Europa është plot me destinacione për vitin 2025 që tërheqin vëmendjen e turistëve nga e gjithë bota, ku Tirana bën pjesë në këtë grup të vendeve sipas një reviste spanjolle. Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka postuar fotot, dhe shkruan që ”Revista spanjolle “Dimensión Noticias” ka vënë kryeqytetin tonë në hartën e aventurave të reja turistike! Nga sheshi “Skënderbej” te mikpritja që të bën të ndihesh si në shtëpi-Tirana është destinacioni që duhet të jetë në listën tuaj”.
Author: tirana
Prindërit e fëmijëve në shkollën “Fan Noli” paralajmërojnë se do të protestojnë çdo të martë për sigurinë e fëmijëve të tyre. Vrasja e 14-vjeçarit Martin Canit duhet të zbardhet sa më parë apelojnë ata. “Duke qenë se kanë kaluar 12 ditë nga ngjarja që na tronditi të gjithëve dhe ende nuk kemi një version përfundimtar të saj, por vetëm deklarata kontradiktore nga policia e shtetit, ku herë fajësohet media dhe herë protestuesit, ende pas 12 ditësh nuk kemi zbardhje të plotë të ngjarjes. Ne kërkojmë një hetim të plotë për ngjarjen dhe vendosjen para organeve të drejtësisë të të gjithë…
Kombëtarja U-19 e vajzave fitoi sot me rezultatin 3-0 përballë Moldavisë. Ky është suksesi i dytë brenda pak ditësh në ndeshjet e raundit të parë të kualifikueseve të Europianit 2025 për këtë grup-moshë, duke mposhtur me rezultatin 3-0 Moldavinë në stadiumin “Arena Kombëtare”. Goli i Stela Vatës, një autogol i Moldavisë dhe një gol i kapitenes Xhesika Ndoj vendosën sfidën, që u dominua thuajse në të 90-të minutat nga Shqipëria. Trajnerja Luçije Gjini e nisi me këtë formacion ndeshjen: Spahiu (GK), Hasaj, Nika, Hysa, Vata, Hoxhaj, Qose, Ndoj (c), Methoxha, Ago, Vasa. Ndeshja nisi mjaft mirë për Shqipërinë e Luçije…
Tekniku i Egnatias, Edlir Tetova analizoi fitoren 3-1 ndaj Elbasanit. Fitorja? Fituan ndaj Elbasanit. Është e vërtetë që pjesën e parë nuk ishim shumë mirë për të ruajtur ritmin. Lojtarët e mefushës ishin në markim 1-1 me të Elbasanit. Pas pushimit u thash lojtarëve të provonin në zonat boshe. I kënaqur me atë çfarë bëri skuadra. Mungesat dhe rikthimi i Kasas? Ma shërben shumë Kasa. Është element shumë i rëndësishëm dhe duhet të merrte minuta. Ato 20 minuta luajti shumë mirë. Pësimi i golit? Krahun e fortë duhet të kishim të djathtin. Janë situata dhe nuk më vijnë mirë për…
Bashkimi Europian dënon sulmin e së premtes ndaj kanalit të ujit Iber Lepenc në Zubin Potok, në veri të Kosovës. Ky sulm është një akt sabotimi ndaj infrastrukturës kritike civile të Kosovës, thuhet në deklaratën e BE. Kanali furnizon me ujë të pijshëm një pjesë të konsiderueshme të popullsisë dhe është një element jetik i sistemit energjetik të vendit. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së shprehu mbështetjen për autoritetet kosovare dhe theksoi se BE po koordinon hapat e mëtejshëm me partnerët përkatës, përfshirë misionin e KFOR-it në terren. Gjithashtu, misioni civil i sundimit të ligjit i BE-së, EULEX, po ndihmon autoritetet…
Këngëtari Xuxi ka konfirmuar se banorët e “Big Brother VIP Kosova” paguhen për qëndrimin në shtëpi. Në një bisedë spontane gjatë një momenti të qetë në dhomën e gjumit, ai zbuloi se për çdo shtatë ditë qëndrim në shtëpi, ai paguhet 600 euro. “Nuk është keq 600 euro për 7 ditë”, tha Xuxi, duke u munduar që të mos e bëjë shumë të dukshme shifrën, por kjo nuk kaloi pa u vënë re nga fansat, të cilët e shpërndanë video-n në rrjetet sociale. Ky pohim hedh dritë mbi aspektin financiar të pjesëmarrësve në këtë reality show. Për më shumë, ky…
