Author: tirana

Deklarata e Erion Braçes i cili e quajti deputeten e PD, Ina Zhupa ruse ka trazuar Kuvendin. Zhupa doli në foltore dhe iu drejtua Braçes: O Erion, t’u rritë boja, sa shumë m… të ha goja. Në përgjigje, Spiropali paralajmëroi se do të ndërpriste seancën. TRë njëjtën gjë kërkoi edhe kreu i grupit parlamentar të PS, Niko Peleshi. Debati Niko Peleshi: Seanca të ndërpritet seanca dhe deputetja të kërkojë ndjesë. Ina Zhupa: I thua gruas tënde ruse? Elisa Spiropali: Mos iu afroni zotit Peleshi, mos iu afroni fizikisht. Seanca ndërpritet

Read More

Të martën, Prokuroria e Tiranës ka kaluar për kompetencë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dosjen penale në ngarkim të të hetuarve për krijimin dhe bashkëpunimin në skemat mashtruese të mikrokredive. Këto skema kanë zhvatur mijëra qytetarë përmes rifinancimeve me kushte të disfavorshme të kredive të vjetra ose përmes shantazhit, duke i bllokuar pronat e luajtshme dhe të paluajtshme. Më herët, në muajin prill, prokuroria e kryeqytetit kishte dërguar për hetim në SPAK edhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në lidhje me këtë çështje. Procedimet e shumta të hetuara për këto zhvatje, të kallëzuara në prokurori që prej vitit…

Read More

Julian Gjoshi, i riu që qëlloi për vdekje 50-vjeçarin Alfred Dedja pak ditë më parë në fshatin Ndroq të Tiranës, del sot para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Gjoshi u vetëdorëzua një ditë pas ngjarjes së rëndë të 1 dhjetorit, pasi forca të shumta policie e ndoqën për ta vënë në pranga. “E vrava se më ofendonte”, dëshmon para policisë autori i krimit në NdroqNë dëshminë e tij para hetuesve ai ka thënë se e vrau Dedjan pasi pas ofendimeve të përsëritura nga viktima. Por pavarësisht kësaj grupi hetimor ka dyshime të forta se motivi i vërtetë…

Read More

Gjykata Speciale zhvilloi një aksion të befasishëm mëngjesin e kësaj të enjteje duke arrestuar tre persona: ish-Komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Isni Kilaj, ish-shefin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliun, vëllai i dëshmorëve Fahri e Bahri Fazliu. Ende nuk dihet zyrtarisht shkaku i arrestimeve, por Faton Klinaku, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar duke i cilësuar ato si gjah të Gjykatës speciale ndaj luftwtarëve të lirisë. Bashkim Smakaj e ka udhëhequr agjencinë e inteligjencës nga viti 2009 deri në 2015, kur dha dorëheqjen pak pasi mishte…

Read More

Roberto Bordin, trajner i skuadrës së Elbasanit ka dhënë dorëheqjen ditën e stome. Veprim i çuditshëm nga ana e italianit, pasi një ditë më parë Elbasani mundi 3-1 Bylisin.Nga ky moment, verdheblutë janë pa trajner dhe nisin kërkimet për zëvendësuesin e italianit. 59-vjeçari u ul në stolin e Elbasanit më 12 korrik dhe në 16 ndeshjet e Superiores ka shënuar katër fitore, nëntë barazime dhe tre humbje, me 21 pikë të grumbulluara.

Read More

Kina ka vendosur sanksione kundër 13 firmave ushtarake amerikane të enjten, si përgjigje ndaj vendimit të Shteteve të Bashkuara për t’i shitur armë Tajvanit, tha Ministria e Jashtme e Kinës. Kina e ka kundërshtuar fuqishëm vendimin e SHBA-së për ta autorizuar shitjen e mundshme të pjesëve shtesë në vlerë 385 milionë dollarë dhe mbështetjen për aeroplanët luftarakë F-16 dhe radarët në Tajvan. Kjo, sipas Pekinit, e minon sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës. Kina, e cila e cilëson Tajvanin si pjesë të territorit të vet dhe presidentin e tij Lai Ching-te si separatist të rrezikshëm, e kundërshton vizitat nga liderët…

