Author: tirana

Pak para nisjes së Paradës së Shqiptarëve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim kryetarët, nënkryetarët dhe kryetarët e këshillave komunalë anëtare të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, si dhe përfaqësuesit nga komunat arbëreshe. Në fjalën e tij, Veliaj theksoi rëndësinë e bashkimit dhe bashkëpunimit mes shqiptarëve kudo që ndodhen, si një akt patriotik që forcon themelet e kombit tonë. Ai theksoi se sot shqiptarët po jetojnë ditët e tyre më të mira. “Sot nuk kërkohet, ashtu si Isa në vakt, që të kalojmë malet. Sot nuk kërkohet që të marrim pushkën dhe të luftojmë.…

Read More

Me himnin e flamurit ka filluar mbrëmja festive e organizuar në Galerinë e Arteve të Bukura nga Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Selanik, me rastin e Ditës Kombëtare të atdheut, ndërsa ka pasuar një koncert i mrekullueshëm me tinguj të muzikës lirike shqiptare. Ndjenja e atdhedashurisë si dhe respekti për luftën dhe përpjekjet e popullit shqiptar për liri e pavarësi, nuk harrohen kurrë dhe mbahen gjallë në vite ka theksuar Konsullja e Përgjithshme në fjalimin e saj para dhjetëra bashkatdhetarëve, pjesëtarë të shoqatave të komunitetit shqiptar të këtij qyteti si dhe nga gjithë Greqia e Veriut. “Ideja ishte ta…

Read More

Reagimi i policisë se shtetit: Policia e Shtetit shpreh indinjatë për keqtrajtimin publik që kulmoi me lajmin e rremë të pranisë së një autori të dytë me thikë, në vrasjen tragjike të ngjarjen e datës 18.11.2024, ku humbi jetën nxënësi 14-vjeçar M. C. Pavarësisht komunikatave të Policisë së Shtetit, të cilat nuk janë lajme portalesh po informacion për publikun me përgjegjësi të plotë ligjore, një sërë burimesh të hapura u angazhuan fort dhe vazhdojnë të dizinformojnë opinionin publik lidhur me autorësinë e ngjarjes. Kjo qasje shpërfillëse ndaj të vërtetës dhe lojë e pajustifikueshme me ndjenjat e publikut, e cila me…

Read More

Vrasja e Klaudio Prendit i ka kaluar për kompetencë SPAK. Do të jetë Prokuroria e Posaçme që do të hetojë ekzekutimin e 27-vjeçarit, i cili u vra me armë me silenciator në afërsi të Xhamllikut. Burime nga organi i akuzës shprehen se ka dyshime se autorët i përkasin një grupi të strukturuar kriminal. Prendi u vra pak pas mesnate, më 19 nëntor në rrugën “Xhanfize Keko”, në zonën e njohur si “Xhamlliku”. Duke analizuar pamjet e marra nga kamerat e bizneseve në zonë, hetuesit kanë mundur të zbulojnë itinerarin e autorëve. Makina e tyre rezulton të jetë parë përgjatë rrugës…

Read More

Dyshohet se dy turistë kanë humbur kontaktet gjatë një eksplorimi në bjeshkët e malit të Korabit në Dibër. Mësohet se këtë të enjte kanë nisur kërkimet për gjetjen e tyre teksa në ndihmë të grupeve të Policisë lokale dhe strukturave të tjera janë nisur edhe Forcat e Armatosura nga reparti i ushtrisë 4030 të Komandës Mbështetëse Burrel. Deri tani nuk ka një informacion zyrtar nga Policia e Dibrës ndërsa kërkimet mësohet se kanë nisur prej ditës së Mërkurë.

