Author: tirana

Një sëmundje e ngjashme me gripin që ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra njerëzve brenda dy javësh është duke u hetuar në Kongon jugperëndimore, thanë autoritetet lokale. Vdekjet u regjistruan mes 10 dhe 25 nëntorit në provincën Kuango. Simptomat përfshijnë ethe, dhimbje koke, kollë dhe anemi, u tha gazetarëve gjatë fundjavës ministri i shëndetësisë në këtë provincë, Apollinaire Yumba. Zëvendësguvernatori i provincës, Rémy Saki, i tha agjencisë së lajmeve Associated Press të martën se 67 deri në 143 njerëz kanë vdekur si pasojë e sëmundjes. “Një ekip ekspertësh epidemiologjikë pritet të shkojnë në rajon për të marrë mostra dhe për të…

Read More

Mesdheu është i mbushur me brigje me ujëra blu dhe vendpushime të qeta – që përqafojnë stilin e jetës si nomad, por jo të gjitha mund të kurorëzohen si më të mirat ne Evropë, shkruan Sam Sears në një artikull të botuar në “Travel off Path”. Ekspertët veçojnë Shqipërinë, një vend i vogël që ka regjistruar një fluks të numrit të nomadëve digjitalë – që nga lëshimi i vizave jozyrtare në vitin 2022 – ndërsa shumë prej tyre kanë zgjedhur të jetojnë në kryeqytet, Tiranë, mes qyteteve të tjera bregdetare. Vlora është një nga qytetet më mahnitëse në Shqipëri. Ku…

Read More

I zgjedhuri i Donald Trump për të drejtuar FBI-në, Kash Patel, u informua së fundmi nga byroja se ai ishte shënjestruar nga hakerat iranianë. CNN shkruan se sipas një prej burimeve, hakerët besohet se kanë aksesuar të paktën disa nga komunikimet e Patel. Zëdhënësi i tranzicionit të Trump, Alex Pfeiffer nuk pranoi të komentojë në mënyrë specifike mbi hakimin. “Kash Patel ishte një pjesë kyçe e përpjekjeve të administratës së parë Trump kundër regjimit terrorist iranian dhe do të zbatojë politikat e Presidentit Trump për të mbrojtur Amerikën nga kundërshtarët si Drejtor i FBI-së”, tha Pfeiffer në deklaratë. Anëtarët e…

Read More

DashiKoha është në anën tuaj sot-më në fund! Pas një periudhe të gjatë ndjesie sikur të mos kishit kontroll mbi kalendarin tuaj, ju jeni përsëri në krye. Gjëja e parë që duhet të planifikoni për veten është që të mendoni për veten tuaj dhe të relaksoheni. DemiSot, të kuptuarit e një situate të re të panjohur mund të mos jetë aq e lehtë sa zakonisht. Ka një ajër të fortë konfuzioni që po lundron dhe po sulmon shumë njerëz duke përfshirë edhe ju, për fat të keq. Kthejeni përqendrimin tuaj tek çështje të thjeshta, por me prioritet. BinjakëtJu padyshim dini…

Read More

Kjo e mërkurë do të jetë nën mbizotërimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut në ultësirën perëndimore. Nuk do të mungojnë as reshjet e dëborës në zonat malore. Temperaturat e ajrit kanë shënuar këtë mëngjes 0 gradë C, ndërsa maksimalja gjatë ditës pritet të arrijë në 18 gradë Celsius. Era do të fryjë deri në 55 km/h, duke shkaktuar në dete dallgëzim të forcës 3 ballë.

Read More

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e cilësoi buxhetin e miratuar me votat e PS-së për vitin 2025 si buxheti i mirëqenies personale të Edi Ramës dhe një grushti njerëzish rreth tij, dhe buxheti i thellimit të varfërisë për qytetarët shqiptarë. ”Në vitin e 12 të qeverisjes, edhe me Buxhetin e fundit të qeverisë së tij, Edi Rama provojë edhe njëherë se është në pushtet për mirëqenien e tij dhe rrethit pranë tij, dhe asnjë ditë për mirëqenien e qytetarëve. Në 12 vite vetëm kundër qytetarëve, kundër interesit publik, kundër Shqipërisë”,-shkruan Bardhi. Postimi i plotë Buxheti i…

