Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me mbizotërim të motit të vranët dhe me reshje shiu. Ditën e shtunë reshjet e shiut do të jenë të herëpasherëshme me intensitet të ulët deri në mesditë në pjesën më të madhe të vendit dhe prej orëve të mesditës reshje shiu me intensitet deri mesatar në formë shtrëngatash. Reshjet do të vijojnë të jenë të herëpasherëshme në formën e shtrëngatave afatshkurta lokale deri në orët e vona të mbrëmjes së ditës së diel, kryesisht të përqëndruara në pjesën lindore të vendit. Në Alpe dhe relievet malore në…
Author: tirana
Dashi-Hëna e re që ngrihet në shtëpinë tuaj të nëntë të fatit dhe aventurës aktivizon dëshirën tuaj për të zgjeruar mendjen dhe njohuritë tuaja. Përveç kësaj, ju hap oreksin për përvoja të reja, të cilat do t’ju nxjerrin jashtë poligonit tuaj të qitjes dhe do t’ju shtyjnë të rishikoni pikëpamjet tuaja nga një këndvështrim krejtësisht tjetër. Të mos harrojmë se edhe ne e kemi Mërkurin retrograd, kështu që ndryshimi i mënyrës së të menduarit është një hap për tu zgjedhur. Mos hezitoni ta hapni veten ndaj perspektivës për të mësuar nga e kaluara juaj për të përshpejtuar evolucionin tuaj në…
Në Shqipëri janë mbi 1700 raste me HIV. Raporti i OBSH për mbikqyrjen e HIV/AIDS në Europë thekson se nga viti në vit rastet në Shqipëri kanë ardhur në rritje. Në total nga 1725 raste, 73 % janë meshkuj të infektuar. E thënë ndryshe, në Shqipëri me HIV janë 1257 meshkuj dhe 468 femra. Ajo që bie në sy në të dhënat e OBSH për Shqipërinë, është fakti se 21% e të infektuarve meshkuj e kanë marrë virusin nga kontakti seksual me meshkuj të tjerë, si dhe në 9 raste nga injektimi i drogave me shiringë. Megjithatë në shumicën e…
Enkelejd Alibeaj, i cili muaj më parë iku nga PD, sot tregon një bisedë me ish-kryeministrin Sali Berisha. Alibeaj thotë se ia ka thënë në sy Berishës para tre vitesh se ai nuk është ofertë për shqiptarët dhe se nuk mund ta sjellë PD në pushtet. Po ashtu Alibeaj tregon se si Berisha iku nga zyra dhe më pas me ironi kujton episodin e dhunshëm në selinë blu që e rrethoi me militantë, ku thotë se u kthye për ta pushtuar. “S’ka asnjë lloj bashkimi edhe me pjesën që unë përfaqësoj me Berishën, me atë që përfaqëson përtej non gratës,…
Autoritetet e Kosovës njoftuan sot se persona të panjohur kanë hedhur një granatë dore në ndërtesën e komunës së Zveçanit në veri të Kosovës të enjten vonë, duke lënë pas vetes dëme materiale, po pa pasoja në njerëz. Ky është sulmi i dytë brenda pak kohe në këtë komunë të banuar me shumicë serbe, ku të martën e kësaj jave persona të panjohur hodhën dy granata dore në oborrin e stacionit policor. Policia e Kosovës tha se rasti i së enjtes mbrëma po trajtohet si vepër penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, por tani për tani nuk ka të dyshuar…
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci jep detaje mbi fabrikën që do të ndërtojë Kosova për prodhimin e municioneve dhe dronëve. ”Ideja është që ta nisim me municione të kalibrit të vogël fillimisht, pastaj me të tjera. Kryesisht, do të jenë municione për përdorim nga Forca e Sigurisë së Kosovës. Përveç aspektit të prodhimit, kemi pasur parasysh që të kemi edhe standardet që do të përdoren për prodhimin e këtyre municioneve. Jemi të sigurt që do të shkojmë në atë drejtim. Do të jetë mundësi edhe për vendet e rajonit, duke pasur parasysh që në vendet e rajonit nuk…
Analisti Fitim Zekthi, thotë deklaroi se Partia Demokratike sot është në një provë zjarri. Për të Berisha ka kohë që thotë se e mund Ramën në zgjedhje dhe se kjo fjali do të shikohet nëse do të rezultojë e vërtetë në zgjedhje parlamentare në 2025. Për Zekthin, lëvizja e Sali Berishës nuk e mund dot qeverinë aktuale, pasi është jashtë kohës dhe flet me gjuhën e vjetër. Zekthi shton edhe se lëvizja e Berishës nuk shikon nga vetja dhe fatkeqësisht është kundër SPAK. ”Problemi kryesor që ka Berisha është se nuk mund të ndërtojë dot një parti, që është kundër…
Sot Shqipëria feston 80-vjetorin e Çlirimit të vendit nga forcat nazifashiste më 1944. Krerët më të lartë të politikës në vend, në kuadër të Ditës së Çlirimit kryen homazhe te Varrezat e Dëshmorëve, ku edhe u vendosën kurora me lule. I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë “Foton e Ditës” në rrjetet sociale, teksa kryen homazhe përballë monumentit “Nënë Shqipëri”, në të cilin shkruhet “Lavdi e Përjetshme Dëshmorëve të Atdheut”.
