Një gjykatë turke ka vendosur të burgosë nëntë protestues që ndërprenë fjalimin e Presidentit Recep Tayyip Erdogan në Stamboll javën e kaluar, duke e akuzuar atë për vazhdimin e eksportit të naftës në Izrael, pavarësisht një embargoje. Incidenti ndodhi të premten gjatë një fjalimi të Erdoganit në një forum ku protestuesit akuzuan qeverinë se nuk po zbaton retorikën e saj pro-palestineze. Ata thërrisnin “Anijet po transportojnë bomba në Gaza” dhe “Ndaloni nxitjen e gjenocidit “. Erdogan u përgjigj ashpër: “Mos u bëni zëdhënës të sionistëve. Sado të përpiqeni të provokoni, nuk do t’ia dilni ”, theksoi ai. “Sionistët në mbarë…
Author: tirana
Sot u zhvillua ceremonia e shortit për shpërndarjen e banesave të reja në lagjen 5 Maji, pjesë e programit të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Në prani të familjarëve dhe përfaqësuesve të institucioneve lokale, 62 familje u pajisën me çelësat e apartamenteve të tyre të reja në një kompleks modern banimi. Kompleksi i ri ofron apartamente të ndërtuara sipas standardeve më të larta bashkëkohore, me hapësira të gjelbra, infrastrukturë të përmirësuar dhe akses të plotë në shërbimet bazë. Familjet që përfituan në këtë fazë janë pjesë e një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës, i cili synon të rikthejë normalitetin…
Policia Rrugore e Lezhës është e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e sigurisë rrugore. Sipas njoftimit zyrtar, akset monitorohen pandërprerë, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, të loguara dhe të paloguara, me qëllim menaxhimin e trafikut, si dhe evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti dhe të parkimeve të gabuara që bëhen pengesë për qarkullimin. Gjatë muajit nëntor, janë vënë në pranga 46 drejtues mjetesh, nga këta 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 40 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Gjithashtu, janë ndëshkuar administrativisht në total 2830 drejtues mjetesh,…
Ish kandidati i pavarur i Bashkisë Tiranë Arben Tafaj, është ndarë nga jeta ditën e sotme. Lajmin për humbjen e tij e njoftoi mjeku Ilir Alimehmeti, i cili me anë të një postimi në rrjete sociale shpreh ngushëllime për familjen Tafaj. “Me hidhërim të thellë u njoftova për ndarjen e papritur nga jeta të z. Arben Tafaj, i cili nuk ishte vetëm një mik, por edhe një qytetar elitar, një aktivist i vazhdueshëm dhe një politikan i spikatur me tone gjithnjë të moderuara qytetare. Humbja e Benit është patjetër humbje e hidhur për familjarët dhe miqtë e tij, por është…
Pas 11 muajsh në arrest shtëpie, ish-kryeministri Sali Berisha u rikthye në Kuvend. I shoqëruar nga deputetët e PD, ai u shpreh para fillimit të seancës: Berisha futet metamorfoza del. Gjatë fjalës së tij, Berisha i kërkoi Parlamentit që të mbanin një minutë heshtje për Sami Repishtin, i cili ndërroi jetë më 27 nëntor. Berisha: Ftoj Parlamentin ta nderojë këtë burrë të shquar të kombit me një minutë heshtje. Kryeparlamentarja Elisa Spiropali miratoi kërkesën e Berishës. Spiroppali: Në nderim të profesorit Sami Repishti, një figurë antikomuniste me vlera të larta, mbajmë këtë minutë heshtje në nderim në tij në PArlamentin…
Deputeti i Partisë Demokratike Sali Berisha, është rikthyer në Kuvend sot, pas 11 muajsh. Pasi ka hyrë në ambientet e Kuvendit, është vënë re që Berisha është ulur në rreshtin e katërt, ndërsa në krah të tij janë ulur Albana Vokshi dhe Flamur Noka. Spostohet Jorida Tabaku dhe Agron Gjekmarkaj.
Kreu i PD Sali Berisha ka mbërritur në Kuvend, ku do të jetë pjesë e seancës së sotme pas 11 muajsh mungesë. “Berisha futet, metamorfoza del”, ka deklaruar kryedemokrati për mediat.
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen e Asllan Dogjanit, deputetit të Partisë Demokratike, i cili akuzohet për fshehje pasurie.
Mali i Gramozit në Kolonjë është mbuluar nga dëbora e parë, duke dhuruar pamje spektakolare për turistë vendas e të huaj. Bora ka tërhequr edhe vizitorët e parë të apasionuar pas hiking. Foto nga Mali i Gramozit u ndanë nga kryeministri Edi Rama në Facebook, i cili shkruan se zona po përgatitet me për një sezon dimëror plot me aktivitete turistike. “Mirëmëngjesi dhe me pamjet nga Maja e Malit të Gramozit në Kolonjë ku dëbora e parë ka sjellë edhe nisjen e aktiviteteve malore, gjithmonë nën shoqërimin e udhërrëfyesve të certifikuar, për të vazhduar një sezon të mbarë turistik dimëror,…
Nëse keni ëndërruar ndonjëherë të vizitoni Maldivet, por nuk mund të përballoni fluturimet e gjata apo shpenzimet e mëdha, keni fatin të vizitoni këtë vit Ksamilin, sipas një artikulli të botuar në revistën irlandeze “Her”. Destinacioni mesdhetar – i konsideruar nga ekspertët e udhëtimeve si “Maldivet e Evropës” – është vetëm katër orë larg nga Irlanda. Një vendpushim plazhi i njohur shqiptar, që ka tërhequr vëmendjen e pushuesve të huaj, dhe i rekomanduar nga ekspertët e udhëtimeve si destinacioni ideal për t’u vizituar në vitin 2025. I njohur si “Maldivet e Evropës”, Ksamili krenohet me plazhet e tij të bukura…
Izraeli ka kryer sulmin më të madh kundër Libanit prej kur palët janë pajtuar për një armëpushim një javë më parë, duke vrarë të paktën 11 persona. Sulmi ka ardhur pasi grupi militant i Libanit, Hezbollah, ka gjuajtur një breshëri predhash si paralajmërim për ato që i ka cilësuar shkelje të armëpushimit nga ana izraelite. Hezbollahu është grup i mbështetur nga Irani, i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara. Bashkimi Evropian e konsideron terrorist vetëm krahun ushtarak të grupit, por jo atë politik. Sulmi me predha ka qenë i pari i Hezbollahut kundër forcave izraelite pasi palët janë pajtuar…
Një sërë biznesesh në Tiranë ngrenë shqetësimin se bllokimi i llogarive nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave Vendore me arsyetimin e mospagimit brenda afatit të taksës shtesë së ndërtesës për vitin 2023, është bërë pa të drejtë, pasi ata nuk janë njoftuar prej institucionit për detyrime të papaguara. Përveç masës shtrënguese të mbylljes së llogarive në prag të festave zyrtare të 28-29 Nëntorit, subjektet pohojnë me shqetësim se edhe masa e gjobës së vendosur është e lartë, duke arritur deri në 9% të totalit të detyrimit të krijuar pas muajit korrik 2023. Një subjekti në Tiranë, sipas njoftimit të nisur…