Read More

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni shprehet e bindur se marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët do të funksionojë, edhe pse tashmë kampet mikpritëse në Lezhë e Gjadër janë mbyllur, pasi çështja ka përfunduar në Strasburg. Në një intervistë për mediat vendase, Meloni shprehet se do të gjenden zgjidhjet ligjore për çështjen e emigrantëve, duke shtuar se ajo nuk ndërmerr asnjëherë detyra që nuk funksionojnë. “Kur na qenka mbyllur kjo marrëveshje? Marrëveshja me Shqipërinë do të funksionojë. Unë nuk ndërmarr detyra qe nuk mund t’i përmbush. Mos u shqetësoni se do t’i gjejmë edhe zgjidhjet ligjore. Unë mendoj se marrëveshja me Shqipërinë duhet…

Read More

Një debat tejet i fortë është zhvilluar mes Xhenetës dhe Drenushës. Shkak u bë ndarja e buxhetit, si dhe një kërkesë e Drilonit, të cilën Drenusha ia plotësoi e që Xhenetës nuk i erdhi aspak mirë. Xheneta i ka reaguar më pas Drenushës duke konsideruar se me atë kërkesë po e shpenzonte kot buxhetin. “Nuk ja bleve vetëm konfleksat por edhe bananet Drilonit”, i tha Xheneta. Ndërkohë, Drenusha me ashpërsi ia ktheu Xhenetës, e cila i kërkoi të jetë më njerëzore. “Po kush je more ti me vendos ër këtë sen, 5 javë ditë djali nuk ka porosit asgjë. Bëhu…

Read More

Është miratuar pas seancave maratonë buxheti i vitit 2025. Me 75 vota pro dhe 24 kundër kaloi projekt-buxheti. Ligji më i rëndësishëm ekonomik i vendit për buxhetin e shtetit u miratua me votat e socialistëve. Plot 825 miliardë lekë pritet të jenë do të jenë në dispozicion të institucioneve për tu shpenzuar për shërbime shëndetësore, për paga, për skemat e mbështetjes të familjeve në nevojë, pensione, arsim, punësim, sigurinë, bujqësinë, transportin rrugor, drejtësinë e deri tek shpenzimet për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës. Me kartonët kuq të mazhorancës u rrëzuan të gjitha amendamentet e opozitës (44 në total PD+PL).

Read More

Presidenti Bajram Begaj po zhvillon një vizitë në Bolonja të Italisë, ku u prit nga fëmijë e prindër të shkollës shqipe, një investim i Shoqatës “Korabi” në këtë rajon për të ruajtur e trashëguar gjuhën amtare. Begaj vizitoi kompaninë “Poti”, sipërmarrje e një shqiptari të suksesshëm në të cilin janë të punësuar shqiptarë dhe italianë. Ndërsa i falenderoi për mikpritjen, Presidenti i Republikës përgëzoi komunitetin shqiptar të këtij rajoni për sipërmarrjen në biznes, bashkëpunimin me qytetarët italianë, si dhe angazhimin për ruajtjen e identitetit. “Mos e harroni kurrë atdheun e të parëve!”, këshilloi Kreu i Shtetit bashkëatdhetarët duke i inkurajuar:…

Read More

Këtë mbrëmje po mbahet protesta e katërt e prindërve të fëmijëve dhe shoqërisë civile, pas vrasjes me thikë të 14-vjeçarit Martin Cani në Tiranë. Protesta ka nisur në formë marshimi nga shkolla Fan Noli, ku ndodhi edhe ngjarja e rëndë pak ditë më parë, e deri te Ministria e Arsimit. Prindërit e nxënësve kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre, që lidhen me sigurinë në shkolla, rritjen e numrit të oficerëve të sigurisë, rritjen e buxhetit për arsimin, kufizimin mbi rrjetet sociale dhe dorëheqjen e ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu. “Institucionet e papërgjegjshme vrasin”, është pankarta kryesore me të…

Read More

Në këtë senacë plenare në Kuvend, po diskutohet nen për nen buxheti 2025, por edhe diskutohen amendamentet e propozuara nga ana e opozitës, mbi 50 të tilla. Deri tani janë rrëzuar të gjitha amendamentet e propozuara dhe diskutuara dhe seanca është ende në proces. Mazhoranca vlerëson se buxheti i propozuar me gjithë shtesat nga Komisionet është i pranueshëm, pasi janë dëgjuar të gjitha ankesat dhe propozimet ekonomike për shumë sektorë dhe janë aprovuar shtesat me mbi 2,3 mld lekë. PD ka këmbëngulur për amendamentet e saj në fusha të ndryshme aktualisht janë rrëzuar me shumicë votash nenet 12, 13 dhe…

Read More