Read More

Partia Socialiste gjatë seancës së sotme plenare ka propozuar një ligj për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje dhe kërkon të kalojë me procedurë të përshpejtuar. Kjo shkaktoi debat në kuvend pasi opozita tha se nuk ishte në dijeni të këtij propozimi. Prandaj seanca u ndërpre për tiu vënë në dispozicion opozitës propozimi. Pas 5 minutave debati rifilloi pasi opozita akuzoi se pr/ligji nuk ishte depozituar më parë, por tani. Fjalën e mori ministri Taulant Balla, i cili tha se nuk ka asnjë shkelje të rregullores. Por opozita vijoi më tej me akuzat. Deputeti demokrat Beldion Nallbati duke iu…

Read More

Ish-ministri i Drejtësisë, avokati Ylli Manjani, ka reaguar me një postim në rrjetet sociale ku komenton një vendim të fundit nga gjykata malazeze lidhur me përdorimin e të dhënave nga përgjimet e enkriptuara të Sky ECC. Manjani thekson se krahas këtij vendimi nga Mali i Zi, janë edhe 6 vendime të tjera që ai dhe kolegët e tij avokatë kanë dorëzuar në SPAK dhe gjykatat shqiptare, duke ngritur dyshime mbi mënyrën e përdorimit të këtyre të dhënave në proceset gjyqësore. “Krahas 6 të tjerëve që ne si avokatë i kemi dorëzuar SPAK dhe Gjykatave tona, për (mos) përdorimin gjyqsor kuturu…

Read More

Një aksident është regjistruar pak momente më parë në aksin rrugor Rrajcë-Librazhd. Një makinë policie e burgut është përplasure me një automjet.Shkak dyshohet të jetë bërë lagështia në rrugë, ndërsa mësohet se nuk ka asnjë të lënduar. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Read More

Nga av. Gurali Brahimllari Në një shkrim të publikuar në gazetën VIJESTI, dt 04.12.2024 (me autor Komnen Radeviq) njoftohet se, së fundi, Gjykata e Lartë e Republikës së Malit të Zi, ka konsideruar të paligjëshme përmbajtjen e transkripteve të përgjimeve të aplikacionit të koduar “ANOM”. Madje kjo Gjykatë jo vetëm ka konkluduar se Transkriptet nuk përbëjnë “prove” në procesin gjyqësor që po zhvillohet kundër disa të pandehurve, por edhe ka urdhëruar heqjen/përjashtimin e këtyre transkripteve nga fashikulli i gjykimit dhe vendosjen e tyre në një zarf të mbyllur. Sikurse është bërë e ditur edhe në mediat e vendit tonë, në…

Read More

Nisin sot në orën 12:00 intervistat për përzgjedhjen e shefave të rinj të komisariateve në gjithë vendin. Seanca e intervistimit zgjat jo më shumë se 20 minuta. Komisioni i vlerësimit në Drejtorinë e Përgjithshme përbëhet nga: kryetare Alma Përmeti, anëtarë Ervina Gjana dhe Anisa Duçkollari. Sot do të nisin intervistat 26 aplikantët e parë dhe më pas në vijim edhe të tjerët deri më datë 10 dhjetor. Në total garojnë 274 aplikante për 49 vende shefa komisariatesh në të gjithë vendin. Pas përfundimit të intervistave në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Komisioni i Vlerësimit i dërgon pikëzimin e kandidatëve kryepolicit…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje të mrekullueshme që vijnë nga Fushë Studëni në Parkun Kombëtar Shebenik. Fushë Studën, nga një zonë ndaluar kufitare në periudhën e regjimit komunist, vitet e fundit është kthyer në një ndër destinacionet më të vizituara dhe krijon mundësi për aktivitete të ndryshme sportive. Ky fshat natyror në Njësinë Administrative Stëblevë, bashkia Librazhd, pjesë e projektit të “100 fshatrave” është shndërruar në një ndër destinacionet më të frekuentuara turizmit malor.

Read More