Një nga artistët më të dëgjuar të të gjitha kohërave, Elton John ka bërë me dije se ka humbur shikimin si pasojë e një infeksioni të rëndë të syrit. Këngëtari britanik mori pjesë në një shfaqje në Londër, por deklaroi se nuk kishte mundur ta shikonte dot performancën. “Siç mund ta dini disa prej jush, unë kam pasur probleme dhe tani kam humbur shikimin. Nuk kam qenë në gjendje ta shoh performancën, por më ka pëlqyer”, tha John. Artisti ishte në tapetin e kuq për “Djalli vishet me Prada”, një muzikal i bazuar në romanin më të shitur me po…
Author: tirana
50-vjeçari Alfred Dedja u vra dje teksa po drekonte në një restorant në Ndroq, ndërsa autori i dyshuar 26-vjeçari Julian Gjoshi është dorëzuar sot në polici. Gjoshi rezulton të jetë kunati i të shumëkërkuarit të drejtësisë Altin Hajri, ndërsa një ditë më parë në disa media u raportua se edhe viktima kishte njohje me këtë të fundit, dhe se kishte punuar në hotelin e tij, duke e lidhur me ngjarjen kriminale të 2020, ku u ekzekutua Jan Prenga. SPAK ka reaguar këtë pasdite duke deklaruar se viktima nuk ka asnjë lidhje dhe nuk rezulton të ketë punuar në kompleksin e…
Një reper iranian i cili u dënua me vdekje për mbështetje të protestave antiqeveritare është liruar nga burgu pas dy vitesh. Toomaj Salehi u arrestua në tetor 2022 pasi mbështeti publikisht protestat që shpërthyen në të gjithë Iranin pas vdekjes së Mahsa Amini në paraburgimin e policisë. Dënimi i tij me vdekje u anulua në qershor dhe ai u lirua nga burgu të dielën pas vuajtjes së dënimit prej për propagandë kundër shtetit. Salehi, 34 vjeç, kritikoi me guxim liderët iranianë në muzikën e tij dhe tashmë i ishte ndaluar të performojë në koncerte. Reperi ishte akuzuar për një sërë…
Është dorëzuar në polici Julian Gjoshi, 26-vjeçari që është autori i vrasjes së Alfred Dedjas. Policia bën të ditur se 26-vjeçari Gjoshi u vetëdorëzua pas bllokimit të rrugëkalimeve dhe pamundësisë për të qëndruar i fshehur. Kujtojmë se ngjarja ndodhi në një lokal në Ndroq të Tiranës, teksa viktima po dilte në ambientet e jashtme të tij. Grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor. Njoftimi i policisë: Në vijim të veprimeve për ngjarjen e ndodhur më datë 01.12.2024, ku rreth orës 15:30, në një…
Dashi-Energjia kozmike të ndez flakë këtë javë, Dash! Do ndjesh një dëshirë të papërmbajtshme për të eksploruar mundësi të reja, qoftë në jetën personale apo profesionale. Rrini duarkryq? Jo tani! Do ndihesh më spontan dhe impulsiv për të ndryshuar rutinën. Megjithatë, kujdes me presionin që mund të të detyrojë të tërhiqesh përkohësisht. Kujdes edhe me shëndetin, fizik apo mendor. Qëndro praktik dhe do ndjesh që dyert po hapen për ty. Demi-Kjo javë ka të bëjë me marrëdhëniet, Dem. Qoftë në aspektin personal apo profesional, do të reflektosh mbi atë që jep dhe merr. Kujdes me financat, pasi mund të ndjesh…
E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn u takua me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela. Në takim u diskutua mbi punën e Prokurorisë së Përgjithshme, përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e shtetit të së drejtës si dhe u theksua rëndësia e të pasurit institucione të pavarura që veprojnë me integritet dhe transparencë. “E ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua sot me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela për të diskutuar mbi punën e Prokurorisë së Përgjithshme, përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e shtetit të së drejtës, duke theksuar rëndësinë e të pasurit institucione të pavarura…
Drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj tha sot se korrupsioni është një fenomen që nuk luftohet i copëzuar, por me qasje gjithëpërfshirëse. E pranishme në mbledhjen e Komisionit të Monitorimit të Këshillit të Evropës, Hajnaj tha se korrupsion dëmton cilësinë e jetës së qytetarëve të një vendi. Ajo tha se ky fenomen duhet luftuar përmes një qasje të gjithëpërfshirëse, të përditshme dhe me bashkëpunimin me institucionet brenda e jashtë vendit. ”Korrupsioni godet sundimin e ligjit dhe dëmton cilësinë e jetës së qytetarëve, shkatërron shoqërinë dhe çon drejt fenomeneve të rrezikshme, prandaj ne duhet ta ndalim. Jemi të përkushtuar…
Gjashtë gola dhe dy asiste janë dhënë nga futbollistët kuqezinj në fundjavë. Shumica e legjionarëve u aktivizuan titullarë, dhe nuk munguan edhe ata që i mbyllën takimet si protagonistë. Mirlind Daku realizoi golin e tij të nëntë në kampionatin rus. Ai shënoi për Rubin Kazanin kundër CSKA Moskës në takimin që u mbyll 2-2. Edhe Myrto Uzuni vazhdon me formën mjaft të mirë, ndërsa realizoi në humbjen 2-1 të Granadës në takimin ndaj Almerias në transfertë. Për sulmuesin, kjo është rrjeta e nëntë në La Liga 2 në këtë vit futbollistik. Anis Mehmeti ishte i jashtëzakonshëm për Bristol City në…
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani i pranishëm në sallën e Kuvendit, kërkoi që të ruhet pavarësia e institucionit që ai drejton, për të vijuar punën e mirë që sipas tij po bëhet në drejtim të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. “Përpara nesh ka shumë sfida dhe përparësi. Në mënyrë të përsëritur SPAK ka paraqitur në KLP dhe Kuvend disa shqetësime që shpreson të gjejnë zgjidhje ligjore nga Kuvendi. Sfida e parë është ruajtja e pavarësisë institucionale të SPAK. Aktualisht kemi një kornizë ligjore që siguron këtë dhe besoj se kjo pavarësi është një ndër shkaqet që SPAK ka…
Në Kuvend po zhvillohet takimi i Komisionit të Monitorimit të Këshillit të Europës. Në këtë seminar publik me temë “Veprimet gjithëpërfshirëse në luftën ndaj korrupsioni”, është i pranishëm edhe kreu i SPAK-ut, Altin Dumani. Në fjalën e tij, ai tha se SPAK është në vijën e parë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Dumani shtoi se SPAK që nga krijimi ka sekuestruar 150 mln euro asete të ardhura nga veprimtari kriminale. ”Shpreh vlerësimin që Këshilli i Europës kanë dhënë për reformën e drejtësisë. Këto sfida janë themelore për shtetin e së drejtës dhe ruajtjen e besimit të qytetarëve…
Egzon Hyseni, djali i dajës së Pajtim Krasniqit ka ndarë detaje rrëqethëse për ngjarjen e rëndë ku Pajtimi bashkë me bashkëshorten e tij u gjetën pa shenja jete mbrëmjen e 27 nëntorit në Florida të Amerikës. Sipas tij, vetëm pak ditë para tragjedisë, Pajtimi ishte kthyer nga pushimet në Las Vegas, ku kishte qenë pa bashkëshorten e tij, Sabrinën. Pas kthimit, ai sipas Egzonit, kishte zbuluar diçka të dyshimtë në banesën e tij dhe kishte filluar të dyshonte për tradhti. Në një mesazh dërguar vëllait, Pajtimi kishte paralajmëruar divorcin, duke theksuar se nuk mund të vazhdonte më martesën, Për të…
Ambasada e Amerikës në Tiranë ka deklaruar se në Ditën Ndërkombëtare të Luftës kundër Korrupsionit, më 9 dhjetor do të nderohen kampionët ndërkombëtarë kundër korrupsionit të këtij viti dhe do të promovohen individë nga e gjithë bota, të cilët qëndrojnë me guxim kundër korrupsionit. ‘Teksa i afrohemi Ditës Ndërkombëtare të Luftës kundër Korrupsionit më 9 dhjetor, ne njohim rolin thelbësor që të rinjtë luajnë në luftën kundër korrupsionit. Me 1.9 miliardë të rinj në mbarë botën, ai ua merr atyre mundësitë arsimimin, punësimin, shërbimet shëndetësore dhe mundësinë për të shkëlqyer. Korrupsioni kontribuon në pabarazi dhe padrejtësi. Por të rinjtë nuk…