Author: tirana

Sfidë e fortë mes Elbasanit dhe Egnatias në Rrogozhinë. Në duelin e vlefshëm për javën e 15 të Superligës dy ekipet që këtë sezon kanë ambicie maksimale do të luftojnë vetëm për fitore. Për trajnerin Tetova kjo ndeshje është e veçantë pasi do të jetë e 100 në krye të ekipit rrogozhinas. Në konferencën në prag të sfidës, ai tregoi se ka shumë besim te djemtë ndonëse mungojnë dy lojtarë të rëndësishëm si Ndreca dhe Fangaj. Çdo ndeshja ka vështirësitë e veta, lufta është mes 10 skuadrave. Na pret një ndeshje e vështirë me Elbasanin, do të jetë e bukur…

Read More

Këngëtarja Rovena Stefa ka ndarë detaje të veçanta rreth karrierës së saj muzikore dhe ndikimit që kjo ka pasur në jetën e saj personale. Në një bisedë me Gjestin, ajo ka rrëfyer për përkushtimin e saj të madh ndaj muzikës dhe sakrificat që kanë ardhur si rezultat i këtij dedikimi. Rovena pranoi se karriera e saj e pasur dhe angazhimi i pandërprerë në muzikë kanë ndikuar që ajo të mos gjejë kohë për të ndërtuar një jetë familjare. “Nuk kam arritur të martohem dhe të krijoj familje sepse i jam përkushtuar shumë, po shumë muzikës”,-u shpreh këngëtarja, duke treguar se…

Read More

Policia Rrugore ka ndëshkuar 78 drejtues mjetesh për shkelje të rregullave, kjo kryesisht gjatë festimeve për 112-vjetorin e Pavarësisë. “Gjatë mbrëmjes së djeshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë kanë intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore, për evidentimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet. Kontrollet janë përqëndruar në drejtim të evidentimit dhe ndëshkimit të atyre drejtuesve të mjeteve që kryejnë parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme në rrugë, qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe shkelje të…

Read More

Moti i keq me reshje shiu dhe bore që ka përfshirë një pjesë të territorit të vendit ka shkaktuar probleme në disa akse rrugore. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se është ndërhyrë në akset rrugore në të cilat ka pasur probleme si pasojë e motit të keq me reshje shiu. Sipas ARRSH-së, reshje shiu me intensitet mesatar kanë përshkuar vendin duke sjellë rënie gurësh e inertesh të cilat janë pastruar menjëherë pa shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve. Në akset Ura e Zapodit-Shishtavec, Bogë-Theth dhe Tamarë-Vermosh ka pasur reshje dëbore.

Read More

Në këtë ditë jubilare për Shqipërinë që shënon 80 vjetorin e çlirimit, nis edhe puna për ndërtimin e Kampusit të Kolegjit të Europës në Tiranë, një simbol i fuqishëm i Shqipërisë si Europa e Ballkanit. Kryeministri Edi Rama ishte prezent në kantier, për të ndjekur nga afër punimet sëbashku me drejtorin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Rektoren e Kolegjit të Europës me qendër në Bryzh, Federica Mogherini. “Sot është dita e parë e fillimit të punimeve. Praktikisht projekti është shumë interesant jo vetëm nga pikëpamja e arkitekturës, por dhe nga pikëpamja funksionale dhe nga shërbimet që do të ofrojë.…

Read More

Në Gjirokastër festat e Nëntorit nisën gati një muaj më parë me përgatitje aktivitetesh që përfshinë këtë vit më shumë të rinjtë. Dhjetëra mësues, pedagogë e artistë u angazhuan në një fushatë njohjeje të rinjve me historinë, letërsinë dhe artin kushtuar Pavërësisë dhe 80 vjetorit të Çlirimit të vendit. Disa qindra nxënës dhe studentë u bënë pjesë e eventeve që vijojnë të mbahen prej disa ditësh. Universiteti i Gjirokastrës në bashkëpunim me teatrin profesionist të qytetit sollën një mbrëmje emocionuese poezie dhe kënge të lidhur me këto festa. Studentët të udhëhequr nga artistët kanë sjellë në skenë disa nga autorët…

