Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen penale për ndërtimet pa leje në zonen e Patokut në Kurbin. Prokuroria kërkoi dërgimin për gjykim të: 5.Jetmir Mxhika, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal. Ndërsa për Amarildo Tuci, Florgen Gjoka, Françesko Gjoka, Anton Kola, Mario Nikollaj, Bardhok Gijini, Agustin Kola, Fatjon Frangaj të akuzuar për veprën penale të “Ndërtim pa leje” kërkoi pushim të hetimeve. Prokuroria kërkoi shuarjen e masës së sigurisë “Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” të dhënë nga GjykataShkallës së Parë të…
Author: tirana
Vendi ynë pritet të ndikohet nga masa ajrore të ftohta e të thata kryesisht në ditët e Hënë, e Martë. Më pas në mesjavë pritet të kemi kalim fronti të ftohtë me masa ajrore të lagështa. Për ditët e Hënë e Martë e pjesërisht e Mërkurë moti pritet të jetë me vranësira mesatare e të dendura si dhe intervale kthjellimi kryesisht përgjatë vijës bregdetare e pjesërisht përgjatë Ultësirës Perëndimore. Ndërsa nga mesjava e në vazhdim ku pritet dhe kalimi i frontit të ftohë, moti pritet të jetë me vranësira mesatare e të dendura të cilat pritet të shoqërohen nga reshje…
Të shtëna me armë zjarri u raportuan në Lezhë mëngjesin e sotëm. Policia ka sqaruar ngjarjen dhe sipas njoftimit të uniformave blu, shtetasi M.Gj, 45 vjeç, banues në Rraboshtë është vetëplagosur me armë në këmbë. “Në spitalin e Lezhës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi M. Gj., 45 vjeç, banues në Rraboshtë, Lezhë. Nga hetimet paraprak dyshohet se shtetasi M. Gj., është vetëplagosur me armë zjarri, në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut si dhe për dokumentimin ligjor të rastit.
Tridhjetë shtëpi në një zonë banimi në Uellsin jugor janë evakuuar pasi një gropë e madhe u shfaq në mes të rrugës. Sipas mediave britanike, njerëzve u është kërkuar të qëndrojnë larg pasi vrima prej rreth 15 metrash u shfaq në Nant Morlais, Pant, Merthyr, më 1 dhjetor. Oficerët e këshillit dhe policia janë në vend duke punuar me agjenci të tjera. Një deklaratë nga Këshilli Merthyr tha: “Nuk nevojitet ndihmë apo mbështetje e mëtejshme në këtë moment, por faleminderit të gjithëve që e kanë ofruar atë. Siguria është prioriteti ynë kryesor”. Ata lëshuan gjithashtu një paralajmërim, duke thënë: “Për…
Një tjetër ekzekutim i bujshëm ka tronditur Tiranën pasditen e djeshme. Një 50- vjeçar është vrarë nga një i njohuri i tij në një prej lokaleve më të njohura në zonën e Ndroqit, ndërsa viktima ka qenë i ulur vetëm në një tavolinë. Autori, i armatosur, ka hyrë në lokal dhe sapo i njohuri i tij është ngritur në këmbë t‘i jepte dorën, ai ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar duke e lënë të pajetë në lokal. Viktima dhe autori janë identifikuar menjëherë, jo vetëm se ata kanë qenë më herët të njohur për disa vepra penale, por se…
Pasiguria e pronësisë për tokën dhe strehimin është në rritje globalisht, duke përfshirë edhe Europën, paralajmëron një raport i ri. Rritja e kostove të qirasë dhe hipotekës janë ndër shtytësit kryesorë të këtij perceptimi në rritje të pasigurisë. Vlerësimi më i fundit global i sigurisë së pronësisë së tokës dhe banesave zbulon tendencat shqetësuese. Sipas Prindex* Report 2024, afërsisht 1.1 miliardë të rritur në mbarë botën – që përfaqësojnë 23% të popullsisë globale – ndjehen të pasigurt për të drejtat e tyre për pronë ose tokë. Ky perceptim është rritur ndjeshëm gjatë katër viteve të fundit. Shqipëria renditet e 5-ta…
Ditët e fundit Greqia është goditur nga moti i keq. Edhe sot parashikohet të vijojnë reshjet e borës dhe shiut në disa zona. Kështu, në disa zona të vendit të prekura nga moti i keq, shkollat do të qëndrojnë të mbyllura edhe sot. Shkollat më Selanik, Halkidi do të jenë sot të mbyllura ndërsa në Folorinë do të jenë të mbyllura edhe nesër. Me vendim të guvernatorit të Rajonit të Egjeut Jugor, Giorgos Chatzimarkos, pezullohet funksionimi i njësive shkollore të të gjitha niveleve arsimore për ditën e sotme në ishujt e Cikladeve dhe Dodekanezit, për shkak të dukurive të rrezikshme…
Nje plagosje me arme zjarri ka ndodhur gjate nates ne Lezhe. Nje person eshte plagosur ne afersi te fshatit Gryke Zeze. I plagosur Edmond Gjoka, eshte derguar me urgjence tek trauma. Ende nuk dihen rrethanat.
