Një vatër me murtajën afrikane është identifikuar në Malin e Rrencit në Lezhë. Sëmundja është shfaqur tek derrat dhe sipas informacioneve të paktën 10 krerë kanë ngordhur, prej të cilëve pesë brenda një ferme dhe pesë të tjerë përgjatë masivit pyjor të kësaj zone. Pas identifikimit të rasteve, Shërbimi i Veterinarisë në Lezhë është vënë menjëherë në lëvizje dhe nga analizat e kryera ka rezultuar se derrat kanë ngordhur nga murtaja afrikane. Për ketë arsye zona është vendosur në karantinë, ndërsa po kryhen verifikime në të gjithë zonën. Shërbimi veterinar nuk ka pranuar të komentojë ndërsa i gjithë personeli janë…
Author: tirana
Në përkujtim të 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë nga forcat fashiste italiane e gjermane sot u zhvilluan homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë. Të pranishëm gjatë homazheve në Varrezat e Dëshmorëve ishin, kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, Presidenti Bajram Begam, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, personalitete të shquar si dhe shumë qytetarë. Më herët gjatë ditës së sotme kryebashkiaku Veliaj uroi përmes një postimi në rrjete sociale të gjithë shqiptarët për këtë ditë të shënuar. “Lavdi dëshmorëve të atdheut! Gëzuar 29 Nëntorin, 80-vjetorin e Çlirimit”, shkruan ai.
Ushtria izraelite ka urdhëruar banorët e dhjetëra fshatrave në jug të libanit të mos kthehen në banesat e tyre deri në një njoftim të rradhës. Urdhri erdhi pas sulmeve të ushtrisë izraelite të enjten ndaj disa automjeteve të dyshimta që mbërritën në zonë dhe që sipas tyre shkelën marrëveshjen e arritur për armëpushimin. Ushtria izraelite konfirmoi gjithashtu goditje të tjera ndaj një ndërtesë të përdorur nga Hezbollahu për ruajtjen e raketave me rreze të mesme në jug të Libanit. Ky ishte sulmi i parë i tillë prej hyrjes në fuqi të armëpushimit mëngjesin e së mërkurës. Një ligjvënës nga radhët…
Reshjet e dëborës kanë përfshirë zonën e Vermoshit ditën e sotme, teksa pjesë të tjera të vendi janë prekur nga reshjet e shiut. Sakaq, autoritetet kanë angazhuar borëpastrueset për të lehtësuar kalimin e automjeteve në rrugët e prekura. Situata nuk paraqitet e vështirë, ndërsa autoritetet mbeten në monitorim të gjendjes.
“Dua më shumë Shqipërinë” ishte koncerti i madh festiv që u organizua sot në Fier, në teatrin “Bylis” me rastin e festave të nëntorit. Ky koncert bëri bashkë mbi 70 artistë fierakë: orkestrën simfonike te qytetit, Ansamblin “Myzeqeja” dhe Grupin e Këngës Qytetare Fierake. Pjesë e Repertorit të këtij koncerti ishin këngët më të përzgjedhura të kohërave për atdheun e Shqipërinë, kolonat zanore të filmave me tematike patriotike të sjella nga tenorët e mirënjohur Armando Kllogjeri dhe Andi Turhanaj dhe sopranoja Erinda Agolli. Orkestra simfonike e drejtuar nga dirigjenti i shquar, Oleg Arapi, përcolli tek spektatorët emocione të forta dhe…
Shqipëria përkujton sot më 29 Nëntor, 80-vjetorin e Çlirimit nga forcat fashiste italiane e gjermane. Në këtë ditë të shënuar për Shqipërinë, Presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, kryeparlamentarja Elisa Spiropali, kryebashkiaku Erion Veliaj morën pjesë në homazhet në Varrezat e Dëshmorëve.
