Stresi është një gjendje e rënduar mendore ose emocionale që shkaktohet nga rrethana të caktuara. Megjithatë, kur jeni në humor të keq, ushqimi mund të jetë një armë e fuqishme për të përmirësuar gjendjen tuaj emocionale. Boronica-Boronicat janë një ushqim i shkëlqyer që ndihmon në uljen e stresit. Ato përmbajnë antioksidantë që mund të ndihmojnë në mbrojtjen e trupit nga dëmtimet e lidhura me stresin. Çokollatë e zezë-Çokollata e zezë është një tjetër ushqim që mund të ndihmojë në uljen e stresit. Ai përmban flavonoide që mund të ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut dhe reduktimin e inflamacionit në…
Author: tirana
Boksieri fierak Aleksandër Kallashi, synon titullin kampion bote me një ndeshje që dëshiron ta zhvillojë në qytetin e tij të lindjes, Fierin. Për këtë arsye i shoqëruar nga trajnerët dhe menaxherja e tij, 30-vjecari u prit nga kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi nga ku mori mbështetje për zhvillimin e sfidës për kampion bote. Aleksandër Kallashi është sfidant në peshën 69 kilogramë dhe dorezat i ka veshur për herë të parë në moshën 13-vjeçare. Vite e fundit ai ka jetuar dhe stërvitur në Dortmund të Gjermanisë.
Zv/kryeministrja Belinda Balluku, në një përgjigje për akuzat nga opozita, thotë se lufta kundër projektit strategjik të portit të ri të Durrësit është luftë kundër vendosjes së Shqipërisë në hartën e Mesdheut si një pikë e re e rrjetit të tregtisë navale. ”Sot u ka mbetur vetëm balta që edhe e eksportojnë jashtë në media të huaja, për t’u dukur më të besueshëm kur e hedhin pastaj këtu. Por sa më shumë baltë të hedhin, aq më thellë ajo baltë do t’i përpijë pranverën që vjen, kur do ta marrin përgjigjen jo me baltë, po me votat e shqiptarëve”,-shkruan Balluku…
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci thotë se sulmi ndaj kanalit të ujit në Zubin Potok është i lidhur me sulmin që Rusia kishte kryer në infrastrukturën energjetike të Ukrainës, kjo një ditë më parë duke lënë pa energji elektrike 1 mln banorë. ”Situata është nën menaxhimin të qeverisë së Kosovës, sa i përket dëmeve që shkaktoi sulmi, të gjitha ministritë kanë aktivizuar instrumentet që të menaxhojnë situatën. Është mundësuar furnizimi me energji elektrike dhe ujë të banorëve të zonës. E gjitha ishte e sinkronizuar, e ndërlidhur me aktivitete të tilla në nivel global. Ne kemi gjetur një lidhje…
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka pritur në takim artistët të cilët do të performojnë në koncertin festiv të ndezjes së dritave në kryeqytet, që do të nisë në orën 18:00 të mbrëmjes së sotme. Gjatë fjalës së tij, Veliaj u shpreh se gjatë gjithë natës deri në orët e para të mëngjesit do të vijojnë festimet në Tiranë në kuadër të Natës së Bardhë. “Jemi këtu me çunat e gocat më të paparë të qytetit, artistët më magjikë të Tiranës sonë, me të cilët në orën 18.00, sot pasdite do të hapim dritat e pemës së Vitit të Ri,…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka renditur para deputetëve arritjet në katër vjet qeverisje. Në Kuvendin e Kosovës, ai u shpreh se është krenar dhe me vetëbesim për mandatin e tij qeverisës, që sipas tij ka qenë me arritje dhe më shumë sfida. Kreu qeveritar përmendi zhvillimin ekonomik si sukses, rritjen e punësimit për 22 për qind si dhe ngritjen e pagës minimale. Krahas kësaj, Kurti nënvizoi sundimin e ligjit dhe shtrirjen e sovranitetit në veri dhe siç tha shpartallimin e grupeve kriminale atje. Kurti pati edhe një arsyetim për mungesën e njohjeve të reja. “Qëndroj para jush sot me…
