Author: tirana

Kryeministri i vendit, Edi Rama ditën e sotme ishte i pranishëm në tryezën e IX të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin. Duke u fokusuar në çështjen e Pronës dhe sfidat e lidhura me Pronën, në kuadrin e negociatave të anëtarësimit në BE, Rama theksoi se duhet një domosdoshmëri për të krijuar një front të madh mbështetës për Shqipërinë drejt rrugës në BE. Rama e bëri të qartë se synimi i Shqipërisë është ulja në tryezën e Bashkimit Evropian dhe bëri me dije se komisioni antikorrupsion do të jetë i përhershëm dhe do të jetë…

Read More

Disa nxënës janë konfliktuar një ditë më parë pranë një gjimnazi në Tepelenë. Sipas policisë konflikti fizik mes nxënëseve ka nisur për motive të dobëta. Lidhur me këtë janë proceduar dy shtetas, 22 vjeç dhe 20 vjeç. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. “Komisariati i Policisë Tepelenë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit 22 vjeç dhe 20 vjeç, të dy banues në Tepelenë, pasi ditën e djeshme, në afërsi të një gjimnazi në Tepelenë, janë konfliktuar fizikisht me katër nxënës të…

Read More

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën, pak para mesnatës, ishte sulmuar stacioni policor në Zveçan, pasi drejt oborrit të stacionit ishin hedhur dy granata dore nga persona të panjohur. Sipas Policisë, sulmi ka shkaktuar dëme materiale, porse nuk ka lënë asnjë të lënduar.“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës të mërkurën. Dy ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se në fshatin Izvor të Zveçanit, në veriun e banuar me shumicë serbe, po…

Read More

Një sherr me thika ka ndodhur në Himarë, ku për pasojë është plagosur një 37-vjeçar. S. Q., banues në Librazhd, u godit me mjetin prerës nga kunati i tij, 27-vjeçari D. H. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, mbrëmjen e djeshme, pas njoftimit se në ambientet e jashtme të një lokali po konfliktoheshin dy shtetas, kanë ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Si rezultat i veprimeve të shpejta të kryera në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Vlorë, u kap dhe u vu në pranga shtetasi: D. H., 27 vjeç, banues në Himarë,…

Read More

Ministria e Mbrojtjes, përmes një postimi sot në rrjetet sociale, ka bërë me dije se ka nisur një bashkëpunim dypalësh mes Francës dhe Shqipërisë me qëllim forcimin e mëtejshëm të sigurisë së Forcave Detare. “Anija Franceze “FS Bouan” realizoi një vizitë portuale në portin e Durrësit. Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh mes Francës dhe Shqipërisë, komandanti i Forcës Detare/Rojës Bregdetare, kundëradmiral Adnand Agastra, priti në një takim zyrtar komandantin e anijes franceze “FS Bouan”, së bashku me atasheun ushtarak të Francës, në Komandën e FD/RB. Gjatë këtij takimi, u theksua rëndësia e bashkëpunimit në fushën e sigurisë detare, duke u…

Read More

Parlamenti Evropian me shumicë votash ka konfirmuar të mërkurën përbërjen e re të Komisionit Evropian, që në pesë vjetët e ardhshëm përsëri do të drejtohet nga Ursula von der Leyen. Para votimit në seancë plenare u zhvillua një debat, në të cilin Ursula von der Leyen paraqiti edhe një herë përbërjen e Komisionit në mandatin e saj të dytë si presidente e ekzekutivit të BE-së. Gjatë fjalimit, Von der Leyen premtoi se Komisioni do të angazhohet për një Evropë më të fortë, më të sigurt, e cila do të rrisë investimet për mbrojtje dhe do të vazhdojë punën drejt uljes…