Territori i Qarkut Kukës është i përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar, shoqëruar me erë. Si pasojë e këtyre kushteve të motit të gjitha akset nacionale rrugore vazhdojnë të jenë nën trysninë e rënies së gurëve dhe inerteve duke krijuar vështirësi të përkohshme në qarkullimin normal të mjeteve në disa segmente rrugore. Subjektet kontraktore kanë punuar gjatë gjithë kohës me të gjitha kapacitetet për mbajtjen funksionale të tyre. Nuk furnizohen me energji elektrike Nj Adm Margegaj, Bytyq, Bashkia Tropojë. Nj. Adm Golaj, Qendër Krumë, Bashkia Has.Nj Adm Shishtavec, Topojan, Zapod, Bashkia Kukës.
Reshje intensive shiu kanë prekur disa zona të qarkut të Shkodrës në 24 orët e fundit, me shkarkime të shumta, por autoritetet lokale kanë deklaruar se nuk ka rreziqe të menjëhershme për përmbytje. Sipas DrUK Lezhë, reshjet e shiut në rajon kanë arritur rreth 40 mm. Me gjithë intensitetin e reshjeve, rrjetet e kullimit, argjinaturat dhe Diga Shtoder nuk kanë paraqitur probleme. Nivelet e ujit të Liqenit të Shkodrës, Lumit Buna, Lumit Drin dhe prurjet e Lumit Kir janë të ulëta dhe nuk paraqesin rrezik për përmbytje. Hidrovoret Vilu dhe Ças po funksionojnë pa probleme, me ekipet në gatishmëri për…
Evidentohet një ambient i përshtatur për kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave. Gjenden brenda ambientit 578 fidanë të dyshuar si cannabis sativa në kubikë dhe në vazo si dhe 103 llamba elektrike që shërbenin për realizmin e kësaj veprimtarie kriminale. Vihet në pranga elektricisti i zonës dhe procedohen penalisht tre pjesëtarë të grupit të punës së OSHEE-së që mbulojnë zonën. Vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve Në zbatim të porosive të dërguara nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit për intensifikimin e kontrolleve në ambiente të mbyllura për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike…
Banorët e Libanit e kanë të ndaluar të lëvizin në një varg fshatrash dhe në rrethinat e tyre në jug të vendit, deri në një njoftim të radhës, tha të premten zëdhënësi i Ushtrisë Izraelite, Avichay Adraee. Izraeli tha se hapi zjarr të enjten ndaj atyre që i cilësoi si “të dyshuar” që mbërritën me vetura në disa zona në jug, duke theksuar se ata e shkelën armëpushimin mes tij dhe grupit të mbështetur nga Irani, Hezbollah, i cili hyri në fuqi të mërkurën. Hezbollahu, i cili e kontrollon Libanin jugor, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa…
Një shtetas shqiptar ka mbetur i plagosur në Castelldefels të Barcelonës. Ngjarja ka ndodhur kur një person që po ecte përgjatë shëtitores së qytetit gjeti një burrë në tokë të plagosur rëndë dhe të mbuluar me gjak dhe thirri 112 për të lajmëruar shërbimet e urgjencës. Efektivët e Mossos d’Esquadra shkuan në vendngjarje dhe konfirmuan se viktima, një djalë i ri me kombësi shqiptare, ishte qëlluar me një armë zjarri të shkurtër tip pistoletë në këmbë, ndaj është kërkuar prania e shërbimeve shëndetësore. Ai mori ndihmën e parë në vendngjarje dhe më vonë u transferua me një ambulancë EMS në…
Ambasada Amerikane në Tiranë ka uruar Shqipërinë për 80-vjetorin e Çlirimit nga forcat fashiste italiane e gjermane. Përmes një mesazhi të ndarë në Facebook, ambasada amerikane shkruan se është kohë për të nderuar sakrificat dhe për të festuar qëndrueshmërinë që i dha formë historisë së saj. “Këtë vit, Shqipëria shënon 80 vjet nga çlirimi i saj prej pushtimit nazist në Luftën e Dytë Botërore – kohë për të nderuar sakrificat dhe për të festuar qëndrueshmërinë që i dha formë historisë së saj. Gëzuar 80-vjetorin e Çlirimit, Shqipëri! shkruhet në mesazhin e ambasadës amerikane”-thuhet në urimin e ambasadës.