Një i dënuar i cili vuan dënimin në IEVP Rrogozhinë para disa ditësh kishte përfituar leje shpërblyese dhe i ishte bashkuar familjes. Ai rezulton se ka për të vuajtur edhe 4 vite burg. I dënuari emri i të cilit nuk bëhet i ditur kishte përfituar për herë të tretë leje shpërblyese dhe këtë fillim jave duhet të ishte kthyer në IEVP Rrogozhinë, por ndryshe nga dy rastet e mëparshme ai këtë herë nuk është rikthyer më në IEVP. Nga verifikimet e kryera rezulton se pas mbarimit të afatit ligjor të lejes ai është larguar jashtë shtetit, ndërkohë që autoritetet e…
Author: tirana
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali përshëndeti sot përfshirjen e “K’cimit të Tropojës” në Listën e Trashëgimisë Kulturore në UNESCO. Spiroplai u shpreh se, “K’cimi i Tropojës”, një tjetër pasuri e çmuar e Shqipërisë, u shpall pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO. “K’cimi i Tropojës”, një tjetër pasuri e çmuar e Shqipërisë, u shpall pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO.Shpirti krijues, patriotizmi, krenaria, fisnikëria, virtuoziteti dhe talenti i artistëve popullorë të Tropojës dhe Malësisë së Gjakovës, pjesë e identitetit dhe e vlerave tona kombëtare, janë tashmë pjesë e thesareve…
Bitcon ka shënuar një rekord historik, pasi ka arritur në 100,000 dollarë për herë të parë të mërkurën. Që nga 5 nëntori, çmimi i bitcoin është rritur më shumë se 45%, skruan NYT. Pas zgjedheve presidenciale në SHBA dhe pas fitores së Donald Trump, avokatët e bitcoin shpresojnë që në Uashington do të ketë një pikëpamje të re pro-kriptove, e cila do t’i japë fund rregullimit të rreptë dhe zbatimit kundër argumenteve dixhitale, duke hapur njëkohësisht investimin e bitcoin për institucionet financiare tradicionale dhe duke e bërë atë më shumë fitimprurëse. Trump, dikur një kripto-skeptik, ka shprehur interes për krijimin…
Një 61-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në Fier. Në pranga ra shtetasi D. M., 61 vjeç, banues në fshatin Peshtan Bregas. 61-vjeçari u shpall në kërkim 3 javë më parë, në kuadër të operacionit “Peshtani”, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me djalin e tij, shtetasin J.(E.) M., 37 vjeç (i arrestuar më datë 15.11.2024), për veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike.
Në raport me grupet me te reja të popullatës, pensionistët shqiptarë janë më të palumturit. Indeksi global i lumturisë i renditi pensionistët shqiptare në vendin e 100 në 143 vende të botës për 2024. Në indeksin e përgjithshëm ku përfshihen të gjitha grup- moshat Shqipëria zuri vendin e 87 në 143 vende. Në grup-moshën 60+ Shqipëria kishte renditje të dobët, e duke lënë pas vetëm vendet e Afrikës.Pensionistët shqiptare janë më të palumtur edhe në krahasim me grup moshat e tjera të popullsisë, të rinjtë dhe mosha e mesme (shiko tabelën e mëposhtme). Indeksi tregoi se në vitin 2023 pensionistët…
Kuvendi zhvillon sot seancë plenare ku në rend të ditës është një interpelancë urgjente me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, kërkuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani në afërsi të shkollës ”Fan Noli” në Tiranë. Gjithashtu në seancën e sotme do të shqyrtohet projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese me shkëmbim letrash të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin “Për përmirësimin e sistemit të shëndetësisë”, ratifikuar me ligjin nr.57 /20 15″. Kuvendi gjithashtu do të shqyrtojë projektvendimin “Për miratimin e organikës dhe…
Dashi Kjo ditë do të jetë mjaft e favorshme, pavarësisht ndikimit jo shumë pozitiv të Hënës. Nis për ju një periudhë e frytshme dashurie, ku në ditët në vijim do të keni mundësi të shumta për takime të reja. Demi Kjo është një periudhë shumë e favorshme për të lindurit e kësaj shenje. Kjo ka të bëjë me çdo sektor të jetës. Ka ardhur momenti për të projektuar, ndërtuar dhe për të hedhur bazat e së ardhmes. Dashuria është mjaft e favorshme, ndaj mund të bëni një hap përpara drejt personit që ju intereson. Në punë, mund të merrni momente…
Për ditën e sotme mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore të lagështa dhe të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Lokalisht reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Në zonën e Alpeve dhe verilindje në lartësitë mbi 600-700 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar ndërsa në zonën e juglindjes reshje të dobëta dëbore në lartësitë mbi 1200 metër. Era do të fryjë me drejtim verilindje –…
Hoxhë Ahmed Kalaja i ftuar tek podcasti ”Flet” nga Ilnisa Agolli, foli rreth fesë myslimane, duke “shuar” edhe disa kuriozitete. Një nga këto është edhe sa herë i lejohet një myslimani të martohet. “Puna e katrës nuk është e obliguar as e orientuar është diçka që është lënë në bazë të traditës, ato vende që e kanë traditë le ta bëjnë, unë nuk e sugjeroj. Sepse ne kemi tre probleme. Nuk e kemi kulturën, po dhe besimin nuk e kemi atë që duhet, po dhe kushtet nuk i kemi”, tha Ahmed Kalaja. I pyetur se “po për ata që thonë…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani zbarkoi në Bruksel. Ajo u takua me presidentin e ri të Këshillit të Bashkimit Europian, Antonio Costa. Fokusi i bisedës ishte tek siguria, konkretisht në sulmin e fundit terrorist ndaj infrastrukturës jetike të Kosovës që rrezikoi të linte një pjesë të madhe të qytetarëve pa ujë dhe energji. “Ajo prezantoi para Presidentit Costa dëshmitë për lidhjet e Serbisë me këtë sulm, si dhe me sulmin e shtatorit të vitit të kaluar, i cili ishte akt agresionin daj Kosovës. Ajo shtoi se kryeterroristi që kishte zbatuar urdhrat e Beogradit zyrtar për sulme ndaj Kosovës, pra Radojqiç,…
Qeveria ”Rama 3” ka hapur thesin, dhe do të shpërblejë punonjësit e Gardës së Republikës në raste fatkeqësish familjare, dëmtimesh fizike gjatë detyrës dhe raste të tjera të ngjashme, si dëmtimi i pronës së tyre për shkak të detyrës. Ky shpërblim do ndahet në numër pagash dhe vendoset nga një Komision i posaçëm. Vendimi është marrë sot (4 Dhjetor) në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhe hyn në fuqi pas daljes në Fletoren Zyrtare. Aplikimi, pra efektet e tij, fillojnë nga 1 Janari i vitit të ardhshëm (2025). Bie në sy fasha e vendimit që flet për shpërblimin e gardistëve…
Nga Spartak Ngjela Vjen një kohë kur secili e di se nuk bën dot gjë, ku gjithkush e ndien dhe një pakicë e kupton që jeta ka hyrë dhe po ecën në një vijë absurde, dhe shoqëria hesht. Në këtë gjendje jemi edhe ne shqiptarët sot. Por mos mendoni se është faji ynë! Historia na ka goditur, sepse konfliktet tona të brendshme nuk na kanë lënë që ta krijonim veten realisht. Një shoqëri që nuk e ka rikrijuar veten realisht, sundohet jo nga idetë, por nga absurditeti. Po absurditeti çfarë është si koncept? Absurdeliteti është një ide që nuk mund…