Krahas Ditës së Pavarësisë, sot shqiptarët përkujtojnë dhe ditëlindjen e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari. Adem Jashari u lind më 28 nëntor të vitit 1955 në Prekaz të Skenderajt. Ademi ishte kryekomandant i Ushtrisë Çlirimtre të Kosovës. Në një postim në Facebook, Sali Berisha shkruan me mirënjohje, si edhe nënvizon se Adem Jashari shndërroi Prekazin në ”Krujën e Dytë” të shqiptarëve. ”Sot, 69-vjetori i lindjes së Adem Jasharit! Nderimin më të madh, mirënjohjen më të pakufijshme komandantit legjendar, Adem Jashari, që shndërroi Prekazin në ‘Krujën e Dytë’ të shqiptarëve”,-shkruan Berisha.
Author: tirana
Flamuri kuqezi u ngrit sot në zemër të Preshevës. kryetarja e Komunës së Preshëvës, Ardita Sinani uroi sot 112 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Sinani postoi një video në rrjetet sociale ku valëviti flamurin kombëtar shqiptar me rastin e Festës së Pavarësisë në Komunën e Preshëvës. Gjithashtu në Preshevë u kremtua Festa e Pavarësisë së Shqipërisë, duke pritur ambasadorin e Shqipërisë në Serbi, Bardhyl Canaj. “Presheva, Zemra e Festës Kombëtare. Sot, Presheva u bë qendra e kremtimit të Festës së Pavarësisë së Shqipërisë, duke pritur me krenari Ambasadën e Republikës së Shqipërisë dhe Ambasadorin e, Bardhyl Canaj”, shkroi Sinani në…
Kryeministri Edi Rama ka vijuar inspektimet qeveritare, pas ceremonisë zyrtare në Vlorë për 28 Nëntorin. Aeroporti i Vlorës duhet të jetë gati para sezonit të ri turistik dhe për këtë kreu i qeverisë kërkoi që të punohet 24 orë në 24 orë që ky objekt të jetë gati në prill. Terminali do të jetë 25 mijë metra katrorë, ndërsa pista me një gjatësi prej 3.2 km. Nga ana tjetër, Kryeministri ka shfrytëzuar këtë ditë në Vlorë për të inspektuar Qendrën Multifunksionale për zhvillim rajonal, pak metra larg Shtëpisë së Pavarësisë. Në këtë version janë rregulluar gabimet drejtshkrimore, si dhe janë…
Edhe qyteti i Elbasanit ka festuar 112-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Në një atmosferë të mbushur me simbolikën kuq e zi, qindra qytetarë, përfaqësues të pushtetit lokal, kreu i bashkisë, prefekti dhe figura të tjera të rëndësishme morën pjesë në ceremoninë festive të organizuar me këtë rast. Pika kulmore e aktivitetit ishte ceremonia e homazheve në bustin e Aqif Pashë Elbasanit, një ndër heronjtë e shquar të historisë sonë kombëtare, i cili luajti një rol të rëndësishëm duke ngritur flamurin e Pavarësisë në qytetin e Elbasanit. Me fjalë të mbushura me nderim, të pranishmit kujtuan kontributin e tij…
Në fshatin Llaushë të Skënderajt, aty ku për herë të parë doli publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës, u përurua këtë 28 nëntor memoriali me logon e UÇK-së. Me ngjyrën e artë, ai mban mbishkrimin “Dalja e parë publike e UÇK-së”. 27 vite më parë, në varrimin e mësuesit Halit Geci, i cili u vra nga forcat serbe, u lexua deklarata e UÇK-së nga Rexhep Selimi, i cili në krah kishte edhe dy ushtarët e tjerë, Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi. Në ceremoninë e përurimit të memorialit e organizuar nga komuna e Skenderajt morën pjesë qindra qytetarë, ish-ushtarë të UÇK-së, familje…
