Me përplasje të forta vijon protesta e PD dhe opozitës në disa prej pikave të qarkullimit në Tiranë. Tek Zogu i Zi, policia krijoi një rrugë për të lehtësuar disi trafikun e makinave që vijnë nga ish sheshi Shqiponja! Kundravajtje në rreth te Zogu i Zi. Ka pasur përplasje me policinë në disa prej pikave të Tiranës mes protestuesve dhe policisë, teksa këta të fundit i bëjnë thirrje edhe eksponentëve të PD-së të lirojnë qarkullimin.
Author: tirana
Policia e Shtetit ka marrë masa për mosbindjen civile, pas përplasjeve fizike përpara Bashkisë së Tiranës. Autoboti ka shpërndarë ujë dhe disa protestues kanë rënë në tokë. Tensioni është duke vijuar, ndërsa punonjësit e policisë ndodhen në vendngjarje.
”Rama ik”, ”Policia e krimit”, me këto thirrje protestuesit kanë nisur mosbindjen civile në rrugën e Elbasanit, e cila nisi me përplasje mes sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka dhe forcave të policisë. Nga sheshi Willson kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi i kërkoi policisë që të bëjë detyrën e saj duke garantuar tubimin paqësor dhe të devijojë trafikun. ”Nuk është bllokim, jemi te vijat e bardha, juve keni një detyrim të garantoni tubimin paqësor qytetar dhe të merrni masa për rregullimin e transportit. Devijojini ju, bëni detyrën tuaj, ne bëjmë detyrën tonë”, u tha Bardhi policëve. Tensione mes…
Ka tensione të forta në protestën e opozitës mes protestuesve dhe forcave të policisë. Flamur Noka dhe eksponentë të tjerë të PD, janë përplasur me policinë te rruga e Elbasanit. Janë qindra forca policie që kanë marrë masa për protestën. Momente tensioni dhe shtyrje mes qytetarëve dhe forcave të policisë. Disa nga përplasjet janë në videot e mëposhtme.
Ka nisur me përplasje mosbindja civile e PD, konkretisht në rrugën e Elbasanit pranë Xhamisë së Namazgjasë, ku protestuesit me deputetët e PD janë përplasur me forcat e policisë. Ka edhe të arrestuar, por edhe një protestues është shoqëruar drejt spitalit, pasi ra në tokë pas përplasjes së nisur. Janë qindra forca policie që kanë marrë masa për protestën. Momente tensioni dhe shtyrje mes qytetarëve dhe forcave të policisë. Një grup deputetësh të Partisë Demokratike, ku bëjnë pjesë Xhelal Mziu, Edmond Spaho dhe Flamur Noka janë përplasur fizikisht me efektivët e policisë pranë kryqëzimit te Rruga e Elbasanit. Madje ishte…
Disa nga shkollat e Athinës do të vendosen në dispozicion të mesuesve shqiptarë, për t’u mësuar fëmijëve gjuhën shqipe. Lajmi u bë i ditur nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në athinë, në aktivitetin e organizuar nga ambasada shqiptare me rastin e ditës së pavarësisë. ”Më vjen mirë që ka filluar diskutimi për pensionet. Sot kryetari i bashkisë më konfirmoi që disa nga shkollat e Athinës do të vendosen në dispozicion të mësuesve shqiptarë, ajo që është premtuar nga qeveria dhe kryeministri. Tani që kemi edhe asetet, bëhet pak më kollaj puna kur tashmë një…
Dashi-Nëse doni që miku/mikesha juaj e shenjës së Dashit të gëzohet vërtet, zgjidh për të diçka të re, inovatore dhe të modës. Gjithashtu mund të zgjidhni për ta një dhuratë në lidhje me hobin e tyre të preferuar, por kujdes: Dashi nuk qëndron për një kohë të gjatë i interesuar në të njëjtën fushë dhe mund të ketë një interes të ri, ndaj informohuni! Demi-Demi është një shenjë që përfaqëson objektet materiale, pronësinë dhe paratë duke qenë se ata janë të sunduar nga Venusi, planeti i bukurisë. Kjo do të thotë se Demi, për të cilin po mendoni ka një…
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi shkruan për aksionin e SPAK me 21 urdhër-arreste, që çoi në goditjen e bandës së Suel Çelës në Elbasan. Teksa përgëzon organin e akuzës për çmontimin e kësaj organizate kriminale, Bardhi nënvizon se është provuar se ka blerë me para gjyqtarë, forca të rendit e madje edhe njerëz të medias. ”SPAK ka provuar ndikimin e dyshuar të bandës së Elbasanit mbi policinë, drejtësinë apo median dhe ka zbardhur disa nga veprimtaritë kriminale të kësaj organizate kriminale”, shkruan Bardhi. Në vijim ai kërkon që SPAK të kthejë vëmendjen nga njerëzit me pushtet në…
Në mesnatë situata në ”Big Brother Kosova Vip 3” nuk ka qenë aspak e qetë. Kevini ka folur me banorët lidhur me debatin e bujshëm që pati me Xuxin, për çka thuhet se u ndalua transmetimi i drejtpërdrejtë. Ai thoshte se Xuxi i ka dy anë të personalitetit, duke pohuar se herë është i mirë dhe herë i pasjellshëm. ”Së pari unë nuk jam viktimizu, se kisha bo drama, veç kam qenë korrekt, kështu ashtu ka ndodhë dhe askush nuk mund të ma prekë fytyrën. Dhe sot kom mendu që kam me më kërku falje, por se ka bërë një…
Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se tuneli i Murrizit pjesë e ”Rrugës së Arbrit” është vepra më e komplikuar infrastrukturore që është drejt përfundimit, ndërsa po ndërtohet rruga që lidh Dibrën me Elbasanin, që do të shkurtojë ndjeshëm distancën mes qyteteve. ”Kalova nga tuneli i Murrizit, një tunel, i cili është i derdhur i gjithi në hekur për shkak të burimeve ujore, ku volumet rriten çdo herë që ka prurje”, tha ajo. Balluku bëri të ditur se punimet për këtë vepër po avancojnë me intensitet. ”Kam parë se sot kanë mbetur disa qindra metra për…
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda gjatë konferencës së përbashkët me partnerët e Guardia Di Finanza (GDF-së), mbi rezultatet e luftës kundër kultivimit të kanabisit, tha se gjatë këtij viti policia ka kryer gjithsej 216 280 kontrolle. Proda tha se është intensifikuar kontrolli i territorit nëpërmjet përdorimit të dronëve, ku për vitin 2024, janë përdorur 51 dronë, duke rritur numrin e këtyre pajisjeve të teknologjisë së fundit, nga 38 që ishin në vitin e kaluar dhe vitet e mëparshme. Sipas Prodës, në kuadër të monitorimit ajror të territorit, për këtë vit janë kryer 185 orë fluturimi. Fjala…
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, thotë se protesta që do të nis nga ora 17:00, do të ketë në krye deputetët dhe anëtarët e kryesisë së PD, duke theksuar se Partia Demokratike nuk ka përdorur asnjëherë mbështetësit e saj si “mish për top” dhe se ky është një veprim që nuk do të ndodhë asnjëherë. ”Asnjëherë PD nuk ka përdorur mbështetësit e saj si mish për top, kjo nuk do ndodhë asnjëherë. Kemi marrë informacione që pritet të ketë përshkallëzim të dhunës nga policia. Në ballë të aksionit sot do të jenë deputetët dhe anëtarët e kryesisë…