SARANDA- 35-vjeçari Barjam Kanushi është arrestuar në Sarandë pasi dyshohet se prodhonte dhe shiste vaji kanabisi dhe posedonte dhe armë zjarri dhe armë të ftohta në banesë. Mësohet se 35-vjeçari u kap në flagrancë duke transportuar vaj kanabisi, me qëllim shitjen në qytetin e Sarandës. Bëhet me dije se gjatë operacionit janë sekuestruar 3.5 litër vaji kanabisi, një armë zjarri kallashnikov, një armë e ftohtë (thikë), fishekë dhe një sasi lëndë narkotike kanabis në formë çokollate. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme procedurale. Pjesë nga njoftimi: Komisariati i Policisë Sarandë, bazuar në informacionet…
Author: tirana
Pas një diskutimi të gjatë, stjuardët e Grand Prix të Katarit vendosën ta ndëshkojnë me një vend Max Verstappen, për drejtimin shumë të ngadaltë të makinës në kualifikime, gjë që shqetësoi George Russell, i cili përfitoi nga sanksioni për të rimarrë “pole position”. KATAR – Diskutimet duhet të kenë zgjatur, pasi në dokumentin zyrtar të FIA-s thuhet se vendimi është publikuar vetëm në orën 12:59 të mëngjesit me kohën e Dohas. Por stjuardët vendosën me të vërtetë të privojnë Max Verstappenin nga vendi e tij “pole” për Grand Prix të Katarit për shkak se kishte ecur shumë ngadalë në Q3, gjë…
LEZHA-Një aksident është regjistruar paraditen e sotme aksin Lezhë-Laç nga ku mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në kryqëzimin e Rriles. Bëhet me dije se nga goditja njëra nga automjetet ka shpërthyer në flakë. Gjithashtu mësohet se personat që ishin në automjetin që u përfshi nga flakët arritën të dilnin në kohë. Paraprakisht bëhet me dije se drejtuesit e mjeteve kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në spitalin e Lezhës.
Kryeministri i Polonisë e ka quajtur projektin prej 2.5 miliardë dollarësh të vendit për të forcuar kufijtë e tij lindorë, më të madhin e këtij lloji në Evropë që nga viti 1945. Në një vizitë për të parë përparimin e të ashtuquajturës Mburoja e Lindjes, Donald Tusk tha se kishte “kilometra” instalime “mbresëlënëse”, shpesh të padukshme me sy të lirë, shkruan Sky News. Bëhet e ditur se Mburoja e Lindjes është një nismë e mbrojtjes kombëtare e nisur nga qeveria për të forcuar kufijtë kryesisht me aleatin rus, Bjellorusinë dhe enklavën ruse të Kaliningradit. Ata janë gjithashtu kufijtë e jashtëm më…
KOSOVA- Ministri britanik për EUropën, Stephen Doughty e ka konsideruar si të tmerrshëm sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit në veri të Kosovës. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, ai ka kërkuar hetim të plotë për këtë ngjarje. Doughty thotë se ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi. “Sulmi i tmerrshëm ndaj ujësjellësit të Ibër Lepencit kishte për qëllim të prishte jetën në të gjithë Kosovën. Përpjekjet e suksesshme të punonjësve të emergjencës për të kufizuar dëmet kanë rikthyer infrastrukturën jetike. Duhet të bëhet një hetim i plotë dhe i menjëhershëm. Ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi”, shkruan…
Një 53-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi ka qëlluar me armë zjarri në ajër, teksa ka qenë i dehur. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Brataj, në Selenicë të Vlorës, ku dyshohet se 53-vjeçari ka pasur një konflikt me një person, për motive të dobëta. Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Moti i keq ka përfshirë të gjithë territorin në vend. Në qarkun e Kukësit, ka reshje shiu me intensitet të ulët dhe reshje bore në lartësinë mbi 450 m, ku në Shishtavec trashësia e saj shkon deri në 50 cm. Si pasojë e këtyre kushteve të motit të gjitha akset nacionale rrugore vazhdojnë të jenë nën trysninë e rënies së gurëve, inerteve dhe ngricave duke krijuar vështirësi në qarkullimin normal të mjeteve në disa segmente rrugore. Aktualisht të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Disa zona kanë probleme me furnizimin me energji elektrike, si Njësia Administrative Tropojë, Fshatrat Zogaj, Kepeneg,…
Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump ka kërkuar nga një grup vendesh në zhvillim angazhim për përdorimin e dollarit amerikan si monedhë rezervë dhe kërcënoi se do të vendoste një tarifë 100% nëse ato përpiqen ta braktisin atë. “Ideja që vendet e BRICS po përpiqen të largohen nga dollari ka përfunduar”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social, duke iu referuar akronimit për grupin ku përfshihen Brazili, India, Rusia, Kina dhe Afrika e Jugut. Aleanca gjeopolitike është zgjeruar duke përfshirë Iranin, Egjiptin, Etiopinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. “Ne kërkojmë një angazhim nga këto vende që ata as nuk…
Dashi Energjia jote shpërthyese do të shkëlqejë edhe më shumë këtë të diel. Dielli dhe Marsi të mbështesin, duke të bërë të pandalshëm dhe plot iniciativë. Përdore këtë forcë për të çuar përpara projektet e tua. Por ki kujdes: Merkuri të fton të jesh i matur në dashuri. Nëse ke pasur një grindje me partnerin, sot është dita ideale për të bërë paqe. Këshilla e Paolo Fox: Mos lejo që nxitimi të të prishë mundësitë. Ji i durueshëm! Demi Kjo është një ditë disi sfiduese për Demin. Yjet duket se duan të testojnë durimin tënd, sidomos në çështjet familjare. Por…
Dita e diel do të sjellë një tjetër rënie të temepraturave të ajrit në vend. Sa i përket kushteve atmosferike, pjesa e parë e ditës mbetet në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta, duke krijuar mundësi të pakta me reshje të izoluara shiu. Në juglindje pritet të ketë sërish shfaqje të reshjeve të dëborës. Në pjesën e dytë të ditës, do të ketë përmirësim gradual të kushteve të motit.
Një debat mes Xhenetës dhe Drilonit ka tërhequr vëmendjen e publikut. Gjatë diskutimit, Xheneta u shpreh me vendosmëri lidhur me të drejtën e saj për zgjedhjet personale. “Ti flet vetëm për puthjet e mia, që janë diçka shumë normale. Nëse dua të puthem me pesë djem, apo edhe të kem marrëdhënie me ta, kjo është e drejta ime”, tha ajo, duke theksuar lirinë dhe autonominë e saj. Nga ana tjetër, Driloni reagoi duke theksuar qëndrimin e tij personal. “Ti nuk po më pranon që unë nuk dua të bëj gjëra të tilla”, tha ai, duke sqaruar se nuk dëshiron të…
Belind Këlliçi, thotë se Sali Berisha u lirua nga arresti i shtëpisë, por dikush duhet të përgjigjet për 333 ditët që qëndroi në atë masë sigurie pa fakte dhe pa prova. Sipas tij, kreu i demokratëve u lirua vetëm sepse drejtësia sipas tij e komanduar, e kuptoi se çështja do të shkonte në Strasburg. ”Për këtë arsye, ata vendosën që ta lironin përpara se ta lironte Strasburgu. Për të ngritur një amulli sikur gjykatat janë të pavaruara nga Edi Rama. Dihet botërisht që edhe sot nuk ka një akuzë ndaj Berishës”. Po ashtu Këlliçi hodhi akuza ndaj sistemit të drejtësisë…