Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani ka dhënë lajmin e keq për tifozët e tij. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, 29-vjeçari kuqezi ka njoftuar se ka pësuar një dëmtim dhe do të mbyllë vitin, teksa nuk do të jetë dot i gatshëm për ndeshjen e fundit të skuadrës së tij, Gwangju. “Për shkak të një dëmtimi, unë nuk mund të jem pjesë e ekipit për ndeshjen e fundit të këtij sezoni. Mbaron për mua ky sezon i gjatë, ku isha i aftë të jepja më të mirën time për të ndihmuar skuadrën. Dua të falënderoj shokët e…
Author: tirana
Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq, procedimin penal penal nr. 6055 viti 2021 për kryerjen e veprës penale “Mashtrim kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, e parashikuar nga neni 143/b-2 të Kodit Penal dhe ‘‘Pastrimi i Produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale“ të parashikuar nga neni 287 i K.penal.Hetimi tre vjeçar i kryer me metoda speciale, u realizua në bashkëpunim me shërbimet partnere te vendeve europiane dhe dëmi i shkaktuar kap vlerën mbi 2 milionë euro. Hetimi u iniciua në bashkëpunim me autoritetet…
Kreu i qeverisë, Edi Rama ka reaguar pas shpërthimit me lëndë eksplozive mbi Kanalin e Ibër-Lepenic, në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut. Përmes një reagimi në platformën “X”, Rama e quan sulmin krim të rëndë që cenon jetën e qytetarëve të Kosovës. Shefi i qeverisë bën thirrje që ngjarja të zbardhet dhe të ndëshkohet. Gjithashtu i bën thirrje Bashkimit Evropian që të heqë sanksionet e mbetura ndaj Kosovës. Edi Rama: Akti i sabotazhit mbi infrastrukturën kritike të furnizimit me ujë në kanalin e Ibër Lepencit është një krim i rëndë, i cili cënon jetën e qytetarëve të Kosovës…
Mëngjesi i kësaj fundjave ka zbardhur nga dëbora të gjithë fshatrat malorë në Qarkun e Elbasanit. Dëbora ka mbuluar fshatrat në lartësinë mbi 900 metra mbi nivelin e detit dhe vazhdon të bjerë me intensitet të lartë.Trashësia më e madhe mëngjesin e kësaj të shtunë është regjistruar në fshatrat e Njësisë Administrative Steblevë, në fshatin Qarrishtë, Rrajcë dhe në disa fshatra të tjerë malorë. Ndërkohë që në zonën e ulët bien reshje shiu, ndërsa temperaturat janë ulur ndjeshëm. Aktualisht për shkak të mbizotërimit të motit të keq ka vetëm probleme të furnizimit me energji të disa lagjeve në fshatrat malorë.…
Kryeministri Edi Rama, në podcastin “Flasim” ka diskutuar në lidhje me jetën e shqiptarëve të kthyer në Atdhe për të jetuar. Ai ka theksuar se sipas tij në vendin tonë punohet për të jetuar dhe nuk jetohet për të punuar, duke nënvizuar rëndësinë e jetës sociale. Rama ka rikujtuar edhe një herë historinë e personit që ka bërë shoferin për të në takimin me diasporën në Londër rreth një javë më parë, i cili kishte shkuar në Angli me kamion dhe sot kishte një biznes të vetin. “Isha në Londër, një superdjalë që bëri shoferin për mua, kishte shkuar me…
Presidenti Bajram Begaj, zhvilloi një bisedë telefonike me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ku dënoi ashpër aktet terroriste me lëndë eksplozive mbi Kanalin e Ibër-Lepenic që synojnë shkatërrimin e infrastrukturës kritike të Kosovës e cënon sigurinë kombëtare të Kosovës. Presidenti mbështet fuqishëm të gjitha përpjekjet e Republikës së Kosovës për përballimin e situatës dhe hetimin e ndëshkimin e plotë të këtij akti sabotues e terrorist. Një shpërthim i ndodhur mbrëmjen e 29 nëntorit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, nga ku furnizohen me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa…
