Author: tirana

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu foli sot pas mbledhjes së qeverisë për një vendim të rëndësishëm në lidhje me personat me aftësi të kufizuar, atyre para dhe tetraplegjikë. “Dje ishte data 3 dhjetor, Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar, e cila na kujton që t’i ndihmojmë edhe ata që në një moment të caktuar të jetës së tyre kanë një vështirësi, apo që nuk kanë të njëjtat aftësi për të përballuar jetën e tyre. Në vazhdën e mbështetjes dhe solidaritetit, me të gjitha shtresat në nevojë për të cilat duhet mbështetje sociale, shëndetësore dhe financiare,…

Read More

Gjykata e Lartë ka lënë të pa ndryshuar dënimin me burgim të përjetshëm për shtetasin grek, Efthimio Efthimous i akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit. I njëjti vendim lë në fuqi edhe dënimin me 35 vite burg për Elton Halipajn, të bashkëpandehurin e Efthimout. Sipas hetimit të bërë nga Prokuroria për Krimet e Rënda, Efthimiou ishte ekzekutor i Devi Kasmit, në ngjarjen e ndodhur në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Vrasja ndodhi në vitin 2018.

Read More

Dje Kuvendi miratoi buxhetin e vitit 2025 vetëm me votat e PS-së, dhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi e cilëson atë si më antisocialin. Blushi tha se buxheti për vitin 2025 është i vjedhjes më të madhe në historinë e Shqipërisë. ”Buxheti më antisocial dhe buxheti i thellimit të mëtejshëm të varfërisë së pamerituar për qytetarët e thjeshtë, pensionistët, të papunët dhe shtresat në nevojë. Të gjithë shqiptarët, në veçanti pensionistët dhe shtresat sociale më në nevojë duhet ta dinë se vitin e ardhshëm do të mbajnë mbi supe koston e korrupsionit të përbindshëm qeveritar”. Nga…

Read More

Covid-19 ka të ngjarë ta ketë origjinën nga një laborator në Wuhan të Kinës. Këtë ka si përfundim analiza e gjatë nga një komision i Kongresit amerikan në përfundimin e një hetimi dyvjeçar. Sipas raportit përfundimtar prej 520 faqesh, karantinat e distancimi social dhe përdorimi i maskave nuk mbështeten aspak nga të dhënat shkencore. Në përkrahje të teorisë së rrjedhjes laboratorike, komisioni thekson se virusi paraqet një karakteristikë biologjike që nuk gjendet në natyrë. Laboratori kryesor i kërkimit të SARS në Kinë ndodhet në Wuhan, i cili ka një histori kërkimi në nivele joadekuate të biosigurisë, ndërsa studiuesit në laborator…

Read More

Edhe këtë të mërkurë është shtyrë seanca gjyqësore për shtatë personat e akuzuar, të cilët po hetohen në gjendje të lirë prej 5 vitesh për sulmin ndaj makinës së kryeministrit Edi Rama, kjo në vitin 2019 në hyrje të Librazhdit. Bëhet fjalë për ish deputetin e PD, Aurel Bylykbashi; kryetarin aktual i PD Librazhd, Bujar Vreto; kryetari i PD Përrenjas, Arian Karriqi; dhe persona të tjerë që mbajnë poste pranë selive të PD, Erlind Gurra, Dash Boja, Leonard Ozuni, Bujar Hojku. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për tre vepra penale, atë të: ”Organizimit, pjesëmarrjes në grumbullime, manifestime të paligjshme”, “Pengimi i…

Read More

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s, në Bruksel, i pari nën drejtimin e Sekretarit të ri të Përgjithshëm, Mark Rutte. Hasani ritheksoi përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj Lidhjes Transatlantike, si “gur themeli” të NATO-s. Ministri bëri me dije se Shqipëria po investon aktualisht 2.03% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në mbrojtje, me fokus modernizimin e Forcave të Armatosura, ndërsa po punohet për arritjen e 3% të PBB, deri në vitin 20230. Në kuadër të miratimit të raportit dyvjeçar të NATO-s për Ballkanin Perëndimor, ministri…

