Author: tirana

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët dhe me vranësira të pakta kalimtare kryesisht në veri dhe qendër të vendit. Mjegull / mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore të vendit. Era parashikohet të fryjë me drejtim veriperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 2-6 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1 ballë.

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka u përball me zv/Drejtorin e Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga tek kryqëzimi i rrugës së Elbasanit, duke harruar protestën dhe u përplas me Policinë. Noka i thotë Bizhgës se ai i shërben bandave të krimit, ndërsa ky i fundit ia ktheu duke thënë se për 34 vite i ka shërbyer vetëm shtetit shqiptar, pavarësisht se cila parti ka qenë në pushtet. Bizhga: Dëgjo! Unë i kam shërbyer 34 vite këtij shteti, majtas dhe djathtas. Unë jam në punë vet. Noka: Ti i shërben bandave dhe jo pushtetit. Ti i shërben krimit. Ti nuk…

Read More

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh edhe drejtues politik i PS-së për Diasporën, Taulant Balla ishte pjesë e një aktiviteti festiv në Athinë të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë, ku morën pjesë shumë shqiptarë nga e gjithë Greqia për të kremtuar Festën e Pavarësisë. Balla theksoi rëndësinë e bashkimit të shqiptarëve për të promovuar kulturën, artin dhe historinë kombëtare, duke e vënë në qendër të vëmendjes mbështetjen që qeveria shqiptare po ofron për diasporën. ”Këto janë momentet kur shqiptarët mblidhen jo vetëm për të festuar ditën tonë kombëtare, por edhe për të promovuar artin, kulturën, letërsinë dhe historinë…

Read More

Sheshi ”Wilson” dhe ”Zogu i Zi”, pas mbi 2 orë protestë, tani është hapur për të lëvizuar mjetet. Tani protestuesit po mblidhen, ata që kanë mbetur tek Bashkia e Tiranës. Demokratët ashtu si në protestën e 29 tetorit po vijojnë me të njëjtën strategji të mosbindjes civile, me bllokim rrugësh, bllokim aksesh apo nyjesh kryesore të qarkullimit në kryeqytet. Deputetët janë ndarë në disa grupe në pikat kyçe të Tiranës, si Bashkia, Rrethrrotullimi i “Zogut të Zi”, “Rruga e Elbasanit”, “Sheshi Wilson” dhe “Pallati me Shigjeta”. Shumë prej qytetarëve që kanë qenë duke lëvizur me mjetet e tyre kanë ngelur…

Read More

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi sulmoi ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha si të lidhur me bandat në Durrës. Duke u larguar nga sheshi ”Wilson” gjatë protestës së PD-së, drejt bashkisë së Tiranës, Bardhi sulmoi dhe ministrin e Brendshëm dhe Policinë e Shtetit që sipas tij nuk arreston anëtarët e bandës së Elbasanit, por merret me qytetarët e thjeshtë. ”Në vend që të arrestonte bandën e Elbasanit, sot ministri ishte kundër qytetarëve. Provuan që janë narko-polici kundër qyetarëve të ndershëm. Një polici që drejtohet nga ministri i Brendshëm, ushtar i provuar i bandës së Durrësit. Lidhje e vjetër…

Read More

Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi ka ndaluar dy punonjës civilë të policisë që po shoqëronin një protestues. Bylykbashi ka kërkuar të dijë se kush ka qenë personi që ka shoqëruar protestuesin, ndërsa punonjësit e policisë kanë kërkuar nga deptuteti që mos të preken nga ai. Po ashtu ai ka paralajmëruar policët që të mos shoqërohen protestuesit, ose “do të merret me ta”. “Mos guxoni të shoqëroni protestuesit, ose do merremi ne me juve pastaj”, tha Bylykbashi.

Read More

Provokim të ashpër dhe të paarsyeshëm e quan deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku reagimin e policisë ndaj protestuesve. Nga ”Rruga e Elbasanit” ku është i pranishëm në protestë, ai tha opozita është në trysni të jashtëzakonshme për të mbrojtur e saj. “Pjesëmarrja e mirë, ka shumë qytetarë, pati provokime të paarsyeshme nga policia. Ndjeva sens vetëpërmbajtje nga qytetarët motivimi dhe qëndrueshmëria është pjesë e logjikës së qartë opozitare. Është protestë qytetare dhe pse në thelb është mosbindje civile. Agresiviteti i policisë pa provokim nga qytetarët. Pati një djalë të dëmtuar. Nuk e kuptoj agresivitetin e policisë sonte nuk ka asnjë…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi hipi mbi autobotin e policisë pas tensioneve me efektivët blu. Ai është i vendosur në sheshin Wilson së bashku me kryetarin e grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi. Për shkak të kësaj situate, policia vendosi të hedhë gaz lotsjellës. Policia kërkon që të zhvendosë protestuesit pasi aty është bllokuar totalisht qarkullimi i makinave. Sakaq po në këtë zonë, Policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë grumbullimin me protestues.

Read More

Në një kohë që ka përplasje mes qytetarëve dhe forcave të Policisë së Shtetit, protestuesit janë përplasur me drejtuesit politikë në mosbindjen civile të opozitës. “E hapët rrugën fare kështu. Kot sa na thërrisni”, thanë ata. Tek Zogu i Zi, policia krijoi një rrugë për të lehtësuar disi trafikun e makinave që vijnë nga ish sheshi Shqiponja. Sakaq ka pasur përplasje me policinë në disa prej pikave të Tiranës mes protestuesve dhe policisë, teksa këta të fundit i bëjnë thirrje edhe eksponentëve të PD-së të lirojnë qarkullimin.

Read More

Sezoni i ri i Big Brother i cili do të nisë në dhjetor në ekranin e Top Channel vjen me plot surpriza dhe të papritura. Veç VIP-ave të cilët kanë qenë pjesë e tre sezoneve të mëparshme, pjesë e këtij edicioni do të jenë edhe njerëz të thjeshtë që duan të ndajnë historinë e tyre. Nëse mendon se historia jote meriton të dëgjohet, mund të jesh edhe ti mes VIP-ave. Ashtu si në edicionet e mëparëshme “reality show” më i dashur për shqiptarët do t’ju bëjë t’i përjetoni të gjitha emocionet, që nga të qeshurat me skenat gazmore që falin…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka tha nga mosbindja civile tek ”Rruga e Elbasanit”, se mazhoranca është tmerruar dhe është në panik, prandaj dhe ka urdhëruar policinë të ndërhyjë në protestë. Ai paralajmëroi se revolta e qytetarëve do të mbërrijë deri në Surrel, atje ku banon kryeministri Edi Rama, “Po përmbushim misionin e opozitës. Banditët me uniformë të rekrutuar nga rilindja kërkojnë të intimidojnë dhe të kërcënojnë opozitën. I them nipit të Enver Hoxhës dhe Ramës, largoni duart nga qytetarët. Ky është një mesazh që ua përcjell sot nga ky vend. Asgjë nuk mund të ndalojë, jo mercenarë, jo…

Read More

Protestues të shumtë janë ulur këmbkryq në mes të rrugës, te Sheshi Willson. Së bashku me ta u ul edhe kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi. Menjëherë pas këtij momenti, deputeti demokrat Bledjon Nallbati pati momente tensioni me policinë, gjë që detyroi Gazment Bardhin të ngrihej dhe të shkonte aty për të qetësuar situatën.

Read More