Normalizimi i marrëdhënieve mes tyre, në bazë të marrëveshjes së Ohrit është rruga e vetme për anëtarësim të Kosovës dhe Serbisë në bllokun Europian. Shefja e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e cila mori detyrën e re tre ditë më parë, i bëri këto komente pas takimeve të ndara në Bruksel me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç. “E mirëprita gatishmërinë për të bashkëpunuar plotësisht pas sulmit të fundit terrorist. Autorët duhet të përballen me drejtësinë”, shkroi Kallas në platformën e medieve sociale X, duke iu referuar shpërthimit të së premtes në…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të mërkurë duke ndarë pamje nga kantieri i punës në rrugën Shirokë-Zogaj. Përpos videos së postuar në rrjetin e tij social, Facebook, kryesocialisti shkruan se po punohet me ritme të shpejta, ndërsa vë në dukje se aktualisht është hapur traseja e rrugës nga pika kufitare deri në Zogaj. “Në kantierin e punës në rrugën Shirokë – Zogaj, po punohet me ritme të shpejta, ku aktualisht është hapur traseja e rrugës nga pika kufitare deri në Zogaj. Pjesa e fundit e rrugës Shirokë-Zogaj-pikë e re kufitare me Malin e Zi kalon mbi fshatin Zogaj,…
Festat duket se kanë ardhur me një lajm të mirë në familjen e Gaz Pajës dhe Ira Seferit. Pas zërave për ndarje, çifti janë shfaqur ditën e djeshme në një fotosesion të përbashkët fotografik nën atmosferën e festave, bashkë me djalin e tyre Dard. Dyshja nuk kanë folur asnjëherë rreth lajmeve që kanë qarkulluar në dy vitet e fundit për një ndarje të mundshme pasi Ira nuk e ndiqte më Gazin në rrjetet sociale, ndërsa kishte hequr edhe fotot me të në profilin e saj.
Policia ka proceduar penalisht në gjendje të lirë një mësues në Poliçan pasi dyshohet se ka kërcënuar një nxënës të tij. Stacioni i Policisë Poliçan referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasin E. Sh, 35 vjeç, (mësues), për veprën penale “Kanosja”. Ditën e djeshme ka bërë kallëzim shtetasi D. L., 18 vjeç, (nxënës), i cili pretendon se është kanosur nga shtetasi E. Sh, për arsye se shtetasi E. Sh, dyshon se nxënësi e ka ofenduar në rrjetet sociale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat,…
Kryetari i Komisionit të Dezinformimit, Erion Braçe ka nfritur shqetësimin edhe të numrave të celularëve që përdorin fëmijët, duke qenë se nuk janë në emër të tyre. Braçe thotë se është shumë e vështirë identifikimi dhe më pas mbrojtja e kësaj kategori në komunikimet me fëmijë apo lundrimin në faqe të ndryshme në internet. Ndonëse numri i fëmijëve zakonisht blihet nga prindërit, Braçe thotë se sot në komision është sugjeruar që prindërit kur blejnë numra të deklarojnë që do jetë në përdorim të fëmijëve që të shihet mundësia që t’u kufizohet interneti. “Si sot, edhe në seanca tjera kemi verifikuar…
Pas heqjes së masës së arrestit shtëpiak, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është rikthyer menjëherë në seli dhe ka nisur me mbledhjen e strukturave për të përcaktuar aksionin opozitar. Tashmë jo më me mbledhje online, por me takime në zyrën e tij dhe thirrjen e forumeve të partive, Berisha po drejton sërish forcën më të madhe të opozitës drejt zgjedhjeve të 2025. Dy ditë më parë ai ka mbledhur kryesinë e PD-së, ku ka miratuar edhe ngritjen e grupit të punës, një listë me 36 persona, që do të përgatisin strukturat në degën e Tiranës. Top Channel ka siguruar…
Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në afërsi të fshatit Sovjan në Maliq. Shoferi i një mjeti tip “Opel” ka goditur një të moshuar, i cili po udhëtonte me motor. Si pasojë e përplasjes së fortë, motoçiklisti rreth të 60-ave ka marrë dëmtime serioze. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Vizion Plus, ambulanca nuk ka mbërritur ende në vendin e ngjarjes.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Naraç”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Sekuestrohen 140 kg cannabis sativa në trajtë boçesh, që u gjetën në një banesë të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me pajisje të furnizuara me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Arrestohen në flagrancë 4 shtetas të përfshirë në këtë veprimtari kriminale (pronari i banesës dhe tre familjarë të tij). Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vau i Dejës dhe me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se…
Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimin dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor i koduar “Bad spin 7”. Gjatë këtij operacioni, bazuar në inteligjencën policore, janë identifikuar subjekte dhe shtetas që kryenin aktivitetin e paligjshëm të organizimit të lotarive të palejuara (baste sportive online) dhe të përshtatjes së ambienteve për këtë veprimtari të paligjshme, në zona të ndryshme të Tiranës. Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 4 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale: I. P., 43 vjeç, Xh. A.,…
Dita e djeshme shënoi ditën ndërkombëtare për personat me aftësi të kufizuara. Në kuadër të kësaj date, Policia Bashkiake e Tiranës ka përcjellë një mesazh sensibilizimi për të ndihmuar këtë kategori të veçantë për lirimin e vendparkimeve të përcaktuara për ta. Ajo ka bërë një thirrje për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të mos parkojnë në këto vendparkime të rezervuara për personat me aftësi ndryshe, por të lejojnë që aty të parkojnë kategoria perkatëse. “Data 3 Dhjetor 1992, u shpall nga OKB, si dita ndërkombëtare për personat me aftësi ë kufizuar, me qëllim promovimin e të drejtave dhe rritjen…
Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet e Kosovës për vepra penale në fushëne narkotikëve. Blutë njoftojnë se Interpol Tirana po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për ekstradimin e 33-vjeçarit. 33-vjeçari i identifikuar si Albano Saliu, përballet me akuzat për veprat penale “Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Njoftimi: I akuzuar nga Gjykata e Pejës, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin në Kosovë, 33-vjeçari. Si…
Një 32 vjeçar është vendosur në pranga për një seri grabitjesh në kryeqytet Ergi Gjeçi i arrestuar për 16 vjedhjet në biznese të ndryshme rezulton një emër i njohur për policinë. Ai është arrestuar më herët për drogë dhe vjedhje. Po ashtu raportohet se 32-vjeçari është përdorues i kokainës. Ai pikaste biznese të ndryshme ku kishte arritur që të merrte shuma parash nga 30 mijë lekë deri në 100 mijë lekë të reja. Ishin parashikuar për sot, dështojnë zgjedhjet për kreun e Federatës Shqiptare të Atletikës! Akuza mes palëveLEXO EDHE:Ishin parashikuar për sot, dështojnë zgjedhjet për kreun e Federatës Shqiptare…