Një media italiane ka publikuar një lajm të rremë për vdekjen e balerinit të njohur shqiptar, Kledi Kadiu. Artikulli me titullin provokues: “Lamtumirë Kledi Kadiu, balerini i Amicit largohet shumë shpejt: iku! Ata u përpoqën të bënin çdo gjë”, shkaktoi shumë reagime në rrjetet sociale dhe mes ndjekësve të tij. Kadiu ka reaguar menjëherë dhe me ironi përmes një postimi në “Instastory”. “Më tregoni se kur do të bëhet funerali, kështu që të kaloj për të bërë një përshëndetje të fundit”, shkruan Kledi në postimin e tij.
Author: tirana
LEZHA- Aktivistë të shoqërisë civile nga Italia dhe Shqipëria kanë protestuar kundër dhunimit të të drejtave të njeriut ndaj emigrantëve të ndaluar në brigjet italiane për t’i dërguar në kampet në Shqipëri në bazë të marrëveshjes Meloni-Rama. Protestuesit u mblodhën para portit të Shëngjinit teksa raportohet se kapatur dhe prezencë të shtuar të policisë. Kjo protestë vjen pas mbërritjes së dy grupeve të emigrantëve në Shqipëri të cilët u rikthyen pasi gjykata italiane rrezoi në të dyja rastet vendimin e qeverisë Meloni. Duket se Roma zyrtare po has vështirësi për marrëveshjen për emigrantët, në lidhje me dërgimin e tyre në qendrën…
RUMANIA- Qytetarët e Rumanisë do të kthehen sot në qendrat e votimit për ta zgjedhur Parlamentin e ri të vendit, në një kohë mosmarrëveshjes për zgjedhjet presidenciale të javës së kaluar, në të cilat një kandidat prorus i ekstremit të djathtë e fitoi rundin e parë befasisht. Kandidatët e ekstremit të djathtë, të cilët patën paraqitje shumë të mirë edhe në zgjedhjet presidenciale, pritet të shënojnë rritje në zgjedhjet parlamentare të së dielës. Më shumë se 10.000 kandidatë po garojnë për të zënë ulëse në parlamentin dydhomësh: 329 vende në Dhomën e Deputetëve dhe 136 në Senat. Një sondazh para zgjedhjeve…
Cikloni Fengal shkaktoi të paktën 19 viktima në Indi dhe Sri Lanka. Ndërkohe përmbytje masive pati në shtetin Tamil Nadu dhe rajonin Puducherry, pas kalimit të ciklonit nga bregu jugor i Indisë nga Gjiri i Bengalit të shtunën. ” Puducherry ishte goditur nga reshjet më të rënda të shiut në 24 orët e fundit në 30 vitet e fundit” – u shpreh zyra e motit e Indisë në rrjetet sociale të dielën. Cikloni la disa pjesë të qytetit jugor Chennai të përmbytura. Fluturimet nga ky qytet u pezulluan përkohësisht të shtunën, por u rinisën që në mëngjesin e hershëm të…
Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:00, në Bulevardin e Ri për në Paskuqan në kryeqytet, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona. Burimet zyrtare bëjnë me dije se shtetasi E. H., 23 vjeç, banues në Texas, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, me pasagjer shtetasin E. P., është përplasur me mjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin E. Sh., 34 vjeç, me pasagjere shtetasen A. N. Si pasojl e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët të cilët ndodhen në spital në kujdesin…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, përmes një konference për mediat ka deklaruar këtë të diel se autoritetet serbe po zhvillojnë një hetim për një shpërthim ndaj një kanali të Ibër-Lepencit në veri të Kosovës, duke i hedhur poshtë përsëri akuzat e autoriteteve kosovare se Beogradi ka gisht në sulmin ndaj infrastrukturës jetike kosovare. Kosova dhe Bashkimi Evropian e kanë cilësuar këtë sulm si akt terrorist. Shpërthimi mbrëmjen e së premtes i shkaktoi dëme të konsiderueshme kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, duke rritur frikën se shumë pjesë të vendit do të mbeteshin pa…
BE po ndjek nga afër zhvillimet e fundit në Kosovë. Shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit nga i cili rrezikohet furnizimi me ujë dhe energji elektrike për qindra mijëra qytetarë të Kosovës, Bashkimi Evropian e ka cilësuar si sulm “terrorist” si dhe akt “sabotues” dhe kërkon hetimin e ngjarjes dhe vënien e autorëve të sulmit para drejtësisë. Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell në largim (nga 1 dhjetori e merr detyrën, Kaja Kallas) në një njoftim për shtyp të shtunën (30.10.), tha se “BE-ja e dënon ashpër sulmin terrorist të kryer të premten në kanalin ujor në Ibër-Lepenc në Zubin Potok…
KAMËZ- Një aksident ka ndodhur në Kamëz nga ku mësohet se një 64-vjeçare ka ndërruar jetë në spital, pasi u përplas nga makina teksa po ecte. Lidhur me këtë ngjarje është arrestuar 30-vjeçari me inicialet A. H., drejtuesi i automjetit. Po nga ky aksident kambetur e lënduar një 58-vjeçare. Njoftimi: Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin A. H., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi në orën 17:30, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësoret shtetaset Z. K., 64 vjeçe, dhe Sh. K., 58 vjeçe, banuese në Kukës dhe Bathore. Si pasojë e…
TIRANA- Një 48-vjeçar me inicilate G. Q., është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se ka plagosur me thikë vëllain e tij. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Don Bosko”, në banesë, pas një debati për motive të dobëta me vëllezërve. Gjithashtu mësohet se i plagosuri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. “G. Q., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Don Bosko”, në banesë, pas një debati për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë), vëllain e tij, shtetasin I. Q., 53 vjeç, banues në Tiranë. 53-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
DURRËS- Ermir Murataj, 33-vjeç, Xhordjan Debrova, 19-vjeç janë arrestuar në Durrës pasi akuzohen se shpërndanin drogë në doza në një lagje të qytetit të Durrësit. Bëhet me dije se shërbimet e Policisë i lokalizuan në lagjen nr. 13, dy personat e lartpërmendur dhe gjatë kontrollit të tyre ju gjetën dhjetëra doza me lëndë të dyshuar narkotike e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
BERAT- Një konflikt mes fqinjësh është regjistruar në Dimal nga ku mësohet se tre persona kanë mbetur të plagosur me thikë dhe kosore. Lidhur me ngjarjen bëhet me dije se janë vënë në pranga dy persona, Bastri dhe Emiljano Xhalili, babë e bir. Ata akuzohen për veprën penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë”, në bashkëpunim” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme. Njoftimi: Plagosën me mjet prerës (thikë dhe kosore), fqinjët e tyre, gjatë një konflikti,…
GREQIA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selanik ditën e sotme nga ku mësohet se një 46-vjeçar shqiptar ka vrarë gruan e tij. Sipas mediave greke, 46-vjeçari ka plagosur dhe djalin e tij i cili ka ndërhyrë për të mbrojtur të ëmën. Ngjarja thuhet se ka ndodhur në shtëpinë e familjes ku çifti dyshohet se ka patur një debat. Sherri ka shpërthyer dhe më pas 46-vjeçari ka marrë një thikë dhe ka plagosur për vdekje gruan, ndërsa ka goditur edhe djalin e tyre 29-vjeçar, i cili u fut në mes. Bëhet me dije se autori është arrestuar nga efektivë të Repartit të…