Për të dytin vit radhazi, Bashkia e Tiranës sot me rastin e 28 Nëntorit, organizoi paradën e shqiptarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Shqiptarët nga e gjithë bota u bënë bashkë në Tiranë në paradën e krenarisë, siç shihet edhe në fotot që Veliaj ka postuar në Facebook. ”FOTOALBUMI i ceremonisë së pritjes me kryetarët, nënkryetarët dhe kryetarët e këshillave komunalë anëtare të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, si dhe me përfaqësuesit nga komunat arbëreshe”,-shkruan Veliaj.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se liria dhe pavarësia e Kosovës do të mbrohen në mënyrë të pakompromis. Ajo foli pasi bëri homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, sot në ditën e festës së 28 Nëntorit. Ajo tha se 112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë është simbiozë e disa datave historike për kombin shqiptar. Osmani përmendi ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari, si dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 28 nëntor 1997. “Edhe një herë për të treguar jo vetëm madhështinë dhe përjetësinë e sakrificës së Adem Jashari dhe familjes Jashari, por…
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi e quan një lajm të mirë lirimin e Sali Berishës. Idrizi tha se opozitës nuk i mjafton vetëm denoncimi, por duhet ndryshim. ”Kemi një spektër të opozitës të copëzuar dhe një spektër të PS-së të bashkuar. Këtij vendi nuk i bën mirë që të kemi një mazhorancë të madhe dhe absolute. Opozita duhet të tregojë se është një alternativë më e mirë se Edi Rama. Duhet të ketë një përgjigje për rrogat, për pensionet dhe një ekip më të mirë”, tha Idrizi. Ai u shpreh se sot dihet se kush janë mbështetësit e PS-së, kush…
28 dhe 29 Nëntori janë Festa Kombëtare, por një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë jashtë vendit, një kërkesë që rritet çdo vit. Një ndër arsyet kryesore që nxit këtë tendencë janë paketat e leverdishme por dhe mundësia e disa ditëve pushim, që i lejon shqiptarët të planifikojnë përtej trojeve. Me paketa që arrijnë deri në 500 euro shqiptarët i kanë kryer rezervimet mesatarisht për 4 ditë, të përqendruara kryesisht në Turqi. ”Çmimet u rritën shkuan deri në 400 euro për person në destinacione siç janë Praga, Parisi etj. Kryesisht kryeson Turqia për festat e nëntorit, ndërsa ata…
Edhe këtë 28 Nëntor, politika festoi e ndarë. Në sheshin e Flamurit në Vlorë, drejtuesit e PD lokale dhe deputetët që udhëtuan nga Tirana drejt qytetit simbol të pavarësisë, vendosën kurora me lule, pasi përfundoi ceremonia e Ngritjes së Flamurit nga Rama, Begaj e kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Edhe pse një ditë më parë fitoi lirinë, Sali Berisha nuk shkoi në Vlorë për t’i prirë të tijve në ceremoni. Ai u shfaq vetëm online në një aktivitet të organizuar nga demokratët, duke uruar atë që e quajti Festën e Festave për shqiptarët.
Një debat i fortë në studion e rubrikës ”Opinion” ku po diskutohej situata politike në vend dhe si do të ndikojë lirimi i Sali Berishës nga masa e arrestit shtëpiak, detyroi kreu e PDK-së, Nard Ndoka të largohej nga emisioni. Debati u zhvillua mes Ndokës dhe gazetarit Anri Bala, ndërsa kreu i PDK-së tha se Edi Rama s’dëshiron kushte të barabarta, ai dëshiron bandat. ”Edi Rama do grupet kriminale në krah, liderin e opozitës në burg”, tha Ndoka. Bala në reagimin e tij tha se Edi Rama kërkon që lideri i opozitës të ishte jashtë, ndërsa u shpreh se PD…
Spitali i Traumës ka reaguar për aludimet se ka pasur mungesë shërbimi ndaj shokut të Martin Canit, i cili mbeti i vrarë nga goditjet me thikë. Spitali thotë se adoleshenti Luis Meçja ka marrë mbështetje psikologjike nga psikologët përveç kujdesit mjekësor. 14-vjeçari ka filluar trajtimin fizioterapik, ndërsa tani gjendja është e mirë. I ati i të plagosurit hapi një llogari në GoFound Me ku kërkonte 80 mijë euro për trajtimin e djalit të tij. Por spitali thotë se gjithçka ka shkuar mirë për adoleshentin. Informacion për interesin publik, nisur nga aludimet për mungesën e shërbimit ndaj pacientit 14 vjeçar i…