Kryeministri Edi Rama ka treguar pamjet e mrekullueshme nga zona e Qafë Thanës që tashmë është “veshur” me petkun e borës. ”Qafë Thana nën petkun e dëborës dhe rruga e qarkullueshme për të shijuar bardhësinë e juglindjes këtë fundjavë”,-shkruan Rama. Dogana e Qafë Thanës, është pika kryesore hyrëse e fluksit të qytetarëve në juglindje të vendit, ndërsa është vizituar nga një numër i madh turistësh gjatë gjithë vitit. Kjo pikë kufitare lidh vendin tonë me Maqedoninë e Veriut, ndërsa në prag të festave të dhjetorit pritet të ketë fluks më të shtuar vizitorësh.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka biseduar sot me ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe ambasadorin e BE-së, për të biseduar për zhvillimet e fundit në vend, një ditë pas sulmit kundër kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në veri të vendit, njoftoi Presidenca. Osmani theksoi në takim me ambasadorët se ky ishte “një sulm terrorist ndaj infrastrukturës jetike të Kosovës, i cili e cenon sigurinë kombëtare të Kosovës”. “Në takim u diskutua për reagimin e institucioneve përgjegjëse karshi kësaj situate, me ç’rast si presidentja Osmani, sikurse edhe ambasadorët kanë bërë vlerësimin më të lartë për menaxhimin dhe punën e bërë”,…
Vedat Muriqi mund të largohet nga Mallorca. Për sulmuesin e Kosovës, ka interesime të rëndësishme nga Superliga turke, aty ku ka luajtur edhe në të kaluarën. Ai është kthyer në një objektiv të Galatasaray-t. Dëmtimi i Mauro Icardit, ka bërë që drejtuesit të mendojnë për një lëvizje në merkaton e janarit. Muriqi i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Fenerbahce, pëlqehet shumë nga Galatasaray dhe do të provojnë ta afrojnë në merkaton e dimrit. Sulmuesi ka kontratë të vlefshme me Mallorca-n deri në Qershor të vitit 2027 dhe mbetet të shihet nëse spanjollët do të pranojnë të heqin…
Sali Berisha akuzon SPAK-un se po manipulon dosjen e Elbasanit, ku dhjetëra persona janë dërguar para drejtësisë, si pjesë e një organizate kriminale të drejtuar nga Suel Çela. “Krimet e bandës së Elbasanit, bandave të Elbasanit, të themi të vërtetën nuk është një bandë, por janë 2-3 ose më shumë, tashmë janë universalisht të njohura. Për të pasur qytetarët një ide, përveç vrasjeve të shumta që kanë ndodhur midis tyre, banda për të cilën është publikua dosja, banda e Suel Çelës, del se kishte të porositura 1500 kg kokainë nga Ekuadori dhe Holanda. Shqipëria është vend kryesor i shpërndarjes së…
Pas shumë dueleve derbi mes Tiranës dhe Partizanit të barabarta, ky i kësaj të diele do të vërë përballë dy skuadra që po luajnë dy kampionate krejtësisht të ndryshme. Nga njëra anë është Tirana, që ka përmirësuar disi gjatë dy javëve të fundit një nisje nën pritshmërive të këtij sezoni, duke marrë dy rezultate pozitive radhazi. Nga ana tjetër është Partizani, që ka pësuar vetëm një humbje në javën e parë ndaj Vllaznisë dhe që është në krye të klasifikimit, dy pikë para skuadrës shkodrane. Një nga arsyet e kryesimit të Partizanit është pikërisht mbrojtja, që është më e mira…
I gjithë territori i Qarkut Kukës është i përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët dhe reshje bore në lartësinë mbi 600 m. Si pasojë e këtyre kushteve të motit të gjitha akset nacionale rrugore vazhdojnë të jenë nën trysninë e rënies së gurëve, inerteve dhe ngricave duke krijuar vështirësi në qarkullimin normal të mjeteve në disa segmente rrugore. Subjektet kontraktore kanë punuar gjatë gjithë kohës me të gjitha kapacitetet për mbajtjen funksionale të tyre. Aktualisht të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Nga bashkia Kukës, Tropojë dhe Has nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente. I…