Edi ka thënë se do të largohet sonte (e hënë) nga ”Big Brother Kosova Vip 3”. Kjo pasi siç tregon nuk po mund t’i përballoj situatat brenda si dhe për disa gjëra që ka lënë jashtë. Në një bisedë së fundmi me Drilonin, ai ia ka dhënë disa këshilla se si të veprojë tani e tutje në shtëpi. Edi: Çkado që të ndodh sonte me mua vëlla, edhe me mua edhe me neve, ti rri vetëm vetja brenda. Më dëgjo ti mua, rri siç je dhe siç ke vazhduar deri më tani. Edhe mos u mbyll më. Mos rri urtë, fol…
Author: tirana
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka bërë me dije mbajtjen e një protestë para SPAK-ut më 6 dhjetor. Blushi pati edhe një thirrje për protestën e thirrur nga Partia Demokratike, e cila do të zhvillohet nesër në kryeqytet, duke kërkuar mbështetje masive nga qytetarët. ”Në 6 dhjetor, në ora 12:00 do të nisim stinën e protestave para SPAK-ut. Mosbindja civile është rruga e vetme për t’i dhënë Shqipërisë paqe politike dhe sociale dhe një zgjidhje politike që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Blushi në mbledhjen e PL. Blushi e ka cilësuar…
Një 61-vjeçar në Moglicë të Maliqit ka humbur jetën pasi mjeti bujqësor që po drejtonte është përmbysur. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së hënës. ”Rreth orës 18:20, në fshatin Moglicë, Maliq, një mjet bujqësor që drejtohej nga shtetasi S. Gj., 61 vjeç, në rrethana ende të paqarta është përmbysur. Si pasojë drejtuesi i mjetit buqësor ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të rastit”.
Avokati Spartak Ngjela, thotë se SPAK është duke vepruar dhe për të kriminaliteti në vend ka rënie. ”SPAK është në veprim. Ka qenë shumë i shpërhapur krimi dhe korrupsioni, ka dëmtuar shumë vendin dhe psikologjinë e popullit sepse ka qenë i pakontrolluar krimi në Shqipëri dhe gjenerojë vrasjet e paguara. Tani ka një rënie pas daljes së SPAK. Ka rënie të kriminalitetit”, tha ai. Sa i takon protestës së organizuar nga mbështetës të PD në Londër, teksa kryeministri Edi Rama atë ditë zhvilloi edhe një takim me shqiptarët që jetojnë atje, Ngjela u shpreh se protesta nuk kishte pjesmarrës. ”Nuk…
Babai i Martin Canit për herë të parë u bashkua këtë mbrëmje të së hënës me protestën që u organizua nga qytetarët para Ministrisë së Arsimit. Angel Cani shihet i rrethuar nga familjarë të tij, ndërsa edhe qytetarë të ndryshëm shihen teksa e ngushëllojnë dhe japin forcë duke i shprehur mbështetjen pas tragjedisë me djalin e tij, vetëm 14-vjeçar. Në protestë ndodhej edhe gjyshi i moshuar i Martinit, i cili i është drejtuar të pranishmëve me një fjalë të shkurtër, ku ka kërkuar që të vendoset drejtësia në vend. ”Dashamirës që keni ardhur për hir të një martiri që ra…
Java e 14-të në Superligën shqiptare, nuk kishte surpriza të mëdha. Partizani nuk e lëshon kreun as pas kësaj jave, pasi mban vendin e parë me 27 pikë, 2 pikë më shumë se Vllaznia e vendit të dytë. Në vendin e tretë është ngjitur Egnatia, me 23 pikë, ndërsa katërshja e parë plotësohet nga Dinamo City, me 21 pikë. Elbasani, me barazimin ndaj Tiranës, është ngjitur në kuotën e 18 pikëve, në vendin e pestë, para Teutës, që mban vendin e gjashtë. Tirana mbetet e shtata me 15 pikë, ndërsa ndjekin Skënderbeu me 13 pikë, Laçi me 12 pikë dhe…
