Author: tirana

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti kryetarin e Komisionit për Politkat e BE të Dhomës së Deputetëve të Italisë, Alessandro Giglio Vigna, si edhe anëtarë të Komisionit që e shoqërojnë në vizitën zyrtare në Shqipëri. Spiropali vuri në dukje bashkëpunimin e shkëlqyer dhe Partneritetin Strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë, bazuar në marrëdhëniet historike, njerëzore, ekonomike dhe kulturore intensive, dhe angazhimin e të dy vendeve për avancimin e këtij Partneriteti. Kryeparlamentarja shprehu vlerësimin dhe mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme të Italisë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe besimin se kjo mbështetje do të vijojë edhe pas mbajtjes së Konferencës së…

Read More

NATO do të ruajë stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Ky fakt theksohet në rezolutën 494, e cila u miratua në seancën parlamentare të mbajtur në Montreal të Kanadasë. NATO në pikën 14 “nënvizon mbështetjen për integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnje-Hercegovinës, Gjeorgjisë dhe Republikës së Moldavisë, si dhe integrimin euroatlantik të Gjeorgjisë dhe Bosnjë dhe Hercegovinë”. Ballkani Perëndimor përmendet edhe në pikën 18, ku shkruhet se anëtarët e NATO-s mbeten të përkushtuar ndaj sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, mbështesin reformat dhe pajtimin në të gjithë rajonin dhe kundërshtojnë ndikimin malinj të vendeve autoritare”. Anëtarët e Asamblesë Parlamentare të NATO-s u…

Read More

”Te Partia Demokratike është rikthyer qetësia”,-tha Sali Berisha në konferencën për mediat, pasi për 11 muaj foli nga banesa dhe sot iu hoq masa e sigurisë ”arrest shtëpie”. Ai theksoi se nga tashmë e në vazhdim, PD nuk do të përballet më me sulmet e mafies së Sorosit, pas fitores së Donald Trump. ”Rikthimi im në parlament shënon pozicionin e kryetarit të PD-së. Është një shtesë, por mund të them se deputetët kanë mbajtur qëndrime jashtëzakonisht luftarake dhe kanë bërë punë shumë të madhe. Pa punën e tyre, kjo jehonë botërore për situatën në Shqipëri do të kishte qenë e…

Read More

Nga dosja voluminoze e SPAK-ut për grupin kriminal të Suel Çelës, kanë dalë detaje me rëndësi. Nga përgjimet e zbardhura, Suel Çela ndërhyn për të bërë të mundur emërimin e gjyqtares Pajtime Fetahu në krye të Gjykatës së Elbasanit. Suel Çela i ofron një makinë 40 mijë euro gjyqtares Enkeleda Kapedani, (e njohur si gjyqtarja e Tiktokut), e shkarkuar nga Vetting-u, në këmbim të tërheqjes së saj nga gara për kryetare të gjykatës, me qëllim që kryetare të zgjidhej Pajtime Fetahu. Më 25 shtator 2020 Marjus Lulaj komunikon me Klaus Matishi të cilit i shkruan ”e cova Blerin të flasi…

Read More

Mbrëmjen e së martës në shtëpinë e ”Big Brother Kosova Vip 3”, kishte festë. Banorët u argëtuan me njëri-tjetrin, derisa kërcyen e qenë në humor të mirë. Këngëtarja Drenusha Latifi në një moment e ftoi për kërcim boksierin Drilon Rama. Ajo vazhdoi të vallëzonte e t’i bënte disa lëvizje provokuese saqë e vuri edhe në siklet atë. ”Sa i ftohtë”, i tha ajo në një moment. Driloni nga ana tjetër ia ktheu: ”Jam duke e mbajtur pijen, mos mi çoni duart lart”. I njëjti duket se nuk dëshiron të ketë shumë afrimitet me vajzat, pasi edhe gjithë këtë kohë ka…