Sali Berisha mbajti këtë të hënë një konferencë me gazetarët, ku u pyet nëse do të merrte pjesë në protestën e planifikuar nga Partia e Lirsë përballë SPAK-ut më 6 dhjetor. Berisha tha se SPAK nuk është në axhendën e opozitës, por theksoi se PD mbështet çdo protestë kundër diktaturës. Për të fokusi i opozitës nuk duhet të jetë që të merret me SPAK-un, por me kryeministrin Edi Rama. ”SPAK nuk ka pse të jetë axhendë e opozitës, se opozita nuk duhet të merret me SPAK, por duhet të merret me Edi Ramën. Është shumë e drejtë që opozita të…
Alfred Dedja mbeti i vrarë me armë zjarri, teksa po konsumonte një drekë në Ndroq, pasi u qëllua nga 27-vjeçari Julian Gjoshi. Julian Gjoshi është kunati i Altin Hajrit. Ky i fundit është pronari i kompleksit, “Golden”, ku para disa vitesh menaxher ka qenë pikërisht Alfred Dedja. Ekzekutimi dyshohet se ka ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës. Dedja ndodhej në një lokal në zonë kur është qëlluar nga Gjoshi. Policia i ka gjetur një armë edhe viktimës. Ndërsa i riu, ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes me një makinë tip “Benz” dhe ende ndodhet në…
Qyteti verior i Kosovës, sot nuk është furnizuar me ujë, ndërsa për këtë nuk ka patur një njoftim zyrtar. Situata pason shpërthimin në Kanalin e Ibër Lepencit të premten ku dhjetra kilogramë eksploziv iu vendosën kanalit që lidh liqenin e Ujmanit me ujësjellësin që furnizon disa qytete dhe KEK. Pas ngjarjes u raportua se ndërprerjet e herëpashershme të ujit do të vijonin deri në rekuperimin e plotë të dëmeve. Për sulmin janë arrestuar 8 të dyshuar njëri prej të cilëve është lënë në burg nga gjykata e Prishtinës të dielën e 1 dhjetorit. Shpërthimi në Zubin Potok Ambasadori Hovenier: ShBA…
Ish-kryebashkiaku i Durrësit, CVagjush Dako është paraqitur në SPAK këtë të hënë. Mësohet se Dako do të merret në pyetje lidhur me dosjen e ish-deputetit socialist, Jugis Çyrbja, i cili është arrestuar. Kujtojmë se një javë më parë, Gjykata e Posaçme Antikorrupsion e dënoi me 2 vite e 8 muaj burg Vagjush Dakon, i cili akuzohet se ka kryer veprën penale “shpërdorim detyre”, në dy raste. Njëri rast, ka të bëjë me ndërtimin e një pallati në Durrës 11 vite më parë, i cili u shemb nga tërmeti në nëntor të vitit 2019 dhe rasti tjetër me një tender për…
Ernest Gjoka është trajneri i ri i Skënderbeut. Një gjë e tillë është bërë me dije jo vetëm nga Gjoka por edhe nga presidenti i skuadrës korçare Ardjan Takaj, i cili ka pranuar se me Gjokën do të vijojë punën pas largimit të Ivan Gvozdenoviç, trajner i cili ka lënë shije të mirë në mjedisin korçar. Menjëherë pas dorëheqjes së serbit nga pankina korçare, Takaj kontaktin e parë e ka patur me trajnerin Gjoka që ka drejtuar disa ekipe mbarëshqiptare dhe palët kanë rënë dakord për të bashkëpunuar së bashku jo vetëm për këtë sezon, por edhe për sezonin tjetër.
Në një hetim gjyqësor në vazhdim, 6 shqiptarë janë arrestuar nga policia belge. Dosja ka të bëjë me një organizatë që thuhet se merret me importin dhe tregtimin e lëndëve narkotike përmes portit të Antwerpen. Hetimi nisi në vitin 2023, kur policia mori informacione për një grup shqiptarësh që do të importonin kokainë nga një ndërtesë në Somersstraat në Antëerp nëpërmjet portit të Antwerpen. Gjatë hetimit të gjerë nga Policia Gjyqësore Federale (FGP) Antwerp, dolën elemente se në godinën në fjalë ishte aktive një lavanderi kokaine, ku edhe kokaina do të rishtypej dhe paketohej. Nga atje, kokaina do të tregtohej…