Rumunët janë duke votuar të dielën në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, të cilat mund të përballin një kandidat nacionalist të krahut të djathtë me kryeministrin aktual të majtë në rundin e ardhshëm. Trembëdhjetë kandidatë po garojnë për pozitën e presidentit të këtij shteti anëtar të Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Këto janë vetëm zgjedhjet e para në të cilat do të votojnë rumunët brenda pak ditësh. Rezultatet e këtyre proceseve nuk do të përcaktojnë vetëm politikën e brendshme, por edhe atë të jashtme, përfshirë mundësinë e zbehjes së mbështetjes së Rumanisë për Ukrainën, teksa lufton pushtimin rus në shkallë…
Author: tirana
Gjashtë persona kanë përfunduar në prangat e policisë së kryeqytetit për vepra të ndryshme penale. Njoftimi:Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin A. Xh., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi shërbimet e Policisë i gjetën gjatë kontrollit fizik sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit: – B. A., 54 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa produkte në një qendër tregtare, në rrugën “Abdi Toptani”; – A. M., 37 vjeç, banues në…
Shkodër/Kontrolle të shtuara për kapjen e personave të shpallur në kërkim si dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive. Si rezultat i kontrolleve u kap një 28-vjeçar, i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike Po gjatë kontrolleve u arrestua në flagrance dhe një 24-vjeçar, për veprën penale largimi i të burgosurit nga vendi qëndrimit. Si dhe është proceduar penalisht drejtuesi i automjetit me të cilin udhëtonin këta dy shtetas. Në vijim të kontrolleve bazuar dhe në inteligjencën policore, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, Forcat e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim…
Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane. Policia ka ushtruar kontroll në disa pika të qytetit si dhe nëpër shkolla dhe universitete. 20-vjeçari u identifikua së bashku me të rinjtë e tjerë dhe iu gjetën 7 mbështjellës hashashi me peshë rreth 16 gram. Shqiptarit iu gjetën edhe 200 euro para të gatshme. Brenda shtëpisë së tij, në Pioltello, policia sekuestroi 18 mbështjellës hashash me peshë afërsisht 42 gram, një peshore precize, 18 mbështjellës kokainë, me peshë 7.70 gram të fshehura brenda dy pakove me ëmbëlsira, 27 doza kokainë, një qese me fasule, 6 fasha të tjera kokainë me peshë…
Ditën e shtunë në 11 qendra votimi si në: Tiranë, Dropull, Delvinë, Finiq, Mesopotam, Dhivër, Livadhja, Aliko, Sarandë, Mursi dhe Athinë është votuar për të zgjedhur kryetarin e Partisë MEGA. Për këtë post kandiduan: Ziso Lluci, Lefter Nika dhe Stafano Moraiti. Procesi i votimit nisi në orën nga ora 08.00 dhe vijoi deri në orën 20.00. Për ecurinë e këtij procesi u prodhuan mbi 7 mijë fletë votimi për kryetar dhe për anëtarët e Këshillit Kombëtar. Gjithë procesi u zhvillua i qetë dhe pa asnjë problem. Në votimet e ditës së shtunë morën pjesë 2176 votues. Nga numërimi i votave…
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që u regjistrua të mërkurën e kaluar (20 nëntor), ku një 41-vjeçar shqiptar humbi jetën në Itali si pasojë e një aksidenti në punë. Shqiptari ka qenë duke lyer tavanin e një magazine, ku ka rënë nga një lartësi rreth 10 metra. Elton Dema, siç shkruajnë mediet e huaja, kishte rreth një vit që ishte shpërngulur në Itali. Fillimisht 41-vjeçari shkoi i vetëm në emigrim, e më pas iu bashkua bashkëshortja dhe 4 fëmijët e tyre, përkatësisht të moshës 13, 10, 7 dhe 5 vjeç. I riu la pas fëmijët, partneren…