Një nga sfidat me të cilat përballen të gjithë prindërit është se cilën mënyrë do të zgjedhin për rritjen e fëmijëve të tyre në vitet e para të jetës, kur vetë ata duhet t’i rikthehen punës së përditshme. Janë të shumtë prindërit, kryesisht nënat, që pas përfundimit të lejes 1-vjeçare të lindjes, gjenden përballë dilemës gjyshe, dado apo në çerdhe dhe kopsht. Për sociologun Gëzim Tushi, gjyshërit janë jo vetëm “kujdestarët më të besuar”, pas prindërve, të fëmijëve, por kontribuues vullnetarë që kryejnë një punë, e cila mund të kryhet nga institucionet specifike të shërbimit komunitar për fëmijët. “Gjyshërit janë…
Ministri i Jashtëm i Ukrainës Andrii Sybiha ka nxitur homologët e tij në NATO për t’i bërë ftesë vendit të tij gjatë takimit të javës së ardhshme në Bruksel për anëtarësim në aleancën ushtarake perëndimore, sipas përmbajtjes së një letre që e ka parë agjencia e lajmeve Reuters të premten. Letra është pjesë e një nisme të re të Kievit për të siguruar ftesën që t’i bashkohet NATO-s, pjesë e “planit të fitores” të shpalosur muajin e kaluar nga Presidenti Volodymyr Zelensky për t’i dhënë fund luftës së shkaktuar nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës në vitin 2022. Ukraina thotë…
Shtetet e Bashkuara e dënuan sulmin e së premtes në kanalin e furnizimit me ujë nga liqeni i Ujmanit në veri të Kosovës. Në një deklaratë të publikuar nga ambasadori amerikan Jeff Hovenier, thuhet se Shtetet e Bashkuara e dënojnë fuqishëm sulmin e 29 nëntorit “në infrastrukturën kritike në Kosovë duke dëmtuar një kanal ujor në Zubin Potok që është thelbësor për furnizimin me ujë të Kosovës dhe funksionimin e termocentraleve të Kosovës. Ne jemi duke e ndjekur situatën nga afër, do të mbështesim një hetim gjithëpërfshirës dhe i kemi ofruar mbështetjen tonë të plotë Qeverisë së Kosovës për të…
Një muaj pas katastrofës mjedisore që përfshiu rajonin e Valencias duke shkaktuar mbi 200 të vdekur, Spanja miraton një masë historike: pushimin klimatik, shkruan corriere.it. Parlamenti do të ketë një muaj kohë për ta kthyer në ligj – dekretin që u lejon punëtorëve të marrin deri në katër ditë leje me pagesë në rast të kushteve ekstreme të motit që mund të rrezikojnë jetën e tyre në udhëtimin nga shtëpia drejt vendit të punës. Frymëzimi vjen nga legjislacioni që ekziston tashmë në Kanada dhe parashikon që njerëzit mund të vlerësojnë nëse duhet të përfitojnë nga pushimi me pagesë pas paralajmërimeve…
Reshjet e dëborës janë rikthyer serbisht në qarkun e Korçës. Reshjet kanë qenë prezentë prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në lartësitë mbi 1300 m. Sipas informacioneve reshjet vijojnë akoma. Në Dardhë dhe Voskopojë trashësia e dëborës ka shkuar nga 5-10 cm. Kontraktorët ndodhen në terren për çdo situatë të krijuar nga moti, për pastrim dhe kriposje të rrugëve. Nuk ka vështirësi në qarkullimin e mjeteve por drejtuesit duhet të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Ndërkohë pjesa tjetër e qarkut të Korçës prej mbrëmjes së djeshme është përfshirë nga reshjet e shiut dhe temperaturat…
Dashi Kjo nuk është një prej ditëve më të mira, pasi ka diçka që ju shqetëson. Ndjeni një ndryshim të fortë prej pak kohësh, dhe personat që ju rrethojnë nuk po ju njohin. Ky nuk është një moment i mirë për dashurinë, pasi ka shumë polemika dhe probleme, sidomos sa i takon lidhjeve që kanë nisur gabim. Demi Parashikohet një e shtunë e mbushur me mundësi të shumta lidhur me realizimin e një projekti. Por kjo gjë vlen vetëm për ata që kanë punuar dhe që më në fund mund të kërkojnë shpërblim. Fizikisht nuk do të jeni në formën…