Author: tirana

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në autostradën “Fier-Lushnjë”. Ngjarja është regjistruar në vendin e quajtur Vajkan. Shoferi i një automjeti tip “Opel” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar.

Read More

Ishte kapja rekord e kokainës në Mesdhe në vitin 2023. Pesë tonë mbërritën në Porto Empedocle në Itali që mund të kishin sjellë rreth një miliardë euro. Komandantët dhe ekuipazhi i dy varkave të përfshirë. Dje mbërritën dënimet e shkallës së parë për trafik ndërkombëtar droge. Gjyqtari hetues i Palermos Marco Gaeta vendosi gjashtëmbëdhjetë vjet për kapitenin e anijes Plutus, rusin Viktor Dyachenko dhe për Vincenzo Catalano, komandantin e anijes së peshkimit Ferdinando D’Aragona, 35 vjeç nga Bagnara Calabra. U dënuan gjithashtu tre anëtarë të ekuipazhit: Tuniziani Kamel Thamlaoui, 53 vjeç, banues në Tricase (Lecce) me 14 vjet burg, ndërsa…

Read More

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja bëri të ditur sot se buxheti për kompensimin financiar të ish-të përndjekurve politikë vjen me rritje në masën 17% krahasuar me vitin aktual buxhetor. Gjatë diskutimit në Kuvend të amendamenteve për projektbuxhetin 2025, Manja theksoi se fondi për kompensimin e ish-të përndjekurve në vitin 2024 ishte 1.2 miliardë lekë, ndërsa në buxhetin e viti 2025 është 1.4 miliardë lekë, ose 17% me rritje. “Ministria e Financave ndjek shpërndarjen e kësteve të radhës. Në dijeninë time për trashëgimtarët e ish-të përndjekurve politikë është drejt fundit kësti i katërt dhe së shpejti do të fillojë lëvrimi i…

Read More

Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit, ndërsa dy persona të tjerë janë proceduar. Blutë njoftojnë se këta persona me anë të mashtrimit kompjuterik, kanë përfituar shuma parash me pretendimin për të ndihmuar një të mitur të sëmurë, për kurimin e tij. Njoftimi: Finalizohet operacioni policor i koduar “Fraud”, nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale. Ndalohet një 55-vjeçar i cili me anë të mashtrimit kompjuterik, ka përfituar shuma parash me pretendimin për të ndihmuar një të mitur të sëmurë, për kurimin e tij. Procedohen penalisht në gjendje të lirë…

Read More

Për herë të parë në cilësinë e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, mirëpret sot në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Takimet, megjithatë, do të mbahen veç e veç dhe nuk do të jenë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të cilin e ndërmjetëson BE-ja. Ato zhvillohen pak ditë pas një shpërthimi në kanalin kritik të Ibër-Lepencit – pjesa veriore e Kosovës – nga ku furnizohen me ujë disa qytete dhe termoelektrana të vendit. Kosova fajësoi Serbinë për këtë sulm, por ajo e…

Read More

Sipas Kryeministrit Edi Rama, rreth 51 mijë pensionistë kanë tërhequr bonusin e fundvitit. “51,357 pensionistë në të gjithë vendin kanë tërhequr bonusin e fundvitit. Në ditët në vijim i gjithë fondi prej 100 milionë Eurosh do t’u shpërndahet 724,933 pensionistëve, ku falë rritjes ekonomike 511,173 pensionistë do të marrin trefishin e një viti më parë dhe 213,760 pensionistë do të marrin dyfishin e një viti më parë. Dhe si në asnjë vit më parë, pensionistët vitin e ardhshëm do të marrin dy bonuse, në pranverë dhe dimër”, ka shkruar Rama.

Read More

Balerini i njohur shqiptar, Eno Birko është hedhur nga kati i katërt i pallatit në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Margarita Tutulani”, ku balerini i cili për shumë vite ka qenë pjesë e skenës së Teatrit të Operas dhe Baletit, dyshohet se është vetëhedhur nga pallati. Si pasojë, balerini 50-vjeçari ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve dhe gjendja e tij është e qëndrueshme. “Më datë 03.12.2024, rreth orës 01:00, në rrugën “Margarita Tutulani”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit, shtetasi E. B., 50 vjeç. Si pasojë ky…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të anëtarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Arben Tafaj, kryetar i shoqatës “Tirana”. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thekson se Tafaj ishte një nga zërat më të zëshëm për komunitetin, me zemër të madhe e mik i vyer për shumë njerëz që e njohën.“I hidhëruar për lajmin e ndarjes nga jeta të anëtarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Arben Tafaj, kryetar i shoqatës “Tirana” dhe një nga zërat më të zëshëm për komunitetin tonë, me zemër të madhe e mik i vyer…

Read More

Mazhoranca ka rrëzuar me 72 vota dy amendamentet e depozituara nga Sali Berisha. Amendamenti i parë për “Pezullimin e të gjitha prokurimeve për investime publike luksi të qeverisjes qendrore, deri në momentin e miratimit me ligj të masës financiare të minimumit jetik në Republikën e Shqipërisë”, mori 36 vota pro dhe 72 kundër. Amendamenti i dyrë për “Ndalimin e çdo pagese për shpenzime operative luksi të qeverisjes qendrore, deri në momentin e rritjes reale të pensioneve”, mori 37 vota pro dhe 72 kundër. Rrëzimi i amendamenteve u paralajmërua nga kreu i komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi “Sali Berisha i kishte…

Read More

Një gjykatë turke ka vendosur të burgosë nëntë protestues që ndërprenë fjalimin e Presidentit Recep Tayyip Erdogan në Stamboll javën e kaluar, duke e akuzuar atë për vazhdimin e eksportit të naftës në Izrael, pavarësisht një embargoje. Incidenti ndodhi të premten gjatë një fjalimi të Erdoganit në një forum ku protestuesit akuzuan qeverinë se nuk po zbaton retorikën e saj pro-palestineze. Ata thërrisnin “Anijet po transportojnë bomba në Gaza” dhe “Ndaloni nxitjen e gjenocidit “. Erdogan u përgjigj ashpër: “Mos u bëni zëdhënës të sionistëve. Sado të përpiqeni të provokoni, nuk do t’ia dilni ”, theksoi ai. “Sionistët në mbarë…

Read More

Sot u zhvillua ceremonia e shortit për shpërndarjen e banesave të reja në lagjen 5 Maji, pjesë e programit të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Në prani të familjarëve dhe përfaqësuesve të institucioneve lokale, 62 familje u pajisën me çelësat e apartamenteve të tyre të reja në një kompleks modern banimi. Kompleksi i ri ofron apartamente të ndërtuara sipas standardeve më të larta bashkëkohore, me hapësira të gjelbra, infrastrukturë të përmirësuar dhe akses të plotë në shërbimet bazë. Familjet që përfituan në këtë fazë janë pjesë e një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës, i cili synon të rikthejë normalitetin…

Read More

Policia Rrugore e Lezhës është e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e sigurisë rrugore. Sipas njoftimit zyrtar, akset monitorohen pandërprerë, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, të loguara dhe të paloguara, me qëllim menaxhimin e trafikut, si dhe evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti dhe të parkimeve të gabuara që bëhen pengesë për qarkullimin. Gjatë muajit nëntor, janë vënë në pranga 46 drejtues mjetesh, nga këta 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 40 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Gjithashtu, janë ndëshkuar administrativisht në total 2830 drejtues mjetesh,…

Read More