Read More

Në prag të 80-vjetorit të Çlirimit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me familjarë të veteranëve dhe nxënës të shkollës “Asim Vokshi”, mbollën 80 pemë të reja në Varrezat e Dëshmorëve. Kjo nismë përkon edhe me fillimin e sezonit të mbjelljeve masive nga ana e Bashkisë së Tiranës, për të shtuar sipërfaqet e gjelbra. “Jam vërtet mirënjohës që në këtë prag festash, të festës së Pavarësisë dhe të Çlirimit, gjejmë ende energji nga brezi i tretë për të mbjellë 80 pemë në prag të 80-vjetorit të çlirimit, për të kujtuar këto 80 vite dhe për të kujtuar se Tirana…

Read More

Nis hedhja e shtresave të asfaltit në lotin 7 të Unazës së Madhe të Tiranës. Me një gjatësi prej 1,92 kilometrash ky lot pritet të jetë gati brenda pak ditësh, ku pas përfundimit të shtresave të asfaltit do të punohet për vendosjen e sinjalistikës rrugore. Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli ndoqën nga afër ecurinë e punimeve në këtë kantier. Për realizimin e projektit në këtë lot ka pasur disa kompleksitete, duke nisur me procesin e shpronësimeve, për shkak se shumë prej njësive të banimit ishin pa…

Read More

Me rikthimin në selinë blu, Sali Berisha mbajti një konferencë për gazetarët, nga ku menjëherë ngriti akuza të rënda ndaj qeverisë dhe zyrtarëve me emra konkretë. Ai u shpreh se Taulant Balla është i akuzuar se ka porositur vrasje, ndërsa tha se emri i Ramës është më i lakuari në bisedat e zbardhura nga Sky ECC dhe Encrochat, duke e quajtur atë si kriminelin më të madh. “Taulant Balla është iu akuzuar për porosi vrasjesh. Ai ka një mburojë politike dhe me të bëhet më i forti i qytetit dhe merr shefat e policisë, dhe drejtuesit e gjykatave. Më kriminel…

Read More

Sali Berisha rifitoi lirinë këtë të mërkurë pas vendimit të gjykatës për masën e sigurisë, por Prokuroria e Posaçme nuk do të tërhiqet. Pasi Prokuroria e Posaçme të njihet me vendimin e zbardhur të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, do të vijojë procedurën e ankimimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Seanca paraprake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Read More

Pas gati 11 muajsh, Sali Berisha u rikthye këtë të mërkurë në selinë e Partisë Demokratike, pasi gjykata i hoqi masën “arrest shtëpie”. Gjatë fjalës mes qindra mbështetësve, Sali Berisha tha gjithashtu se gjatë vitit që ka qëndruar në ”arrest shtëpie”, ka thyer rekordin për numrin më të madh të fjalimeve. ”Sot nuk fitoi Sali Berisha, sot fitoi e vërteta. Sot ka fituar Shqipëria. Këtë vit unë kam thyer rekordin në numrin e fjalimeve, rreth 330 të tilla. Tani e tutje veprimi do të jetë kryefjala e Sali Berishës. Ka ende disa mesazhe që duhet t’u themi shqiptarëve. Dua të…

Read More

Pas 331 ditësh izolim shtëpiak, Sali Berisha rifitoi lirinë. Menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Posaçme, Berisha doli nga shtëpia dhe shkoli në selinë e PD-së, ku u prit me brohoritje nga qindra mbështetës demokratë. “U përpoqën të shkatërrojnë PD si forca kryesore opozitare. U përpoqën të asgjësojnë politikisht Sali Berishën sepse mbrojti interesin kombëtar dhe vendosi të luftojë për ju, dinjitetin e tij, dinjitetin tuaj. U përpoqën të fshijnë NATO-n, liberalizimin e vizave. Luftën e PD kundër krimit të organziuar. Ky skenar do kishte qenë i suksesshëm sepse u sulmua nga mafia më e rrezikshme. Ne ia dolëm, ne triumfuam.…

Read More

GJKKO ka liruar nga masa e arrestit shtëpiak kreun e Partisë Demokratike, Sali Berishën. Sali Berisha mbërrin në selinë e PD, teksa pritet me entuziazëm nga deputetët dhe mbështetësit.

Read More