Author: tirana

Objekti komunal në Zveçan është sulmuar me granatë mbrëmë pak para mesnatës, ndërsa përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar. Përveç disa dritareve të thyera në objektin e komunës, janë dëmtuar edhe tre automjete që kanë qenë të parkuara në afërsi, dy prej të cilave me targa të Serbisë dhe një me targa vendore.Për nder të 28 Nëntorit, dje në Zveçan – në pjesën veriore e Kosovës, për herë të parë është mbajtur seanca solemne e Kuvendit Komunal. Edhe stacioni i policisë në Zveçan ra pre e sulmit me granatë dy ditë më parë.

Read More

Luis Meçja, 14-vjeçari që mbeti i plagosur në sherrin ku mbeti i vrarë shoku i tij Martin Cani, pranë shkollës “Fan Noli” ka dhënë një intervistë për emisionin Top Story në Top Channel. Ai theksoi se i qëndron dëshmisë së mëparshme që në vendngjarje kanë qenë dy persona me dy thika.14-vjeçari u shpreh se është ende i trembur nga ngjarja, por ndihet më i qetë. Intervista e plotë me Luisin:Gazetari: Si je?I mituri L.M: Më mirë jam.Gazetari: Je më mirë, plagët janë duke u mbyllur…I mituri L.M: Plagët janë duke u mbyllur. Me kalimin e kohës besoj do të bëhem…

Read More

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar shqiptarët për 80 –vjetorin e Çlirimit të vendit. Kreu i qeverisë ka publikuar një fotografi të vogëlushit Diansi, i cili erdhi në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” ditën e djeshme, ditën e Pavarësisë. “Mirëmëngjes dhe me Diansin, vogëlushi që erdhi në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” dje, Ditën e bekuar të Pavarësisë, ju uroj sot të gjithëve Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit”,shkruan Rama.

Read More

Ditën e sotme, vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriore. Moti parashikohet i vranët dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonën e jugut në periudha afatshkurtra reshjet me intensitet deri dhe të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonën e Alpeve dhe verilindje në lartësitë mbi 700-800 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar ndërsa në zonën e juglindjes reshje të dobëta dëbore me…

Read More

Dashi – Nëse nuk keni ndonjë lloj rutine të rregullt fizike, sot patjetër që duhet të filloni një të tillë. Aspekti planetar ju inkurajon që të angazhoheni në stërvitje. Sa i përket parave, ato duken të pozicionuara mirë për të lindurit e kësaj shenje. Demi – Dita juaj do të ndahet mjeshtërisht në periudha të ndryshme sot: do të ketë një kohë për argëtim, një kohë për punë dhe madje edhe pak kohë për romancë! Ju mund të përfundoni duke u befasuar shumë nga mënyra se si romanca funksionon për ju. Binjaket – Ju duhet të mendoni për një kohë të gjatë përpara…

Read More

Atmosfera kuqezi e festës së madhe të 28 Nëntorit po vazhdon edhe në orët e mbrëmjes në Prishtinë. Objekti i Kuvendit të Kosovës ka marrë ndriçim me flamurin kombëtar, në 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Ditës së daljes së UÇK-së në skenë dhe datëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari. Gjatë gjithë ditës në sheshet e kryeqytetit ka pasur atmosferë festive me qytetarë të shumtë që kanë shënuar këtë ditë të madhe historike.

Read More

Avokati Spartak Ngjela teksa ka komentuar lirimin e Sali Berishës pas qëndrimit 335 ditë në banesë, tha se u la i lirë falë ligjit. Për të nuk e ka liruar njeri siç pretendohet. ”Nuk e keni kuptuar, (Berishën) e ka liruar ligji. Dispozita ligjore që akuzohej Saliu nuk e kishte të detyrueshëm arrestin. Saliu ishte në gjendje të lirë, por nuk paraqitej në prokurori. E arrestuan në funksion të hetimit. Pse? Nëse i shmangesh hetimit, ata të arrestojnë. Mbaruan hetimin, dhe e kanë çuar në gjykatë. Atë ditë mbaronte arresti i tij. Nuk e nxori njeri, e nxori ligji”,-tha Ngjela.

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi zhvilloi këtë të enjte një mbledhje me Strukturat e Partisë së Lirisë në qytetin e Vlorës, aty ku u zhvillua edhe një ceremoni shtetërore për 28 Nëntorin. ”Bashkia e Vlorës është kthyer tanimë në simbol të korrupsionit të gjithë jeni dëshmitarë që edhe rilindasi në krye të Bashkisë së Vlorës nuk i ka garantuar këtij qyteti ujin e pijshëm jeni të gjithë dëshmitarë sesi rilindasi i radhës në krye të Bashkisë së Vlorës e ka shndërruar Vlorën ose më mirë të themi e ka përmbytur Vlorën nga mbeturinat duke e shndërruar…

Read More

Dashi-Duhet të jeni të kujdesshëm për drejtimin që merrni dhe me kë vendosni të rilidheni këtë periudhë festash. Mos lejoni që argëtimi ose veshtulla t’ju largojë nëpër shtigje të shkelura mirë dhe që mund të çojnë në telashe, OK! Faqja e Shkopinjve ju kujton se frika dhe optimizmi juaj i pafund për njerëzit e tjerë MUND t’ju fusin në ujëra të nxehta. Disa njerëz janë më mirë të shmangen. Merrni dritën jeshile për të vazhduar një projekt ose ndryshim madhor që keni planifikuar. Gjithçka fillon këtu dhe tani, kështu që qëndroni të zënë! Demi-Edhe pse është sezoni i festave dhe…

Read More

Erik dhe Lyle Menendez kanë 35 vite në burg për vrasjen e prindërve të tyre, në një nga rastet më të bujshme në historinë e drejtësisë amerikane. Ky rast vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut edhe sot. 1989-Më 20 gusht 1989, Jose Menendez një drejtues i industrisë muzikore dhe gruaja e tij, Kitty Menendez u vranë me armë zjarri në shtëpinë e tyre. Djemtë e tyre, Lyle, 21 vjeç, dhe Erik, 18 vjeç, thirrën policinë duke pretenduar se një grup grabitësish kishte kryer krimin. 1990-Në mars të vitit 1990, Erik dhe Lyle u arrestuan për vrasje të shkallës së parë.…

Read More

”Vlorën edhe Vlorën, thelp e kam në zemër, ditën e kam dritë, natën e kam ëndërr”,-shkruan kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, teksa ndau një video nga aktivitetet në këtë qytet me rastin e 112 vjetorit të Pavarësisë. Në qytetin e Vlorës, pranë monumentit të Pavarësisë, u zhvillua sot ceremonia e ngritjes së flamurit me rastin e 112- vjetorit të Pavarësisë.

Read More

Festë kuqezi edhe në Amerikë. Kryebashkiaku i New York-ut, Erik Adams mbajti një fjalim për shqiptarët e Amerikës, gjatë një ceremonie dedikuar festave të 28-29 Nëntorit. Adams e nisi fjalën e tij duke sjellë në shembull shqiptarë të mrekullueshëm të Amerikës, të cilët ai i cilësoi pionierë të lëvizjes për të integruar shqiptarët në një botë aq të madhe sa Amerika. ”Komisioneri Manuel Kastro erdhi në Amerikë si ëndërrimtar dhe tani ai është në krye të zyrës së kryetarit të bashkisë sonë për çështjet e emigrantëve, duke i ndihmuar të tjerët që të realizojnë ëndrrën e tyre si ai”. Të…

Read More