Dashi Të lindurit e kësaj shenje do duhet të marrim një vendim sot sa më shpejt të jetë e mundur. Kërkoni ndihmë nga njerëzit e duhur, në mënyrë që të mos gaboni gjatë zgjedhjes suaj. Sa i përket financave, nuk parashikohen ndryshime të rëndësishme. Demi Ndjehuni të lirë për të provuar diçka të re në romancë. Çdo gjë është e mundur. Ndërkohë, puna gjatë kësaj jave pritet t’ju shkojë mjaft mirë. Mbrëmjen e kësaj të hëne do të argëtoheni pafund. Ndërsa me financat këshillohet të bëni kujdes. Binjakët Marrëdhëniet familjare pritet të jenë në fokusin tuaj sot. Dita në punë…
Julian Gjoshi autori i dyshuar i vrasjes së 50-vjecarit Alfred Dedja nuk është një emër i panjohur për policinë. Në janar të vitit 2021 ai ishte arrestuar në Tiranë pasi ishte kapur me një pistoletë pa leje, por më pas ka rifituar lirinë. Gjoshi rezulton po ashtu të jetë kunati i Altin Hajrit pronarit të kompleksit luksoz Golden në Shijak, në kërkim nga policia për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës për pazare droge. Emri i Julian Gjoshit del edhe në hetimet e Prokurorisë së Posaçme për deputetin socialist të arrestuar, Jurgis Çyrbja. Ish-deputeti që akuzohet për shitje sekretesh hetimore…
Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi të bërë në Facebook, ka deklaruar se prokurori “Olsi Dado liroi vrasësin nga burgu!’ Berisha i referohej Julian Gjoshit, i cili dyshohet se sot ekzekutoi me armë zjarri Alfred Dedjan në Ndroq. “Miq, autorin e vrasjes në Ndroq, e liroi nga burgu anëtari i organizatës kriminale, SKAP-i i Partisë Ols Dado!”, shkruante Berisha. Por pas këtyre deklaratave ka reaguar SPAK, duke i përgënjeshtruar ato duke deklaruar se informacioni është i pavërtetë. “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përgënjeshtron deklaratën e sotme përmes të cilës aludohet se prokurori i posaçëm, Ols Dado…
Tirana dhe Partizani kanë barazuar në derbin e sotëm, sfidë e vlefshme për javën e 15-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Arena Kombëtare”, përfundoi në barazim pa gola 0-0. Një sfidë “fotokopje” me atë të fazës së parë, ku në derbi mungojnë përsëri golat. Edhe pse Partizani ishte më kërkues sidomos në pjesën e dytë, “të kuqtë” nuk ia dolën që të shënonin. Vlen të përmendet që në minutën e 28-të u shënua një autogol nga Sembene, që solli festën e Tiranës. Por pas verifikimit në VAR ky autogol u anulua për shkak të një pozicioni të parregullt…