Author: tirana

Pak ditë pasi anoncoi nismën për një diskutim me prindërit për rrjetet sociale TikTok dhe SnapChat kryeministri Edi Rama bashkë me ministren e Arsimit Ogerta Manastirliu kanë nisur konsultimin në gjimnazin “Sami Frashëri”. “Dje pasdite zhvilluam një këshillim me një përfaqësi prindërish që drejtojnë Këshillat e Prindërve dhe anëtarë të këshillave në shkolla të ndryshme të Tiranës👭👬🧍🏻‍♀️🧍🏽‍♂️ Çfarë kontrasti me kasaphanën etike dhe zhurmën çoroditëse të mexhelisit politik dhe mediatik👎”, shkruan Rama.

Read More

Pak ditë nga 112 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë, Prishtina ka njoftuar se do i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka njoftuar lajmin duke theksuar se Tirana do të mirëpresë miqtë nga Prishtina për të festuar bashkë 112 vite pavarësi dhe krenari kombëtare. “Prishtina i bashkohet “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”! Tirana mirëpret miqtë tanë nga Komuna e Prishtinës për të kremtuar së bashku 112 vite pavarësi dhe krenari kombëtare. Bashkia Tiranë dhe Unioni i Bashkive Shqiptare, në bashkëpunim me Shoqatën “Rrënjët Shqiptare”, sjellin për…

Read More

SPAK godet Organizatën Kriminale nga Elbasani në Trafikun Ndërkombëtar të Kokainës Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Eurojust, Europol, autoritetet e drejtësisë së Francës, Belgjikës, Holandës dhe Ekuadorit ka dokumentuar dhe ndjekur penalisht një organizatë të mirëstrukturuar kriminale në trafikun ndërkombëtar të kokainës, me bazë në qytetin e Elbasanit dhe me shtrirje në vendet e Bashkimit Europian dhe Amerikës Latine. Ky hetim i bazuar në komunikimet e koduara SKY/ECC dhe në veprimet të tjera hetimore vijon edhe për dokumentimin e veprimtarisë kriminale për persona të tjerë. Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata…

Read More

Pesë vite nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019, ku humbën jetën 51 qytetarë dhe u plagosën mbi 1000 të tjerë, pasojat që ai ka lënë pas, ende ndjehen në shumë familje. Procesi i rindërtimit nuk konsiderohet i mbyllur, pasi punimet vijojnë në disa zona të vendit dhe me dy lagje më të mëdha në kryeqytet. Ndërkohë shumë familje vijojnë të trajtohen me bonusin e qirasë. Zv/kryeministrja Belinda Balluku ka ndarë disa shifra lidhur me rezultatet e rindërtimit. Konkretisht deri më tani janë dorëzuar 5524 banesa individuale, 6139 apartamente të reja, ndërsa janë rikonstruktuar 167 shkolla në zonat e prekura.…

Read More

Një 40-vjeçar me origjinë shqiptare u vra në via Rizzardi, pranë stacionit të Mestres, Venecia. Burri u qëllua disa herë me thikë pas një konflikti mes disa personave. Me gjithë ndërhyrjen e 118 punonjësve shëndetësorë, nuk mund të bëhej asgjë për të. Viktima ka qenë në shoqërinë e vëllait të tij, i cili ka mbetur i plagosur. Oficerët e policisë së shtetit arrestuan autorët e dyshuar, dy burra me kombësi maqedonase. Po vijojnë hetimet nga policia dhe autoritetet italiane. Vrasja do të kishte ndodhur në ambientin e boksistëve venecianë, pra lojtarë me kuti (kumar) që mashtrojnë kalimtarët në kërkim të…

Read More

Kryeministri Edi Rama u shpreh këtë të martë se pas javës së dytë të dhjetorit do të nisë shpërndarja e bonusit për pensionistët. Rama tha se të gjithë pensionistët që kanë pension deri në 20 mijë lekë, do të përfitojnë 150 euro bonus, ndërsa ata që kanë një pension mbi 20 mijë lekë, do të marrin 100 euro bonus.“Paratë do të fillojnë të disbursohen duke filluar nga java e dytë e dhjetorit”, deklaroi Rama.

Read More

Adele i ka dhënë lamtumirën skenës. Nuk ishte surprizë, pasi ajo e kishte paralajmëruar disa muaj më parë. Këngëtarja 36-vjeçare e përmbylli këtë etapë profesionale gjatë fundjavës me koncertin e tij të njëqindtë si rezident të premteve dhe të shtunave në Caesars Palace në Las Vegas. Mes lotësh dhe para publikut, përfshirë të dashurin dhe djalin e saj, ajo rrëfeu se ishte e rraskapitur emocionalisht dhe shprehu dëshirën për të bërë një pushim, për të shpëtuar nga fama dhe për të studiuar letërsi pas këtyre dy viteve. “Jam shumë e trishtuar që mbaroi, por edhe shumë e lumtur që ndodhi,…

Read More

Kryeministri Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ditën e sotme ndodheshin në Bulqizë, ku prezantuan projektin për Parkun Tematik Retro, “Divizioni”. Kreu i qeverisë tha se ky projekt është shumë i veçantë në llojin e vet sepse jo vetëm do të bëjë transformimin e një territori që dikur i përkiste ushtrisë shqiptare, por do të krijojë një destinacion turistik të një lloji të veçantë. “Do të krijohen kushtet për të mirëpritur artizanët e zonës, gra të cilat sot janë shëmbëlltyra të përpjekjes për të jetuar me punë të ndershme përmes kultivimit të traditës ushqimore…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se një procedurë e re moderne për problemet kardiovaskulare është përdorur për herë të parë në spitalin e Shkodrës, duke shënjuar një histori suksesi. Kjo teknikë shmang bypass-in e zemrës, duke ofruar zgjidhje efikase dhe më pak invazive për pacientët. “Për herë të parë në Shqipëri, kryhet në Spitalin e Shkodrës teknika që shmang bypass-in e zemrës. Kjo procedurë moderne dhe mini-invazive u udhëhoq nga asist. prof. Aurel Toma kardiolog me përvojë ndërkombëtare, i cili është gjithashtu drejtues i Repartit të Hemodinamikës në Donau Spital të Vjenës dhe pedagog në…

Read More

Donald Trump thotë se do të rrisë tarifat për Kinën, Meksikën dhe Kanadanë në ditën e parë të presidencës së tij, në një përpjekje për t’i detyruar ata të godasin emigracionin e paligjshëm dhe kontrabandën e drogës në SHBA. Presidenti i zgjedhur tha se menjëherë pas inaugurimit të tij më 20 janar ai do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv që vendos një tarifë prej 25% për të gjitha mallrat që vijnë nga Meksika dhe Kanadaja. Ai tha gjithashtu se një tarifë shtesë prej 10% do të vendoset në Kinë derisa qeveria atje të bllokojë kontrabandën e fentanilit sintetik opioid nga…

Read More

Policia e Tiranës paralajmëron opozitën e se bllokimi i rrugëve është vepër penale dhe se do të mbajnë përgjegjësi administrative dhe penale. Njoftimi vjen pak orë para protestës së paralajmëruar. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë. Në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, Sekretari Organizativ i subjektit politik “Partia Demokratike e Shqipërisë” ka paraqitur kërkesën për zhvillim të tubimeve, nga ora 17:00 deri në orën 20:00 të datës 26.11.2024, në disa akse rrugore kryesore në Tiranë, konkretisht: Unaza e vogël, rrethrrotullimi i Zogut të Zi, ura afër xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshi “Wilson” dhe nga pallati me shigjeta drejt Rrugës së…

Read More

Komisioni i Burgjeve ka vendosur që të vejë në dijeni policinë e Tiranës për mosbindje nga ana e mjekut të spitalit privat ku po mjekohet autori i dyshuar i vrasjes së Martin Canit, pasi nuk dorëzon epikrizën për 14-vjeçarin. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se mjeku me inicialet D.T., ka zvarritur procesin prej ditës së djeshme, e po ashtu edhe sot kur grupi i përbërë nga pesë persona dhe që janë komision i ngritur me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të burgjeve, kanë shkuar në spitalin privat. Ndaj të miturit është vendosur masa arrest me burg,…

Read More