Author: tirana

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani përcolli sot një mesazh me rastin e 112-vjetorit të diplomacisë shqiptare. Me anë të një video të publikuar në rrjetet socilae ku tregon telegramet e dërguara në kancelaritë evropiane dhe botërore për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, ministri Hasani theksoi se Shqipëria do të forcojë pozicionin e vet në arenën ndërkombëtare. “Me përgjegjësi, ripërtërijmë angazhimin tonë për të forcuar pozicionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe për të mbështetur komunitetin shqiptar kudo në botë”, shtoi Hasani.

Read More

Sekuestrohet pasuria e 31-vjeçarit në Elbasan. Sipas njoftimit të policisë, shtetasit me iniciale M.A., pasuria me vlerë 136 mijë euro (1 apartament në Durrës dhe 3 automjete), të cilat dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale. Finalizohet operacioni policor i koduar “Resource”. Në kuadër të një procedimi për gjurmimin, lokalizimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Resource”. Si rezultat i operacionit, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, u kap…

Read More

Këshilli i Bashkimit Evropian (BE) miratoi dy ligje të reja për të rritur qëndrueshmërinë e bllokut ndaj kërcënimeve kibernetike dhe për të nxitur solidaritet më të fortë kibernetik midis shteteve anëtare. Ligjet e reja, pjesë e paketës legjislative të sigurisë kibernetike të BE-së, përfshijnë “Aktin e Solidaritetit Kibernetik” dhe një amendament të synuar të Aktit të Sigurisë Kibernetike (CSA). Këto masa synojnë të forcojnë gatishmërinë dhe aftësitë e reagimit të BE-së kundër incidenteve kibernetike. Rregullorja e re parashikon gjithashtu krijimin e një sistemi alarmi të sigurisë kibernetike të përbërë nga qendra kibernetike kombëtare dhe ndërkufitare, tha Këshilli në faqen e…

Read More

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka konfirmuar edhe njëherë qëndrimin e saj në lidhje me trajtimin e azilkërkuesve në kampin e Gjadrit. E ftuar në “Quarta Repubblica”, kryeministrja e Italisë tha se ka zgjidhje dhe po punon për këtë. “Qendrat në Shqipëri do të punojnë. Nuk bëj premtime që nuk mendoj se mund t’i mbaj”, thotë Giorgia Meloni, e cila i përgjigjet gazetarit duke i thënë të mos shqetësohet se ka zgjidhje. “Po punoj”, tha kryeministrja për Quarta Repubblica në Rete 4. Sipas Melonit, projekti është inovativ dhe “nuk është rastësi që i kushtohet vëmendje pothuajse nga të gjitha vendet e…

Read More

“MIRËMËNGJES dhe me lajmin e bukur se “K’cimi i Tropojës” shpallet zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO, si edhe me kënaqësinë e progresit të kësaj dekade për shpëtimin, rilindjen e promovimin e vlerave të kësaj trashëgimie deri dje të braktisur nën pluhurin e harresës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Read More

Një sëmundje e ngjashme me gripin që ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra njerëzve brenda dy javësh është duke u hetuar në Kongon jugperëndimore, thanë autoritetet lokale. Vdekjet u regjistruan mes 10 dhe 25 nëntorit në provincën Kuango. Simptomat përfshijnë ethe, dhimbje koke, kollë dhe anemi, u tha gazetarëve gjatë fundjavës ministri i shëndetësisë në këtë provincë, Apollinaire Yumba. Zëvendësguvernatori i provincës, Rémy Saki, i tha agjencisë së lajmeve Associated Press të martën se 67 deri në 143 njerëz kanë vdekur si pasojë e sëmundjes. “Një ekip ekspertësh epidemiologjikë pritet të shkojnë në rajon për të marrë mostra dhe për të…

