Shtetit me dy agjencitë ligjzbatuese kryesore: Policinë Kombëtare Holandeze dhe Xhandarmërinë Mbretërore. Kryepolici i konfirmoi Ambasadorit Vos vendosmërinë e tij për të forcuar këtë bashkëpunim, duke krijuar skuadra të përbashkëta hetimore dhe operacionale për të luftuar krimin e organizuar. Ambasadori siguroi Drejtorin e Përgjithshëm për vijimin e mbështetjes dhe thellimin e bashkëpunimit, si dhe vlerësoi…

Read More

Çifti që u krijuan në ”Big Brother Albania Vip 3”, Sara Gjordeni dhe Bardhi këtë të enjte janë bërë prindër për herë të parë, pasi sot erdhi në jetë vajza e tyre, Nea. Këtë e bënë ditur çifti përmes një postimi të përbashkët në rrjetet sociale, duke kumtuar me ndjekësit për ardhjen në jetë të foshnjës së tyre. “Na e mbushe jetën mua dhe babit sot Nea jone!”, ishte përshkrimi që bëri Sara dhe Bardhi në postimin e tyre. View this post on Instagram A post shared by Sara Nikol Idrizi (@saragjordeni)

Read More

Zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen më 11 maj 2025. Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar këtë të enjte këtë datë. Për këto zgjedhje, Presidenti kishte në dispozicion katër ditë të diela midis datave 15 prill dhe 15 maj 2025. Shkaku themelor për caktimin e datës 11 maj 2025 si datë për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve qëndron në nevojën e shprehur nga KQZ-ja për të shfrytëzuar të gjithë kohën në dispozicion për përgatitjen e infrastrukturës ligjore dhe organizative, me qëllim që të bëhet i mundur votimi i sukseshëm dhe rezultativ i shqiptarëve nga jashtë vendit. Presidenti i Republikës shpreh bindjen se…

Read More

Kryetari i PD-së, Sali Berisha mblodhi këtë të enjte drejtuesit politike ku u dha porosi për të lehtësuar votën e diasporës dhe për takimet te vogla me qytetarët në vend. ”Ne duhet të ndërmarrim atë që kemi kërkuar dhe kemi thënë në mënyrë të përsëritur, miriadën e takimeve me qytetarët. Miriadë takimesh me qytetarët, ku ti qartësojmë, ti saktësojmë, në radhë të parë programin tonë, programin e emergjencës, i cili ju garantoj se është 100% i realizueshëm dhe pastaj ne do të shpalosim dora dorës, programin për sektorët, programin në tërësi. Do të jetë një program që do të ju…

Read More

Një sukses shqiptar është arritur nga Granit Kuleta, i cili ka shkruar histori duke u bërë shqiptari i parë që renditet i dyti në listën botërore për bodybuilding. Kuleta e ka cilësuar këtë arritje si një krenari të madhe, duke ndarë me ndjekësit e tij emocionet dhe suksesin e tij historik. Për vitin 2024, ai ka dëshmuar se është një prej sportistëve më të mirë të bodybuilding-ut, duke arritur rezultate të shquara në garat më prestigjioze të globit. Granit Kuleta ka përfaqësuar Kosovën me dinjitet dhe sukses në disa vende të botës, duke fituar medalje dhe trofe të çmuar. Ndër…

Read More