Evropa është plot me destinacione që tërheqin vëmendjen e turistëve nga e gjithë bota, nga rrugët madhështore të Parisit e deri te sheshi i gjallë i Tiranës. Megjithatë ka vende që, pavarësisht bukurisë dhe pasurisë kulturore mbeten nën radar. Ne iu propozojmë një turne në disa nga perlat më pak të njohura të Evropës, perfekte për ata që kërkojnë një përvojë autentike larg turmave të vizitorëve. Sipas një artikulli të botuar në revistën spanjolle “Dimensión Noticias” Shqipëria është renditur ndër gjashtë vendet më të mira evropiane për të vizituar në vitin 2025. Tirana, Shqipëri Kryeqyteti shqiptar ka pësuar një transformim…
Author: tirana
Elbasani ka nisur festimet që për 80-vjetorin e Çlirimit të qytetit, nën kujdesin e kryetarit të bashkisë, Gledian Llatja. Gjatë këtij muaji, qyteti do të mbushet me aktivitete, koncerte dhe ngjyra festive që do të zgjasin deri në fund të vitit. Zëdhënësja e këtij institucioni, Miranda Sadiku thotë për ATSH se atmosfera festive e ka përshkruar qytetin me simbolet kuqezi, duke krijuar një atmosferë ngazëlluese për të gjithë qytetarët. 28 Nëntori, Dita e Pavarësisë, do të jetë kulmi i festimeve, ku do të zhvillohen aktivitete speciale për fëmijët e kopshteve dhe shkollave të Elbasanit. Shumë nga ta do të performojnë…
DASHI Sot çdo gjë do të shkojë siç e kishit menduar ju në aspektin afektiv. Nëse nuk jeni çift, do të takoni një person që mund të bëhet partneri juaj. Në financë bëni shpenzimet që doni. DEMI Sot do të jeni në humor të mirë, për të biseduar çështje të ndryshme me partnerin. Nëse nuk jeni çift, do të takoni një person të këndshëm. Në financë do t’i menaxhoni mirë gjërat. BINJAKET Sot duhet të keni një komunikim të mirë me partnerin. Nëse nuk jeni çift, do të bëni çdo gjë që dëshironi. Ju nuk duhet të bëni shpenzime, nëse…
Shqipëria feston sot 112-vjetorin e pavarësisë. Bashkia e Tiranës ka parashikuar edhe një kalendar të pasur me aktivitete dhe ngjarje kulturore. Në mesditë, duke nisur nga ora 12:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, do të zhvillohet “Parada e Shqiptarëve”, ku Tirana pritet të vishet e gjitha kuq e zi. Të pranishëm në paradë pritet të jenë mbi 350 grupe artistike nga anë e mbanë kudo ku flitet shqip. Në paradë do të jenë të pranishme përfaqësues nga 150 qytete, ndërsa llogariten mbi 10 000 të pranishëm. Pjesëmarrësit dhe grupet artistike do të nisin përgatitjet prej orës 9 me 28 Nëntor…
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura. Reshjet e shiut do të bëhen prezentë në orët e pasdites fillimisht në veriperëndim të vendit e gradualisht në orët e mbrëmjes do të shtrihen edhe përgjatë vijës bregdetare dhe pjesërisht ultësirës perëndimore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje 8m/sek, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 1-2 ballë.Temperaturat parashikohen:në zonat malore 2 deri 14°Cnë zonat e ulëta 1 deri 21°Cnë zonat bregdetare 6 deri 21°C
Kryeministri Edi Rama ka uruar sot Ditën e Pavarësisë me një video të bërë nga të rinjtë nga sheshi Skënderbej, më tej në Shkodër e Vlorë. “MIRËMËNGJES 🦅dhe me jehonën e këngës “Për ty, Atdhe”, nga Sheshi i Flamurit në Vlorë, te Kalaja e Rozafës në Shkodër dhe Sheshi Skënderbej në Tiranë, ju uroj Gëzuar Ditën e Pavarësisë🇦🇱”, shkruan Rama.