Read More

”Ngjyrat e jetës time”, një lojë e dhënë nga Vëllai i Madh në ”Big Brother Kosova Vip 3”, ka bërë bashkë të gjithë konkurrentët, ku këta të fundit duhet t’u përgjigjeshin pyetjeve. Në një nga pyetjet që iu parashtrua, Rovena Stefa ka treguar se si e sheh veten në të ardhmen. Banorja u shpreh se do të kishte shumë dëshirë të gjente partnerin e jetë dhe të kishte fëmijë. ”Në aspektin personal. Do doja shumë të gjej dashurinë e jetës që deri tani nuk ka qenë e suksesshme, e të kem fëmijë. E di se jam në ato limitet e…

Read More

Deputetët shqiptarë kanë shpenzuar 400 mijë euro deri në gusht veç për udhëtime jashtë vendit. Pjesa më e madhe e parave rezulton të ketë shkuar për biletat e udhëtimit, ndjekur nga pagesa për akomodim në hotel dhe shpërblimet. Shpenzimet e ligjvënësve kanë tejkaluar parashikimet fillestare duke harxhuar në tetë muaj 70% të buxhetit total për vitin 2024. Në total, nga janari në gusht, Kuvendi ka shpenzuar gati 1.1 miliardë lekë nga rreth 2 miliardë lekë që është buxheti në dispozicion të këtij institucioni për këtë vit. ”Me këtë ecuri, do të duhen dhe 5-6 milion shtesë buxheti. Për periudhën 8-mujore…

Read More

Dhuna ndaj grave në hapësirën dixhitale u zhvillua këtë të mërkurë në një tryezë diskutimi në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë. Zv.kryeministrja Belinda Balluku komentoi edhe deklaratën e një dite më parë të Sali Berishës, i cili u shpreh për mediat se mezi po qëndronte në Parlament “nga aromat e parfumeve”. ”Unë nuk e di që në sallën parlamentare ne kemi hyrë që të na mbajnë erë parfumet të cilat kushtojnë nga 100 lekë edhe shumë më shumë, por nuk e di kush i ka këto aftësi nuhatjeje për t’i ndarë se sa të shtrenjta janë dhe pastaj e thënë…

Read More

Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump, ka thënë se Australia mund ta shpallë George Soros një terrorist global. Kryetari i PD-së, Sali Berisha e quan si një lajm të rëndësishëm. Në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, duke përshëndetur këtë vendim, Berisha tha se në 40 vitet e fundit Soros ka kryer krime monstruoze dhe duhet të ishte në Hagë. “Duke përshëndetur me shumë mirënjohje këtë veprim të Australisë, uroj të finalizohet me sukses sepse në bindjen time më të thellë, ky person në 40 vitet e fundit ka kryer krime monstruoze kundër njerëzimit me kombet Tajlandë, Indonezi, me italianët, britanikët.…

Read More

E ngarkuara me punë e SHBA-vë në Tiranë, Nancy VanHorn është takuar në Vlorë me Drejtorin Rajonal të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, Glodian Ahmetaj dhe studentë të Fakultetit të Drejtësisë në universitetin “Ismail Qemali”. VanHorn deklaroi se Reforma në Drejtësi është një tjetër angazhim i rëndësishëm për Shqipërinë, në të cilin kanë ndikim të gjithë aktorët, nga ata politikë, social dhe shoqëror. “Reforma në drejtësi është punë e të gjithëve, nuk është vetëm SPAK. Kështu që unë do t’ju inkurajoj se si mund të përshtateni dhe çfarë mund të bëni në këtë aspekt. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë me…

Read More

Vendet anëtare të NATO-s janë pajtuar për ta bërë prioritet të lartë mbrojtjen e infrastrukturës së Ukrainës, tha të mërkurën shefi i aleancës ushtarake, Mark Rutte. Rusia është duke i bombarduar pareshtur qytetet dhe qytezat ukrainase me raketa dhe dronë. Duke folur për gazetarë para ditës së dytë të takimit të ministrave të Jashtëm të 32 vendeve anëtare të NATO-s, Rutte tha gjatë takimi është biseduar për t’i dhënë Ukrainës sisteme të mjaftueshme për mbrojtje ajrore në mënyrë që ajo ta mbrojë infrastrukturën e vet nga sulmet ruse. “Pati pajtueshmëri të qartë mbrëmë se mbështetja e Ukrainës, posaçërisht për infrastrukturën…

Read More