Read More

Kryetari i PD-së Sali Berisha do të kthehet në Kuvend për herë të parë, pas 11 muajsh. Berisha do të marrë pjesë në seancën ku do të miratohet buxheti nen për nen në datën 3 dhjetor. Shumë gjëra kanë ndryshuar prej dhjetorit të vitit të kaluar kur Berishës iu hoq imuniteti me kërkesë të SPAK-ut. Sali Berisha është ligjërisht kryetar i PD-së dhe nuk do të ulet më në fund të sallës së seancave plenare. Me kërkesë të kryetarit të grupit të PD-së Gazment Bardhit, Berisha do ulet në rreshtin e 4 dhe në krah do të ketë Flamur Nokën…

Read More

Komisioni Qendror Zgjedhor i Rumanisë e ka filluar të premten rinumërimin e të gjitha votave të hedhura në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, pas akuzave se fituesi befasues, Calin Georgescu, e përdori TikTok-un jashtëligjshëm për t’i dhënë hov fushatës së tij. Gjykata Kushtetuese e Rumanisë urdhëroi rinumërimin e votave më 28 nëntor, pasi zyrtarë nga Këshilli Suprem i Mbrojtjes Kombëtare kërkoi nga autoritetet të ndërmarrin hapa “urgjentë”, duke thënë se platforma në rrjetet sociale i mundësoi “trajtim të veçantë” Georgescut. TikTok-u e ka mohuar se ka bërë ndonjë shkelje. Calin Georgescu, kandidati i pavarur dhe prorus i ekstremit të…

Read More

Policia Kufitare e Muriqanit ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për krime seksuale, i cili kërkohej nga autoritetet franceze. Gjatë kontrollit në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin Albion Durakoviç, 30 vjeç, banues në Mal të Zi. Ky person ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Paris, pasi Gjykata e Tribunal Judiciaire De Bethune në Francë, më datë 29 korrik 2024, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për akuzat e “Përdhunimit” dhe “Kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitur”, veprime të…

Read More

Presidenti francez Emmanuel Macron mbërriti në katedralen e famshme e tashmë të rindërtuar të Notre Dame së bashku me një ekip televiziv për t`i treguar botës restaurimin e plotë të saj pesë vjet e gjysmë pas shkatërrimit të saj nga zjarri. Për publikun e gjerë, katedralja hapet në 7 dhjetor: Atëherë, vizitorët do të mund të shohin nga afër përpjekjet e mëdha të bëra për ta rikthyer atë që konsiderohet si një nga monumentet më simbolike dhe më të vjetra të Parisit sa më pranë gjendjes fillestare. Pak ditë pasi bota ishte bërë dëshmitare e rrëzimit të kullës më të…

Read More

Bota e një brezi të rritur dhe edukuar nga prindër që kanë jetuar “mes dy botëve” vjen si një rrëfim i shkrirë, një portret i përjetësuar që bashkon mentalitete, pasione dhe ëndrra nën një emër: Martin Cani. Kjo histori tragjike është një thirrje për reflektim dhe një thërrmijë shprese për një të ardhme më të bukur dhe një “botë” më të drejtë. Piktori dhe pedagogu Helidon Haliti ka ndërmarrë një iniciativë të jashtëzakonshme për të nderuar 14-vjeçarin Martin Cani, i cili humbi jetën tragjikisht pas një dite mësimi. Haliti ftoi studentët e Akademisë së Arteve për t’u realizuar atyre nga…

Read More

29-nëntori shënon një vit nga vrasja makabre e Liridona Ademajt që tronditi mbarë opinionin në Kosovë e Shqipëri, por jo vetëm. Ishte mbrëmja e datës 29, ku në fshatin Bërrnicë të Prishtinës, u vra Liridona Ademaj. Fillimisht ngjarja u raportua si vrasje si pasojë e grabitjes, por hetimet morën një rrjedhë të frikshme, me skenarin e bashkëshortit të saj vrasës që nuk ishte parë as në filma. Atë natë, 30-vjeçarja ndodhej në automjet me fëmijët dhe bashkëshortin, Naim Murseli, i cili dyshohet se porositi vrasjen. Ajo u qëllua me plumb në qafë, në prani të fëmijëve të saj. Dyshimet janë…

Read More