Shqipëria sot feston 112-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur. 28 Nëntori për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen njihet si Dita e Flamurit. Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare, por 40 ishin firmëtarët që nënshkruan Aktin e Pavarësisë. Ndërkohë po më 28 nëntor 1443, heroi ynë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu çliroi Krujën nga pushtimi osman dhe ngriti flamurin mbi kalanë e saj. 469 vite më vonë, më 28 nëntor 1912, i quajtur gjithashtu si “nëntori i dytë”,…
Disa nga të emëruarit në kabinetin e Donald Trump për administratën e tij të ardhshme janë shënjestruar nga kërcënimet me bombë. Kjo është bërë e ditur nga mediat ndërkombëtare. FBI deklaroi se ishte në dijeni të “kërcënimeve të shumta me bombë”, ndërkohë që Policia po heton ngjarjet. Zyra e republikanes së Nju Jorkut, Elise Stefanik, të cilën Trump e ka emëruar si ambasadoren e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, tha se ajo kishte marrë një kërcënim me bombë. Policia e Nju Jorkut deklaroi se shtëpia e të zgjedhurit të Trump për sekretarin e tregtisë, Hoëard Lutnick, ishte gjithashtu e kërcënuar.…
15 qendra dhe hapësira rinore për të rinjtë janë ndërtuar në të gjithë vendin. Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, ishte në Malësinë e Madhe ku u inaugurua kompleksi rinor “Syri i Sheganit”. Ajo u shpreh se nëpërmjet thirrjeve të Agjencisë Kombëtare të Rinisë mbështeten projektet rinore në gjithë Shqipërinë. “Falë programeve të mbështetura nëpërmjet AKR-së në bashkëpunim me bashkitë nga qytete të ndryshme, tanimë kemi ndërtuar 15 qendra dhe hapësira rinore për të rinjtë në të gjithë vendin”, theksoi Muzhaqi. “Sapo inaguruam kompleksin rinor “Syri i Sheganit” në Malësinë e Madhe, me qëllim fuqizimin e të…
Kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu informon për nisjen e projekteve në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Fjala është për investime në infrastrukturën rrugore, që priten të nisin në muajin dhjetor për përmirësimin e rrugëve rurale në Lezhë. ”Marrin rrugë investimet në riasfaltimin e rrugëve Tresh-Autostradë dhe Zejmen- Autostradë. Punimet fillojnë në dhjetor”, bëri të ditur Ndreu. Kryebashkiaku siguroi se infrastruktura rrugore mbetet në fokus. ”Autostradë-Rrile-Hidrovor, Tale; Zejmen-Autostradë; Tresh-Autostradë. Çfarë premtuam? Po e mbajmë me veprime dhe investime konkrete”.
Nxënës dhe mësues nga shkolla të ndryshme të vendit kanë organizuar aktivitete festive në kuadër të Festave të Nëntorit. Kryeministri Edi Rama ka postuar një fotoalbum nga aktivitetet e organizuara në shkollat e vendit këtë prag feste. Atmosfera e festave të 28-29 Nëntorit ndjehet në çdo institucion arsimor të vendit, ku po organizohen aktivitete të ndryshme me ngjyrat kuqezi. Një ndër to ka qenë edhe gara për Kupën e 80-Vjetorit të Çlirimit në shkollat e vendit, ku ekipet e volejbollit dhe futbollit po përballen për të fituar trofeun që mban peshën e këtij përvjetori historik për vendin tonë.
Prof. Sami Repishti, i mbijetuar nga burgjet e komunizmit në Shqipëri ndërroi jetë të mërkurën më 27 nëntor 2024, në moshën 99-vjeçare. Repishti lindi në lagjen Dudas të Shkodrës më 6 prill 1925. Pasi studioi për një vit në Firence të Italisë, u kthye në Shqipëri në vitin 1943. Ai u arrestua nga në vitin 1946 me akuzën “Agjitacion e propagandë kundër shtetit”. Për 14 muaj iu nënshtrua torturave nga Sigurimi i Shtetit. “Kalova një periudhë shumë të vështirë me tortura nga më çnjerëzoret që mund të mendohen. Edhe sot akoma më dridhet trupi kur e kujtoj mënyrën se si…