Xheneta dhe Gjesti i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre. Me përfundimin e raportit të tyre kanë shpërthyer edhe akuzat për njëri-tjetrin. Gjesti u shpreh se Xheneta kurrë më nuk do ta ketë mundësi që të afrohet me të teksa u shpreh se kjo e fundit mbrëmë e ka treguar vetën. “T’ka dalë fytyra dhe janë pa krejt senet, më nuk e ki mundësinë as me gishtin e vogël me më prek. Kurrë në jetë mos të ndodhë as me më këqyrë më – pasha Zoti as që të preku më”,-u shpreh Gjesti. “Unë nuk du as me fol me…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga takimet këshilluese me prindërit që po realizohen në të gjithë Shqipërinë. Këto takime këshilluese po zhvillohet në kuadër të kufizimit të rrjeteve sociale si TikTok. ”Vijon këshillimi i gjerë me prindërit në shkollat e Tiranës, Kukësit, Mirditës, Dibrës, Tropojës, Pukës, Fierit, Divjakës, Finiqit, Pogradecit, Korçës, Maliqit, Kolonjës, Devollit për kufizimin e rrjeteve si TikTok SHQIPËRIA2030”, ka shkruar Rama. Gjithçka nisi me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Rama foli për mbylljen e aplikacioneve Tiktok dhe SnapChat, u shpreh se nuk është zgjidhje e problemit, por ngushton hapësirën që nxit dhunë. Kreu i qeverisë…
Një ngjarje kriminale është parandaluar në Lezhë. Strukturat e parandalimit të krimit, të Komisariatit të Policisë Kurbin, sapo kanë marrë informacion se një shtetas i cili më parë ishte konfliktuar me një shtetas tjetër, konflikt i padeklaruar në Polici po qarkullonte me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën për bllokimin e automjetit dhe të shtetasit, me qëllim verifikimin e informacionit. Gjatë kontrolleve për lokalizimin e këtij shtetasi, në Mamurras, në kuadër të operacionit policor të koduar “Parandalimi”, është bërë lokalizimi i automjetit me të cilin 21-vjeçari lëvizte dhe menjëherë i është bërë shenjë për të ndaluar. 21-vjeçari sapo ka parë…
Mijëra banorë në Gjerogji vazhdojnë protestat masive kundër qeverisë, pas vendimit të saj për për të pezulluar negociatat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Protestuesit që mblidhen çdo mbrëmje, janë ndeshur me ndërhyrjen e ashpër të policisë. Mbi 200 persona janë arrestuar gjatë katër netëve të protestave të deritanishme. Fitorja e diskutueshme e partisë në pushtet ‘Ëndrra Gjeorgjiane’ në zgjedhjet parlamentare të 26 tetorit gjithashtu ka shkaktuar demonstrata dhe bojkotimin e parlamentit nga opozita. Opozita dhe presidentja pro-perëndimore e vendit kanë akuzuar partinë në pushtet për manipulim të votave, me ndihmën e Moskës. Një grua u përball me njësinë speciale…
Të shpallur si kapitenët e javës, Sara dhe Driloni kanë gjetur veten para banorëve tjerë të shtëpisë më të famshme në vend, të ”Big Brother Kosova Vip 3”. Të ulur gjithë vesh, banorët, nga dyshja kanë pranuar detyrat, por prej disave ka edhe pakënaqësi.
Kryeministri Edi Rama është në Bruksel ku pritet do të takohet me shefin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Costa. Presidenti i ri i organizon një darkë joformale me liderët e Ballkanit Perëndimor ku do të marrin pjesë edhe krerët e rinj të BE-së, Kaja Kallas, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së dhe Marta Kos, Komisionerja Evropiane për Zgjerim. Axhenda përfshin bashkëpunimin e BE-së me rajonin. Tirana zyrtare pritet të hapë brenda këtij muaj një grup-kapitull tjetër me BE-në, atë për politikën e jashtme, duke mbajtur kështu një tjetër tryezë ndërqeveritare Be-Shqipëri. Pasardhësi i Charles Michel synon përshpejtimin e procesit të…
Europol ka zbuluar aplikacionin ”Matrix”. Janë autoritetet holandeze që e gjetën në telefonin e një krimineli të dënuar për vrasjen e një gazetari holandez, Peter R de Vries në vitin 2021. Aty nisi edhe një hetim në shkallë të gjerë për shërbimin e mesazheve. Shumë shpejt u bë e qartë se infrastruktura e kësaj platforme ishte teknikisht më komplekse se platformat e mëparshme si Sky Ecc dhe EncroChat. Rrjeti kishte rreth 8,000 përdorues që paguanin midis 1300 dhe 1600 € për një abonim gjashtë mujor.