”Bashkimi kombëtar po na vjen dhe është i pashmangshëm”,-thotë Mehmet Prishtina stërnipi i Hasan Prishtinës, duke përforcuar idenë e stërgjyshit të tij. ”Bashkimi po na vjen dhe duhet të vijë pavarësisht se ne punojmë dhe është fat që kemi miq të fortë SHBA, që e dinë se pa bashkim nuk mund të mbijetojmë. Bashkimi është i pashmangshëm dhe nevojë jetike”. Sipas tij Hasan Prishtina nuk bënte asnjë kompromis për bashkimin kombëtar dhe kjo e diferenconte nga politikanët e asaj kohë, ndërsa tregon dallimin mes tij dhe Ahmet Zogut. “Nuk bëri asnjë kompromis, i janë bërë shumë oferta të gjithë përfaqësuesit…
Në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit është zhvilluar një garë ndërmjet gjimnazeve të vendit në volejboll dhe futboll. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, thekson se “edhe sporti u bë urë bashkimi për gjimnazistët nga çdo cep i vendit, që konkurruan gjatë këtij muaji në dy disiplina sportive: futboll dhe volejboll”. Sipas ministres, në ndeshjet finale që u zhvilluan në Tiranë, gjimnazi “Oso Kuka”, Shkodër, në disiplinën e futbollit dhe Gjimnazi i Rrëshenit, Mirditë, në disiplinën e volejbollit, u shpallën fituesit e Kupës së 80-Vjetorit të Çlirimit. “Urime fituesve dhe gjithë nxënësve e…
Është festuar në mënyrë dinjitoze 80-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë nga Organizata e Veteranëve Mat, Bashkia Mat dhe Organizata e Dëshmorëve Mat. Qindra qytetarë matjanë nderuan të rënët për liri. Kryetarët e bashkive, Agron Malaj e Valbona Kola, Nënprefekti Hasan Pasha, kryetari i organizatës së veteranëve Sefer Duka, kryetarja e organizatës së familjeve të dëshmorëve Shpresa Gjestila, ushtarakë, drejtues të Policisë së Shtetit vendosën kurora dhe buçeta me lule pranë obeliskut në varrezat e dëshmorëve Mat. Gjatë një takimi solemn u përmendën nga historiani Sefer Duke përpjekjet, sakrificat, gjaku i derdhur nga matjanët në luftën nacionalçlirimtare. Kryebashkiaku i Matit, Agron…
Në Bruksel është kryer transferimi i detyrës tek Presidenti i ri i Këshillit Evropian Antonio Costa që për pesë vitet në vijim do të drejtojë samitet e liderëve të 27 shteteve evropiane. Costa u ndal edhe tek mbështetja për shtetet kandidate po pa dhënë sipas tij afate artificiale për anëtarësimin e tyre në BE. “Zgjerimi me shtetet e Ballkanit perëndimor dhe ato të lindjes është një mjet i fuqishëm për të promovuar paqe dhe stabilitet dhe po ashhtu një domosdoshmëri gjeopolitike. Si Bashkimi Evropian edhe shtetet kandidate duhet të punojnë më fort dhe më shpejt pa dhënë afate artificiale pa…