Read More

Mesdheu është i mbushur me brigje me ujëra blu dhe vendpushime të qeta – që përqafojnë stilin e jetës si nomad, por jo të gjitha mund të kurorëzohen si më të mirat ne Evropë, shkruan Sam Sears në një artikull të botuar në “Travel off Path”. Ekspertët veçojnë Shqipërinë, një vend i vogël që ka regjistruar një fluks të numrit të nomadëve digjitalë – që nga lëshimi i vizave jozyrtare në vitin 2022 – ndërsa shumë prej tyre kanë zgjedhur të jetojnë në kryeqytet, Tiranë, mes qyteteve të tjera bregdetare. Vlora është një nga qytetet më mahnitëse në Shqipëri. Ku…

Read More

I zgjedhuri i Donald Trump për të drejtuar FBI-në, Kash Patel, u informua së fundmi nga byroja se ai ishte shënjestruar nga hakerat iranianë. CNN shkruan se sipas një prej burimeve, hakerët besohet se kanë aksesuar të paktën disa nga komunikimet e Patel. Zëdhënësi i tranzicionit të Trump, Alex Pfeiffer nuk pranoi të komentojë në mënyrë specifike mbi hakimin. “Kash Patel ishte një pjesë kyçe e përpjekjeve të administratës së parë Trump kundër regjimit terrorist iranian dhe do të zbatojë politikat e Presidentit Trump për të mbrojtur Amerikën nga kundërshtarët si Drejtor i FBI-së”, tha Pfeiffer në deklaratë. Anëtarët e…

Read More

DashiKoha është në anën tuaj sot-më në fund! Pas një periudhe të gjatë ndjesie sikur të mos kishit kontroll mbi kalendarin tuaj, ju jeni përsëri në krye. Gjëja e parë që duhet të planifikoni për veten është që të mendoni për veten tuaj dhe të relaksoheni. DemiSot, të kuptuarit e një situate të re të panjohur mund të mos jetë aq e lehtë sa zakonisht. Ka një ajër të fortë konfuzioni që po lundron dhe po sulmon shumë njerëz duke përfshirë edhe ju, për fat të keq. Kthejeni përqendrimin tuaj tek çështje të thjeshta, por me prioritet. BinjakëtJu padyshim dini…

Read More

Kjo e mërkurë do të jetë nën mbizotërimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut në ultësirën perëndimore. Nuk do të mungojnë as reshjet e dëborës në zonat malore. Temperaturat e ajrit kanë shënuar këtë mëngjes 0 gradë C, ndërsa maksimalja gjatë ditës pritet të arrijë në 18 gradë Celsius. Era do të fryjë deri në 55 km/h, duke shkaktuar në dete dallgëzim të forcës 3 ballë.

Read More

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e cilësoi buxhetin e miratuar me votat e PS-së për vitin 2025 si buxheti i mirëqenies personale të Edi Ramës dhe një grushti njerëzish rreth tij, dhe buxheti i thellimit të varfërisë për qytetarët shqiptarë. ”Në vitin e 12 të qeverisjes, edhe me Buxhetin e fundit të qeverisë së tij, Edi Rama provojë edhe njëherë se është në pushtet për mirëqenien e tij dhe rrethit pranë tij, dhe asnjë ditë për mirëqenien e qytetarëve. Në 12 vite vetëm kundër qytetarëve, kundër interesit publik, kundër Shqipërisë”,-shkruan Bardhi. Postimi i plotë Buxheti i…

Read More

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni shprehet e bindur se marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët do të funksionojë, edhe pse tashmë kampet mikpritëse në Lezhë e Gjadër janë mbyllur, pasi çështja ka përfunduar në Strasburg. Në një intervistë për mediat vendase, Meloni shprehet se do të gjenden zgjidhjet ligjore për çështjen e emigrantëve, duke shtuar se ajo nuk ndërmerr asnjëherë detyra që nuk funksionojnë. “Kur na qenka mbyllur kjo marrëveshje? Marrëveshja me Shqipërinë do të funksionojë. Unë nuk ndërmarr detyra qe nuk mund t’i përmbush. Mos u shqetësoni se do t’i gjejmë edhe zgjidhjet ligjore. Unë mendoj se marrëveshja me Shqipërinë duhet…

Read More