Një stuhi e madhe shkaktoi reshje dëbore dhe shiu në Kaliforni, duke çuar në rrëshqitje dheu dhe përmbytje në disa akse rrugore, ndërsa në anën tjetër të vendit të shtunën u dhanë paralajmërime për stuhi në zonat të tjera të Shteteve të Bashkuara. Një tjetër stuhi pritet të mbërrijë gjatë javës së festës së Ditës së Falënderimeve, sipas Torry Dooley, meteorolog i Shërbimit Kombëtar të Motit. Ultësira perëndimore amerikane deri në pjesën që njihet si “Great Lakes”, pranë Kanadasë, do të përfshihen nga reshje shiu dhe dëbore të hënën, ndërsa në brigjet lindore amerikane pritet përkeqësim i motit gjatë ditës…
Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, Forcën e Posaçme Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor i koduar “Bad spin 2”. Gjatë këtij operacioni, bazuar në inteligjencën policore, janë identifikuar subjekte si dhe shtetas, që kryejnë aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për organizimin e lotarive të palejuara (baste sportive online), në zona të ndryshme të Tiranës. Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 6 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale: E. Ç., 56…
Fermerët polakë bllokuan kalimin kufitar me Ukrainën në zonën Medyka në shenjë proteste ndaj marrëveshjes mes Bashkimit Evropian dhe bllokut tregtar “Mercosur”, për të cilën thonë se do të dëmtojë konkurrencën e tyre, njoftoi agjencia polake e lajmeve PAP. Fermerët po protestojnë gjithashtu pasi qeveria nuk ka përmbushur kërkesën e tyre që gjatë vitit 2024 Polonia të mbajë taksën bujqësore në nivelin e vitit 2023. Ministri i Bujqësisë i Polonisë tha se i mbështet kërkesat e fermerëve në lidhje me marrëveshjen “Mercosur” dhe se qeveria do ta trajtojë këtë çështje në mbledhjen e ardhshme. “Mercosur” është një bllok tregtar i…
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme takimin me shqiptarët në Londër, në turin e bashkëbisedimeve me shqiptarët e Diasporës. Takimi do të zhvillohet në orën 12:00 me orën lokale. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë ditën e djeshme pamjet e sallës ku do të zhvillohet takimi. “Gati shqipe, ready to go! Mirëutakofshim nesër”, shkruan Rama në postimin e tij.
Ndërsa fundviti po afrohet, ne fillojmë të mendojmë për udhëtimet e rradhës – duke kërkuar destinacionet më të mira për të eksploruar në vitin 2025, sipas një artikulli të botuar në revistën indiane “The Economic Times”. Ekspertët ju rekomandojnë vendet e spikatura në Evropë që premtojnë përvoja të paharrueshme në vitin 2025, duke i bërë ato ideale për planet tuaja të pushimeve dhe buxhetin tuaj te udhëtimeve.Shqipëria Shqipëria, e vendosur në Gadishullin Ballkanik, është një perlë në zhvillim në Evropë. I njohur për bregdetin e tij mahnitës, historinë e pasur dhe peizazhet e pacënuara – ky vend ofron një ndërthurje…
Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, dënoi të shtunën dhunën dhe antisemitizmin gjatë protestave pro-palestineze dhe kundër NATO-s në qendër të Montrealit të premten. Rreth 300 delegatë nga vendet anëtare të NATO-s dhe shtetet partnere po marrin pjesë në asamblenë vjetore të aleancës që zhvillohet në Montreal nga 22 deri më 25 nëntor. Mediat lokale raportuan se protestuesit u vunë zjarrin dy automjeteve dhe dogjën një manekin që gjoja portretizonte Kryeministrin Benjamin Netanyahu. Policia përdori gaz lotsjellës dhe shkopinj për të shpërndarë turmën dhe tre persona u arrestuan për sulme ndaj punonjësve të rendit dhe pengim të punës së policisë, sipas…