Avokati Gentian Serjani, thotë se heshtja e institucioneve tregon që ngjarja te shkolla “Fan Noli” ku mbeti i vrarë Martin Cani dhe u plagos Luis Meçe, duhet të harrohet. Po ashtu ai ngre pikëpyetje mbi përfshirjen e një personi tjetër në vendngjarje. Sipas tij prokuroria duhet të luajë rol vendimtar për këtë ngjarje dhe jo policia të deklarojë se kush është fajtori. “Heshtja vret! Në momentin që institucionet heshtin, lënë hapësira që të mendohet për çdo lloj falsifikimi dhe keqpërdorimi të ngjarjes, dhe nuk janë shprehur në momentin e parë për ngjarjen dhe për të bërë transparencë për personat e…
Zv/kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, gjatë fjalës në seancë plenare, tha se investimet në infrastrukturën rrugore që përshkojnë Shqipërinë nga veriu në jug dhe nga perëndimi në lindje u japin përfitime ekonomike edhe zonave ku kalojnë. Duke iu përgjigjur deputetit të PD-së, Flamur Hoxha, i cili kërkoi përmes një amendamenti në buxhet trefishim të fondeve të mirëmbajtjes së rrugëve, Balluku tha se po ndërtohen rrugë të kategorive “A” sikundër edhe rrugë alternative. ”90% e buxhetit të vendosur në drejtim të infrastrukturës rrugore janë projekte në vazhdim. Kërkesa juaj do të bënte që shumë nga këto…
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, thotë se buxheti 2025, është më i larti në historinë ekonomike shqiptare. Ministrja u ndal në financimin që adreson buxheti i vitit 2025 në mbështetje të bujqësisë dhe zhvillimit rural. Për të buxheti 2025 është më i larti ndër vite, që ka në fokus subvencionet e drejtpërdrejta për fermerët dhe zgjerimin e investimeve në sektorë prioritarë të bujqësisë. “Me një vlerë prej 14.7 miliardë lekësh, Buxheti 2025 për bujqësinë dhe zhvillimin rural, më i larti ndër vite, ka në fokus subvencionet e drejtpërdrejta për fermerët, investimet në infrastrukturë ujitje-kullim dhe mbrojtje nga…
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku gjatë seancës së sotme plenare, kërkoi që Kuvendi të mbajë një minutë heshtje në nderim të Arben Tafaj, kryetari i shoqatës “Tirana”, i cili u nda sot nga jeta, reagoi ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla i cili u shpreh se Kuvendi e ka të përcaktuar në rregullore procedurat që ndiqen në një rast të tillë. Ndërsa u shpreh plotësisht dakord me propozimin për nderimin me 1 minutë heshtje të Arben Tafaj në Kuvend, Balla tha se “nuk duhet të bëhen akte qesharake”. Balla iu referua minutës së heshtjes të kërkuar mëngjesin e sotëm…
Ernest Gjoka rikthehet të drejtojë një klub në Superligën e futbollit shqiptar. Trajneri nga Tirana do të ulet në stolin e Skënderbeut, me njoftimin që u bë nga Presidenti Ardian Takaj, pasi korçarët shkarkuan Ivan Gvozdenoviç. Gjoka do të debutojë me Skënderbeun në javën e 16-të të Superligës, në sfidën përballë Tiranës që do të luhet të enjten në Korçë. “Ernest Gjoka zyrtarisht bardhekuq! Tekniku Ernest Gjoka ka arritur marrëveshjen me klubin dhe është zyrtarisht trajner i Skënderbeut. Menjëherë pas prezantimit, Ernest Gjoka do të nisë përgatitjet për takimin e radhës ndaj Tiranës në stadiumin “Skënderbeu”. Mirë se vjen Ernest…