Një tragjedi e re detare me viktima 8 emigrantë ka ndodhur në zonën detare në veri të ishullit grek të Samos, në Egjeun Lindor. Një gomone e mbushur plot është mbytur në zonon shkëmbore të Shën Antonit dhe deri tani pas një operacioni që është duke u zhvilluar nën koordinimin e Qendrës së Bashkuar Koordinuese të Kërkimit dhe Shpëtimit janë gjetur trupat pa jetë të 6 fëmijëve dhe dy grave, ndërsa 36 emigrantë të tjerë janë shpëtuar. Ende nuk dihet numri i saktë i personave në bordin e gomones që është nisur nga brigjet turke, ndërsa në zonë mbizotëronte mot…
Author: tirana
Për kryekomisionerin zgjedhor Ilirjan Celibashi 11 maji i vitit të ardhshëm është data optimale për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare. Deklaratën e tij Celibashi e bëri menjëherë pasi doli nga Presidenca ku zhvilloi një takim konsultativ me kreun e Shtetit Bajram Begaj lidhur me procesin e nisur për përcaktimin e datës së zgjedhjeve. Më herët gjatë ditës së sotme, Begaj zhvilloi dhe një takim me përfaqësues të Partisë Socialiste, të cilët propozuan gjithashtu 11 majin 2025 si datë për zhvillimin e zgjedhjeve.
Një varkë turistike është mbytur në ujërat e Egjiptit. Sipas medieve të huaja, rreth 45 persona rezultojnë të zhdukur, 31 turistë dhe 14 anëtarë të ekuipazhit. Varka shoqëronte zhytësit në Detin e Kuq në Egjipt. “Tridhjetë e një turistë të kombësive të ndryshme, së bashku me 14 anëtarë të ekuipazhit të një anijeje turistike që ishte në një lundrim afër bregut të Marsa Alam”, në Detin e Kuq në Egjipt, “janë të humbur”, shkruan “La Repubblica”. Kërkimet janë duke u zhvilluar me përfshirjen e autoriteteve të ndryshme. Shkaqet e kësaj mbytjeje mbeten ende mister.
Një operacion blic është zhvilluar gjatë natës në Elbasan nga forcat e posaçme të SPAK. Nga operacioni janë arrestuar dy ish gjyqtarë, Pajtime Fetahu dhe Zihni Shahu. Me urdhër të SPAK, forcat e policisë kanë ushtruar kontrolle të befasishme në ‘bazat’ e Suel Çelës. I njohur për të shkuarën e tij kriminale në trafikun e drogës dhe përplasjes me policinë, Çela kërkohet të vihet para drejtësisë pasi bashkëpunëtori i tij i dikurshëm Nuredin Dumani pasi u pendua u tregoi hetuesve se Suel Çela i njohur dhe me emrin Marjus Lulaj e kishte paguar për të vrarë Elton Kilën, të njohur…
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali deklaroi sot se Shqipëria po nis përgatitjet për Konferencën e tretë Ndërqeveritare me Bashkimin Europian, ndërsa nënvizoi rëndësinë e mbështetjes së Republikës Çeke në procesin e integrimit europian. Në një deklaratë për mediat me kryetaren e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Çekisë, Markéta Pekarová Adamová, Spiropali vlerësoi thellimin e dialogut politik të nivelit të lartë si dhe zgjerimin e bashkëpunimin në shumë dimensione midis dy vendeve. “Jam veçanërisht e inkurajuar nga bashkëpunimi në rritje midis parlamenteve tona përmes grupeve të miqësisë, komisioneve parlamentare dhe shkëmbimeve mes ligjvënësve. Ky partneritet energjik është jo vetëm dëshmi…
Gazetarët e njohur të kronikës, Artan Hoxha dhe Elton Qyno janë vënë nën masa sigurie. Ata janë nën masën e sigurisë ”detyrim paraqitje”. Artan Hoxha është një prej emrave më të njohur të gazetarisë investigative në Shqipëri, i njohur për shkrimet por edhe deklaratat e tij lidhur me shumë grupe kriminale, vrasës me pagesë dhe publikimin e materialeve për trafikun e kokainës nga Amerika Latine. Po ashtu, Elton Qyno është paraqitur disa herë në SPAK, si dhe i është sekuestruar një telefon celular, pas marrjes në pyetje mbi disa publikime për çështje të lidhura me dëshmitë e Nuredin Dumanit.
