Monika Kryemadhi ankimon në GJKKO sekuestrimin e 2 vilave te ‘Kodra e Diellit’. Pas daljes nga SPAK në zbatim të vendimit “detyrim paraqitje”, Kryemadhi ka deklaruar se ka ankimuar vendimin për sekuestrimin e dy vilave te ‘Kodra e Diellit’. “Nuk kemi shpresë nga gjykata e Apelit. Shikojmë presion haptazi nga SPAK ndaj gjyqtarëve të Apelit. Do e cojmë në Strasburg”, u shpreh ajo. E pyetur për protestën e 6 dhjetorit, të thirrur nga Presidenti i Partisë së Lirisë, ish-bashkëshorti i saj Ilir Meta, Kryemadhi tha se nuk do të jetë në protestën e 6 dhjetorit para SPAK. “Nuk merrem më…
Author: tirana
Një aksident ka ndodhur në autostradën Fier-Lushnjë, në afërsi të vendit të quajtur “Pushimi i shoferit”. Një motoçikletë është goditur nga një automjet dhe pasi ka humbur ekuilibrin është përplasur edhe me pjesën anësore të autobusit. Pas përplasjes dhe rrëzimit, drejtuesi i motoçikletës ka marrë ndihmën e parë nga stafi mjekësor i ambulancës. Policia në vendngjarje ka disiplinuar trafikun dhe po dokumenton ngjarjen. Sipas të dhënave të para hetimore, motoçiklisti që nuk kishte në kokë maskën mbrojtëse dhe ai është lënduar pasi është rrëzuar në asfalt. Policia ka ndaluar drejtuesin e autobusit deri në sqarimin e rrethanave të aksidentit. Sipas…
Policia e Durrësit ka vendosur në pranga 2 persona dhe ka nisur hetimin për 7 të tjerë pasi u kapën në flagrancë në 5 lokale, duke organizuar lojëra fati, me celularë. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, nga kontrollet e vazhdueshme në ambiente të ndryshme, të kryera me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë konstatuar se në 5 lokale në Durrës, organizoheshin lojëra fati (baste sportive). Në vijim të veprimeve procedurale janë vënë në pranga shtetasit A. H., 32 vjeç, banues në Burrel dhe H. T.,…
Ministri Blendi Gonxhja ka dhënë lajmin e nisjes së shpërndarjes së bonusit të fundvitit për pensionistët dhe shifrat e përditësuara për mëngjesin e sotëm. Gonxhja deklaron se deri në orën 10:00 janë shpërndarë 19,566 bonuse, nga të cilët: 13,712 bonuse 15,000 lekë për pensionet nën 20,000 lekë, invalidët dhe pensionet familjare; 5,854 bonuse 10,000 lekë për pensionet mbi 20,000 lekë; “Të nderuar pensionistë, ju njoftojmë se bonusi mund të tërhiqet në çdo pikë të Postës Shqiptare ose Banka të Nivelit të Dytë deri më 30 Qershor 2025!”, deklaron ministri.
Policia malazeze arrestoi një shtetas shqiptar, të identifikuar si R. S, 27 vjeç, i cili kërkohet nga Interpol Athina. Kapja e tij u krye në pikën kufitare Sukobin (Muriqan), thuhet në njoftimin e administratës policore. Ndaj shtetasit shqiptar, ishte lëshuar një urdhër arresti nga Gjykatës e Apelit në Athinë për dyshimin e kryerjes së veprës penale të mbajtjes pa leje të mjeteve shpërthyese, e cila dënohet me burgim deri në 20 vjet. “Në komunikim ndërmjet oficerëve të Interpol Podgorica dhe Interpol Athina, u konfirmua identiteti i personit R. S dhe dokumentacioni i nevojshëm iu dorëzua gjyqtarit hetues të Gjykatës së…
Disa persona të panjohur i kanë vënë flakën zyrës së këshilltarit të BDI-së në Kumanovë, Fitor Jakupit. Këtë ai vetë e konfirmuar në rrjetin social Facebook ku shkruan: “Ju informoj se sot në orët e hershme diku afërsisht orës 3:05 të mëngjesit nga dora e zezë (të personave të panjohur) i’u është vënë flaka zyrës time private në Kumanovë”, shkruan Fitor Jakupi. Para një muaji këshilltari në Këshillin Komunal të Kumanovës, Fitor Jakupi kishte kërkuar përgjegjësi nga Maksim Dimitrievski për pjesëmarrjen e tij në promovimin e librit kundër UÇK-së. Për këtë ka reaguar përmes një njoftimi të jashtëzakonshëm edhe BDI.…