Read More

Janë siguruar detaje të reja nga dosja hetimore për zbardhjen e vrasjes së Martin Canit, 14 vjeç. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë është kapur fillimisht momenti kur personat e përfshirë përshkojnë një rrugicë në afërsi të shkollës, aty ku dyshohet se ka ndodh konflikti, moment ky që nuk është kapur në pamje filmike. Më pas, është fiksuar momenti kur autori i dyshuar, viktima, shoku i tij që mbeti po ashtu i plagosur dhe pesë persona të tjerë që vrapojnë në drejtim të kundërt të rrugicës që përshkuan më parë. Sipas pamjeve, rezulton se përveç tre personave në fjalë, kanë…

Read More

Ashtu siç u lajmërua ditën e hënë, qytetarët ditën e sotme, 27 nëntor, kanë dalë në protestë për herë të tretë për sigurinë në shkolla. Qytetarët po marshojnë nga shkolla 9-vjeçare “Fan Noli” drejt ministrisë së Arsimit. Më 18 nëntor, Martin Cani 14-vjeç u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshi para shkollës “Fan Noli” ku studionin. Qytetarët i kërkojnë minsitres së Arsimit, Ogerta Manastirliu, që të dorëhiqet, ndërsa bëjnë thirrje për drejtësi për Martinin. Protestës së dytë të zhvilluar nga qytetarët ditën e hënë iu bashkua babai dhe gjyshi i Martin Canit. I ati, Angel Cani me…

Read More

Ish-presidenti dhe njëherësh kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga burgu për lirimin nga “arresti shtëpiak” për kryetarin e PD, Sali Berishën. Në një postim në rrjetin social Facebook, Meta uron Berishën dhe qytetarët që duan e meritojnë drejtësi. Ndër të tjera Meta shprehet se desorosifikimi drejtësisë dhe shoqërisë tonë është një emergjencë kombëtare për të rivendosur shtetin e së drejtës dhe mbrojtur interesat kombëtare. Kujtojmë se prej gati 1 muaji, Ilir Meta ndodhet në burg. “Përshëndetjet më të përzemërta për liderin e Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha dhe urime për të gjithë qytetarët që duan…

Read More

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona lidhur me protestën e organizuar nga opozita ditën e martë, ku u bllokuan disa nga akset kryesore të kryeqytetit. Sakaq, mësohet se janë proceduar 17 deputetë, mes tyre Flamur Noka, Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi Luan Baçi, Bledion Nallbati, Lefter Gështenja, Saimir Korreshi, Asllan Dogjani, Albana Vokshi, Petrit Vasili, Petrit Doda, Isuf Çela, Andia Ulliri, Greta Bardeli, Lindita Metaliaj dhe sekretari për Organizimin dhe Burimet Njerëzore, Ervin Minarolli. Noka u procedua për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”, “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime…

Read More

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe ka folur për gazetarët pas një mbledhjeje të qeverisë ditën e sotme. I pyetur në lidhje me bonusin e fundvitit për pensionistët, Gonxhe u shpreh se ky bonus është më i madhi ndonjëherë që është caktuar. Ai zbuloi se pagesat do të nisin nga java e dytë e dhjetorit pas procedurave zyrtare dhe se paratë do të tërhiqen si gjithmonë në sportele. “Miratuam në qeveri bonusin e fundvitit, që është më i madhi ndonjëherë për 724 933 pensionistët. Nga të cilët 511 173 pensionistët me pension deri në 20 mijë lekë do…

Read More

PROKURORIA PRANE GJYKATES SE SHKALLES SE PARË TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM FIERI dënuar për disa vepra penale, Prokuroria Fier sekuestron mbi 1 milionë euro pasuri të shtetasit N.GJ. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier sekuestroi mbi 1 milionë euro pasuri të shtetasit, N.Gj, dhe familjarëve të tij, i dënuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.Në kuadër të procedimit pasuror nr.5 të vitit 2024, të nisur kryesisht, nga hetimet pasurore u provua se disa prej pasurive në pronësi dhe posedim të shtetasit N.Gj. dhe…

Read More