Read More

Nipi i Ismail Qemalit, Nedin Vlora ishte sot në Sheshin e Flamurit në Vlorë, ku u mbajt ceremonia e ngritjes së Flamurit. Me rastin e 112-vjetorit të Pavarësisë, Nedin Vlora u takua dhe me kryeministrin Edi Rama dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, me të cilin shkëmbeu dhe një bisedë të shkurtër. Për gazetarët, Vlora uroi festën e Pavarësisë, teksa theksoi se “ndjen të njëjtin emocion që ndjeu dhe gjyshi i tij në 1912”. Ai uroi që Shqipëria të ketë një të ardhme gjithnjë e më të mirë. “112 vite, është si të ishte viti i parë për mua për…

Read More

Edhe sheshi para Bashkisë së Shkodrës u bë pjesë e festimeve në kuadër të festave të Nëntorit. Në një ceremoni zyrtare, ku të pranishëm ishin nënkryetarët e Bashkisë Shkodër, përfaqësues të tjerë të pushtetit vendor dhe të klerit, u bë ngritja e flamurit.Në ceremoni nuk mori pjesë asnjë nga përfaqësuesit e së djathtës në Shkodër, të cilët të veçuar vendosën kurora me lule në bustin e Luigj Gurakuqit.

Read More

Po mbahet në Vlorë ceremonia e ngritjes së flamurit në 112 vjetorin e pavarësisë. Të pranishëm në ceremoni janë presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ndërsa nga Kosova përfaqësues është kryeministri Albin Kurti. Të pranishmit kanë kryer nderimet e tyre para flamurit. Presidenti i Republikës uroi sot nga Sheshi i Flamurit në Vlorë të gjithë shqiptarët. “Gëzuar Festën e Pavarësisë, Ditën e Flamurit! Nga sheshi historik i Vlorës, simboli i arritjes madhështore të 28 Nëntorit 1912 , i vlerave që çmojmë, bashkimit të vullneteve në emër të Shqipërisë e për të ardhmen e saj, ju uroj gëzuarKudo…

Read More

Presidenti i Republikës uroi sot nga Sheshi i Flamurit në Vlorë të gjithë shqiptarët. “Gëzuar Festën e Pavarësisë, Ditën e Flamurit! Nga sheshi historik i Vlorës, simboli i arritjes madhështore të 28 Nëntorit 1912, i vlerave që çmojmë, bashkimit të vullneteve në emër të Shqipërisë e për të ardhmen e saj, ju uroj gëzuarKudo ku janë bashkëatdhetarët tanë, i ftoj nga Vlora e pavarësisë që, në çdo angazhim që kanë e iniciativë që ndërmarrin, të kenë vetëdijen e vendosmërisë, bukurisë, sakrificës, e të çojnë përpara arritjet e Shqipërisë e kombit shqiptar”, ka shkruar Begaj. Presidenti i Republikës krah autoriteteve më…

Read More

Një aksident ka ndodhur në hyrje të qytetit të Korçës mëngjesin e kësaj të enjteje. Një automjet ka përplasur një person i cili po lëvizte me biçikletë. Si pasojë, drejtuesi i biçikletës është lënduar dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Read More

Pushimet e 28-29 Nëntorit, të cilat ofrojnë një fundjavë të zgjatur prej katër ditësh, janë shndërruar në një mundësi ideale për shqiptarët që të udhëtojnë brenda dhe jashtë vendit. Kërkesat për udhëtime kanë qenë të fokusuara kryesisht në disa destinacione europiane dhe rajonale, me destinacionet që variojnë nga qytete historike deri te ato me atraksione moderne. Po ku janë përqëndruar kërkesat e shqiptarëve këtë vit? Sipas komunikimit me disa nga agjencitë kryesore turistike në vend, ATHS Travel, Union Travel, Kalemi Travel dhe Arlo Travel, destinacionet më të kërkuara këtë vit kanë qenë: Budapesti: Një nga destinacionet më të përballueshme dhe…

Read More

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, tha se ka arritur të ndalë imigrimin ilegal përmes Meksikës. Këto deklarata ai i bëri më 27 nëntor pasi bisedoi me udhëheqësen meksikane. Por, presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, sugjeroi se shteti i saj veçse po bën pjesën e vet dhe nuk ka asnjë interes që të mbyllë kufijtë. Dy udhëheqësit biseduan disa ditë pasi Trump kërcënoi se do të vendoste tarifa të reja ndaj Kanadasë dhe Meksikës si pjesë e përpjekjeve të tij për të frenuar imigrimin ilegal dhe trafikimin e drogës. Trump tha se Sheinbaum “është pajtuar të ndalë migracionin përmes Meksikës”.…

Read More