Partia Socialiste i propozon presidentit të Republikës 11 majin për zgjedhjet parlamentare. Blendi Klosi, sekretari i përgjithshëm i PS tha se kjo datë është sugjeruar në mënyrë që tëlihet më shumë kohë për votën e Diasporës.
Një 22-vjeçar është arrestuar në Durrës këtë të hënë. I riu është është kapur në flagrancë teksa shiste lëndë narkotike. “Bazuar në informacionet e siguruara nëpërmjet inteligjencës policore, shërbimet e Policisë, gjatë operacionit, kanë ndaluar për kontroll automjetin me të cilin qarkullonte 22-vjeçari, në qytetin e Durrësit. Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur dhjetëra doza kanabisi gati për shitje, 35 200 lekë dhe 270 euro, të dyshuara të përfituara nga shitja e dozave të kanabisit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 4 celularë dhe automjetin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së…
Kreu i SPAK, Altin Dumani ditën e sotme mbajti fjalën e tij në tryezën e organizuar nga Shoqëria Civile, për luftën kundër korrupsionit. Dumani theksoi në tryezë se institucioni që drejton ka ushtruar ndjekje penale ndaj shumë gjyqtarëve në të gjitha nivelet e gjykatave. Dumani i bëri thirrje të gjitha institucioneve që të përmbushin detyrimet e veta. Gjithashtu theksoi se institucionet përgjegjëse në luftën kundër korrupsionit, duhet të furnizojnë SPAK me informacion. Dumani: SPAK ka marrë në ndjekje penale gjyqtarë të Kushtetueses, të Gjykatës së Lartë, të KPA, prokurorë të juridiksionit të përgjithshëm, apo oficerë të policisë gjyqësore. Shqetësimi më…
Sot, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha theksoi se Shqipëria është e angazhuar në zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (2023 – 2027). Gjatë fjalës së tij në konferencën e nivelit të lartë për Barazinë Gjinore, Sigurinë dhe Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, Hoxha u shpreh se një ndër hapat domethënës në këtë drejtim është krijimi i “Shoqatës së Grave në Policinë e Shtetit”, një mekanizëm që jo vetëm promovon barazinë gjinore, por edhe ofron hapësira për zhvillim profesional dhe mundësi karriere për oficeret gra.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha sot se një tjetër investim i kësaj ministrie po transformon Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave në një qendër bashkëkohore për përgatitjen e inxhinierëve të minierave, gjeologëve, inxhinierëve të naftës dhe shumë disiplinave të tjera në sektorin e Mjedisit, Gjeoinformatikës, dhe Shfrytëzimit të Mineraleve. “Projekti përfshin rikonstruksionin e godinës ekzistuese, duke krijuar ambiente moderne me salla auditorësh dhe laboratorë të avancuar, si dhe ndërtimin e Muzeut të Gjeologjisë dhe Minierave. Ky investim është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, duke ofruar kushte më të mira për…
Gazetari Artan Hoxha sot u paraqit sipas burimeve të ”Tirana News” në SPAK, dhe kjo për shkak të lidhjeve të tij me bandat. Sëfundmi ai ka qenë disa herë i thirrur në SPAK. Artan Hoxha është një ndër gazetarët investigativë më të njohur në Shqipëri, i njohur për raportimet e tij të guximshme. Me një përvojë shumëvjeçare në gazetari, Hoxh ka punuar për disa prej mediave kryesore në Shqipëri, duke përfshirë: