Policia e Shtetit ka reaguar pas dëshmisë së babait të adoleshentit të plagosurit gjatë vrasjes së Martin Canit. Në njoftim policia thekson se nuk ka një autor të dytë të përfshirë në këtë ngjarje. Policia thotë se është marrë në pyetje nga grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorit të çështjes dhe prindi i të miturit të dëmtuar L. M. në lidhje me pretendimet e tij të cilat do të vlerësohen në raport me të gjitha provat e faktet e tjera të administruara gjatë këtij hetimi. Njoftimi i plotë:Policia e Shtetit vëren se burime të caktuara janë angazhuar në një fushatë…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Londër komentoi vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani. “A ka vatër më çedukuese dhe dhunë nxitëse se parlamenti kur deputetët në vend që të flasin në emër të atyre që duan një qeveri më të mirë, shajnë me libër shpie, gjuajnë me shishe dhe pastaj mezi presin të marrin zvarrë një viktimë për ta përdorur për luftën e tyre të ulët për pushtet. Ju e dini se vrasjet dhe dhunimet, përmbytjet, zjarret masive etj nuk ndezin epshet e luftës politike përditë dhe javë të tëra, sado dramatike të jenë këto ngjarje nuk çoroditet…
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Londër, për t’u takuar me shqiptarët që jetojnë në Britani, në kuadër të turit të diasporës. Kreu i qeverisë, gjatë fjalës së tij tha: Rama: Së shpejti nismë ligjore për regjistrim të të gjithë familjeve që u regjistruan si kosovarë. Do të vazhdojmë përpjekjet diplomatike për të mundësuar të gjithëve ju rikthimin e nënës dhe të babës në të gjitha rastet që ju e doni këtë. Ju shqiptarët e Britanisë së Madhe keni përfituar nga ky vend më pak se sa ky vend ka përfituar nga ju. Shqipëria më në fund ka nisur t’iu…
Kryeministri Edi Rama po mban fjalën këtë të diel në takimin me shqiptarët e diasporës që jetojnë në Britaninë e Madhe. Rama: Mbase nuk më takon mua por duke qenë se u bëra unë shkak që të vini sot këtu në një ditë pushimi dua t’ju kërkoj ndjesë për një grusht të verbërish atje tek dera që të nxitur nga të verbërit në Tiranë kishin marrë me vete librin e shtëpisë sonë edhe e bërtisnin aty përballë. Megjithatë me keqardhje por pa asnjë dyshim me vetëdijen që edhe ata janë pjesë e familjes sonë të madhe.
Kompania më e madhe e teknologjisë në botë Apple ka publikuar së fundmi një vendim se disa pajisje të vjetruara kanë nevojë për përmirësime të softuerit për të përdorur kopje rezervë të ruajtjes së iCloud. Zyrtarët e kompanisë thanë se duke filluar nga 18 dhjetori, të gjitha pajisjet duhet të funksionojnë të paktën në iOS 9, i cili debutoi në 2015. Megjithëse të dhënat aktuale do të mbeten në vetë pajisjet pa asnjë problem, përdoruesit në iOS 8 ose më parë nuk do të jenë më në gjendje të krijojnë kopje rezervë të reja ose të kenë akses në kopjet…
Një funksion i dobishëm vjen në WhatsApp për ata që nuk u pëlqen të dëgjojnë mesazhe zanore ose ata që kanë probleme me dëgjimin dhe nuk mund t’i dëgjojnë ato. Është transkriptimi i mesazheve audio, i cili mund të jetë gjithashtu i dobishëm në situatat kur dëgjimi i audios është i vështirë ose i papërshtatshëm. Përditësimi, aktualisht i përhapur globalisht, aktualisht do të mbështesë vetëm mesazhe audio në anglisht, portugalisht, spanjisht dhe rusisht. Kur zbaton transkriptimin, WhatsApp siguron privatësinë e përdoruesit. ”Tekstet përpunohen në nivel lokal, vetëm në pajisjen e marrësit, pa dërguar apo marrë të dhëna nga interneti dhe…
Victoria Beckham ka pranuar se arsyeja pse ajo dukej gjithmonë kaq e ashpër dhe e pa buzëqeshur në foto është sepse ajo ishte e pasigurt për lëkurën e saj. Stilistja 50-vjeçare ka qenë prej kohësh e hapur për pasiguritë e saj me lëkurën e saj “problematike”, pasi ka vuajtur nga aknet dhe probleme të tjera të lëkurës që kur ishte adoleshente. Në një intervistë për Telegrafin, Victoria pranoi se ndihej “aq e pakëndshme” duke bërë foto, pasi nuk ndihej e lumtur brenda për të “plasur” një buzëqeshje për kamerat. Victoria zbuloi se si ajo kërkoi këshilla nga ekspertët për kujdesin…
Futbollisti kosovar, Granit Xhaka ka shënuar golin e pestë në ndeshjen ndaj Heidenheimit. Festimin e golit e bëri në një mënyrë shumë të veçantë, duke treguar se do të bëhet sërish baba. Xhaka futi topin nën fanellë duke imituar barkun e një gruaje shtatzënë dhe thithi gishtin e madh të dorës. Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita do të bëhen prindër për herë të tretë. Çifti ka dy vajza.
Policia Rrugore ka rritur prezencën duke përdorur mjetet inteligjente dhe bazën logjistike që ka në dispozicion me e qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Si rezultat i monitorimeve në të gjitha akset rrugore, 24/7, duke përdorur mjete inteligjente poliskanë, radarë automatikë, dronë të cilësisë së lartë dhe dragera, gjatë kësaj jave janë arrestuar 30 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe për drejtim të mjetit pa leje drejtimi. Janë evidentuar nëpërmjet radarëve dhe poliskanëve, 569 drejtues automjetesh të cilët qarkullonin me shpejtësi 40 deri në 100 km në orë mbi normën e lejuar, të cilët…
Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe kanë nisur të mblidhen në “Queen Elizabeth Olympic Park” ndërtuar si pjesë e lojërave olimpike të Londrës në 2012, në një sallë me një kapacitet mbi 4.500 vende pritet nisja e këtij takimi. Me flamujt kuq e zi në duar, pritet të nisë takimi me kryeministrin Edi Rama. Mbetet për tu parë se çfarë mesazhet do të përcjellë kryeministri për ata mijëra shqiptarë të cilët mbërritën ne 2022 me gomone, të cilët vijojnë të jenë pa leje qëndrimi dhe subjekte kapje e dëbimi, nga Agjencia britanike e kufirit dhe emigracionit. Muhamed Veliu ish…
Problemet me shikimin po bëhen gjithnjë e më prezente tek fëmijët e moshave të vogla. Sipas mjekëve faktori kryesor i shfaqjes së miopisë, lidhet me ekspozimin për një kohë të gjatë në pajisje elektronike. “Faktori i parë është faktori gjenetik, trashëguar, nëse prindi ka syze, fëmija ka 50% mundësi të ketë edhe ai syze. Faktor tjetër është ekspozimi i gjatë në pajisje elektronike që për fat të keq është bërë trend në shqipëri , mosha 3 vjec me telefona në dorë dhe këta 5 vjec, kjo favorizon shpërthimin e miopisë. Gjatë vizitave që bëjmë ne manuale tek fëmijët që janë…
Dhjetëra mijëra njerëz kanë dalë nëpër rrugët e Barcelonës në mbrëmjen e së shtunës me kërkesën për çmime të përballueshme të banimit. Policia ka thënë se rreth 22.000 njerëz kanë marrë pjesë në protesta, ndërsa organizatorët kanë thënë se kanë qenë 170.000 pjesëmarrës.Protestuesit kanë kërkuar që çmimet e qirave të përgjysmohen ka raportuar e përditshmja El Pais. Protestuesit kërkojnë edhe që banesat në zonat turistike të jenë të qasshme sërish për banorët e Barcelonës, kryeqytetit të rajonit të Katalonjës, në verilindje të Spanjës.Një kërkesë tjetër e tyre ka qenë që kontratat e qirave të nënshkruhen për periudhë të pakufizuar.“Është e…