Inter pret nesër Leipzig në ndeshjen e vlefshme për raundin e pestë të Champions League. Simone Inzaghi, trajner i zikaltërve ka folur në konferencën për shtyp, duke theksuar se nuk ka vendosur akoma për formacionin. “Ne punojmë për të kënaqur tifozët tonë, për klubin dhe për të fituar trofe. Duhet të vazhdojmë kështu, në 11 ndeshjet e fundit kemi fituar nëntë dhe kemi barazuar dy. Leipzig është klub që ka qëndruar në Champions prej gjashtë vitesh dhe deri të shtunën kishte mbrojtjen më të mirë në Bundesligë. Në katër ndeshjet e Champions kanë merituar më shumë. Kanë të njëjtin trajner…
Një tjetër protestë u mbajt këtë mbrëmje për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani. Të pozicionuar para Ministrisë së Arsimit, qytetarët bëjnë thirrje për dorëheqjen e ministres pasi e bëjnë përgjegjëse për dështimin e sigurisë në shkollë, bashkë me hallka të tjera që nuk kanë funksionuar siç duhet. Mes protestuesve pjesë ishte edhe motra Egli Pogës, i cili humbi jetën pak muaj më parë, pasi u dhunua nga Denis Meçe, ngjarje e ndodhur në qytetin e Pogradecit. Në fjalën e saj ajo iu drejtua edhe nënës së autorit të vrasjes së Martinit, duke i thënë se duhet të dalë dhe të…
Të martën, në orën 17:00 opozita do të mbajë sërish mosbindje civile, duke bllokuar segmentet kryesore rrugore në vend. Analisti Genc Burimi, thotë se PD ka fituar pikë në sytë e ndërkombëtarëve. Për të rezoluta e PPE është e jashtëzakonshme. ”Nuk ka rëndësi numri i protestuesve. Opozita po fiton pikë në sytë e ndërkombëtarëve. Rezoluta e fundit e PPE, që u propozua nga PD është e jashtëzakonshme. PD ka fituar pikë të jashtëzakonshme me rezolutën e PPE. Nuk besoj se është problem bllokimi i rrugëve, sepse në Francë ka protesta të mëdha të fermerëve dhe nuk ka ndonjë problem. Pas…
Prindër, nxënës, përfaqësues të shoqërisë civile protestojnë këtë mbrëmje para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e Martin Canit, ku kërkojnë dorëheqjen e ministres Ogerta Manastirliu. Kërkesat kryesore janë siguria e fëmijëve në shkolla dhe zbardhja e plotë e ngjarjes. Kjo vjen pas deklaratave të fundit të nxënësit të plagosur Luis Meçe, i cili nga spitali ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, hodhi dyshime për persona të tjera të përfshirë në ngjarje. ”Do t’i kërkohet institucioneve arsimore dhe policisë zbardhja e ngjarjes, pasi mësohet një nga nxënësit e plagosur Luis Meçe ka rrëfyer në spitalin ushtarak se nuk ka qenë vetëm…
Dashi-Përgatitu për ndryshime të mëdha në perspektivën tënde, pasi Mërkuri në prapavijë mund të trazojë bindjet dhe të sjellë keqkuptime. Planifikoni udhëtimet me kujdes! Më 27 nëntor, je gati për aventura të reja dhe momente romantike. Demi-Mund të shfaqen fatura të vjetra, por është koha ideale për të rregulluar buxhetin. Reflekto mbi mbështetjen që merr nga të tjerët. Fundi i javës është ideal për të pastruar shtëpinë dhe mendjen nga ngarkesat e panevojshme. Binjakët-Ish-at mund të rikthehen! Kjo prapavijë ju ndihmon të sqaroni çështje të mbetura pezull në marrëdhëniet tuaja. Deri më 27 nëntor, një projekt i ri krijues mund…
Pas seancave të shumta, Gjykata e Posaçme Kundër Krimit e Korrupsionit ka dënuar me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako. Ai akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh në dy raste. Rasti i parë ka lidhje me abuzimin e kryer me lejen për ndërtimin e një pallati në Durrës, ku janë përfshirë dokumente të falsifikuara dhe zbardhja e lejes është bërë pasi kishte përfunduar ndërtimi i godinës që ishte i ndryshëm në kate nga sa ishte planifikuar në fillim. Rasti i dytë ka të bëjë me studimin e kryer nga bashkia e Durrësit në lidhje…