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali vlerësoi sot se dalja e Shqipërisë nga lista e vendeve në monitorim dhe vendosja në proces post- monitorimi erdhi si rezultat i reformave të ndërmarra. Spiropali iu drejtua me një fjalë mbledhjes së Komisionit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që po zhvillon punimet në Tiranë. Kryetarja e Kuvendit përshëndeti vendimin e Këshillit të Europës për nxjerrjen e Shqipërisë nga lista e vendeve nën monitorim dhe vendosjen në proces post-monitorimi, ndërsa rikonfirmoi angazhimin e Kuvendit për të udhëhequr procesin e reformave dhe progresin e Shqipërisë në respektimin e detyrimeve dhe angazhimeve që…
Partia Socialiste ka mbledhur Grupin Parlamentar ditën e sotme. Burime për gazetarin e Vizion Plus, Ermal Qori, bëjnë me dije se në mbledhje po diskutohen amendamentet e opozitës dhe qëndrimi që do të mbajë mazhoranaca në seancën e nesërme plenare. Mbetet në pikpyetje nëse PS do mbështesë ose jo propozimet e bëra nga opozita. PS kërkon pjesmarrje të plotë të deputetëve më seancën e 3 dhjetorit. Ditën e martë, 3 dhjetor, lideri i demokratëve, Sali Berisha, pritet të kthehet në ulësen e tij në Kuvend. Rikthimi i ish-kryeministrit vjen pas 11 muajve mungesë pasi prej 30 dhjetorit të 2023 ndodhej…
Festat e fundvitit nisin me një shpërthim emocionesh në zemër të Tiranës! Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ndarë lajmin e bukur se më 2 dhjetor, sheshi “Skënderbej” do të jetë qendra e një mbrëmjeje të paharrueshme. “Nata e Bardhë në zemër të Tiranës! 🤍 🗓️Më 2 dhjetor, 📍 sheshi “Skënderbej” do të shndërrohet në zemrën e festës, me një koncert që sjell artistë të njohur dhe atmosferë magjike për të gjithë! ✨ Një mbrëmje që nuk duhet humbur – muzikë 🎤, energji ⚡️ dhe momente të paharrueshme”, shkruan Veliaj në postimin e tij. Në këtë spektakël madhështor do të ngjiten në…
Momente frike dhe paniku shoqëruan ndeshjen e djeshme mes Fiorentinës dhe Interit. Mesfushori i Fiorentinës, Edoardo Bove, 22 vjeç, u rrëzua përtokë në minutën e 17-të dhe u transportua menjëherë me ambulancë me barelë. Aktualisht i riu është shtruar në terapi intensive në Spitalin Universitar Careggi, pra ka një përmirësim të gjendjes së tij shëndetësore. Sakaq mësohet se ai është i ndërgjeshëm/vetëdijshëm, teksa pritet që sot të kryejë analiza të mëtejshme. Sipas asaj që raporton Radio Manà Manà Sport, shkaku i sëmundjes që pësoi Bove dje është rënia e papritur e kaliumit (hipokalemia e rëndë) e cila mund të shkaktojë…
Shkolla artistike “Onufri” në Elbasan së shpejti do të mbështetet edhe me statusin e veçantë. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ndau në rrjetet sociale pamje nga kjo shkollë, e cila ka hapur dyert këtë vit të ri shkollor si një qendër e vërtetë artistike, falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Statusi i veçantë mundëson një autonomi të menaxhimit të shkollës, por dhe një ngritje të nivelit të cilësisë së shkollës përmes përfshirjes. “Shkolla “Onufri” në Elbasan ka hapur dyert, si një qendër e vërtetë artistike, falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Mbi 340 nxënës…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se në spitalin Universitar të Traumës është diagnostikuar dhe trajtuar kanceri i kokës së pankreasit me procedurën Whipple. Ministrja shkroi se diagnostikimi dhe ndërhyrja kirurgjikale është kryer në kohë dhe me standardet më të larta. “Stafi i kualifikuar dhe i përkushtuar; infrastrukturë e avancuar dhe e mirëorganizuar; teknologji e fundit për diagnostikim dhe imazheri. Mirënjohje stafit mjekësor që realizoi këtë ndërhyrje të suksesshme: kirurgët: Dr. Dritan Çela, Dr. Valmira Abilaliaj, Dr. Dorina Shtjefni, Dr. Ardian Kurti. Reanimatori: Dr. Dritan Muzhadhe Infermierët: Anxhela Lamce, Arta Prendi, Mirela Heti, Flutura Balla”, u…