Author: tirana

Agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Libanin jugor ka njoftuar në një sulm me raketa në një nga bazat e saj janë plagosur katër ushtarë të saj. Ushtarët italianë u dërguan në spital me lëndime jo të rrezikshme për jetën, pasi baza UNIFIL në Shama u godit nga dy raketa 122 mm. UNIFIl tha se raketat ka të ngjarë të jenë lëshuar nga Hezbollahu ose anëtarë të grupit të armatosur. Ndërkohë, Hezbollahu nuk e ka komentuar deklaratën e agjencisë, por grupi tha se ka lëshuar një breshëri raketash mbi forcat izraelite në perëndim të Shamës.

Read More

TIRANË- Lideri i opozitës Sali berisha ka paralajmëruar ministrin e Brendshëm dhe drejtuesit e policisë që të mos prekin protestuesit e opozitës. Gjatë fjalës së tij me drejtuesit politikë të qarqeve, Berisha tha se ata do të marrin çdo masë për një dyndje civile masive në Tiranë. Po ashtu theksoi se do dëshmojnë para qytetarëve që janë shumicë politike dhe shumicë numerike. “Mosbindja civile e ditës së martë, marshimi në Tiranë, duhet të jetë një triumf i vërtetë i revoltës, i zemërimit, i shpirtit të pamposhtur të qytetarëve në kryeqytetin e tyre. Ndaj dhe, të nderuar drejtues politikë të qarqeve, duhet marrë…

Read More

FILIPINË- Agjencitë e sigurisë në Filipine kanë ashpërsuar protokollet e tyre pasi zëvendës presidentja Sara Duterte ka kërcënuar të vrasë në atentat presidentin Ferdinand Marcos Jr nëse atë e vrasin. Duterte ka qenë aleate e ngushtë e Marcos deri muajt e fundit, teksa pas kërcënimit të sotëm duket qartë për konfliktin e hapur me dy familjeve më të fuqishme politike në vend. “Ky vend do të shkojë në ferr prej një personi që nuk di si të jetë president dhe që gjithashtu është gënjeshtar. Mos u shqetësoni për sigurinë time. Kam folur me dikë dhe i kam thënë që nëse më ndodh diçka, nëse…

Read More

Skënderbeu e ka mbyllur në avantazh 2-1 pjesën e parë ndaj Dinamos. Fillimisht epërinë e morën kryeqytetasit në minutën e 14-të. Blutë gjetën rrjetën me anë të Mandela i cili gjuan në mënyrë të shkëlqyer nga jashtë zonës duke tundur rrjetën. Ndërkohë më pak se dy minuta më pas vendasit barazuan me Çuçkën. Rashica jep një pasim diagonal për 21-vjeçarin i cili mposht Salin. Përmbysja e rezultatit do të vinte në minutën e 33-të. Çuçka nis me shpejtësi një goditje dënimi duke pasuar për Rashicën i cili nga e djathta shënon golin e avantazhit. Nga ana tjetër, Vllaznia kryeson 1-0…

Read More

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka i ftuar në “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News24, zbardhi skenarin e protestës së 26 nëntorit. Paloka tha se protesta do të jetë mosbindje civile ku do të bllokohen të gjitha rrugët e Tiranës. Ai tha se qytetarët do të marshojnë në akset brenda kryeqytetit me qëllim paralizimin e qarkullimit. “Sot do mblidhemi për protestën. Dua të jap një lajm: Protesta e radhës do jetë bllokim total i Tiranës, i rrugëve, i trafikut në Tiranë, në datën 26. Marshim në Tiranë i qytetarëve. Ky do të jetë qëllimi. Do vuajnë qytetarët,…

Read More

Autoritetet shëndetësore palestineze njoftuan të shtunën se sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës kanë lënë të vrarë të paktën 120 persona gjatë 48 orëve të fundit. Sulmet, sipas tyre, kanë goditur edhe një spital në skajin më verior të rajonit, duke plagosur personel mjekësor dhe dëmtuar pajisjet spitalore. Njoftimet nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur. Mes të vrarëve ishin shtatë pjesëtarë të së njëjtës familje, shtëpia e të cilëve u godit gjatë natës në periferinë Zeitun, në qytetin e Gazës, thanë zyrtarët shëndetësorë. Të tjerët, sipas autoriteteve, u vranë në sulme të ndryshme në qendër dhe jug…

Read More

Skiatorja Colturi renditet e 2-ta në Kampionatin Botëror të Skive në Austri. Për herë të parë, një flamur shqiptar do të ngrihet në podiumin e një kampionati botëror skish. Pritshmëritë ishin të larta, por askush nuk e kishte menduar që Lara Colturi këtë të shtunë do shkruante historinë në Botërorin e skive. 18-vjeçarja e cila përfaqëson Shqipërinë, u rendit e dyta në Slalomin e Austrisë, menjëherë pas super kampiones Mikaela Shiffrin. Kjo është hera e parë që një sportiste e cila përfaqëson Shqipërinë në sportin e skive ngjitet në podiumin e një botërori. “Në muajt e fundit jam ndjerë shumë mirë, sidomos në stërvitje. Më…

Read More

Boksierët nga Shqipëria vijojnë të bëjnë mirë dhe këtë të shtunë kuqezinjtë kanë marrë dy suksese si kampionë të Ballkanit. Boksierët Alban Beqiri dhe Besian Karaj kanë fituar përballë rivalëve nga Ukraina, vend që ishte prezent me ftesë.Kujtojmë që Alban Beqiri shpallet sërish Kampion i Ballkanit. Boksieri shqiptar e dominoi ndeshjen me kundërshtarin e tij ukrainas, Matiakubov, në peshën 71kg, duke e mbyllur ndeshjen përpara kohe në raundin e dytë.

Read More

Importi i makinave në Shqipëri vijon të jetë në shifra rritëse nga muaji në muaj. Referuar të dhënave të Open Data të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve Rrugore, në total në periudhën Janar-Tetor të këtij viti, janë regjistruar 84,486 makina, ku 70,635 janë autovetura. Mjetet të cilat janë regjistruar për herë të parë, më shumë kryesojnë në muajin korrik me rreth 10,700 makina. Por nga cilat shtete kryeson importi i tyre? Makinat koreane kryesojnë përsa i përket importit duke u renditur të parë dhe në harkun kohor të 10 muajve të këtij viti janë regjistruar në total mbi 16 mijë…

Read More

Mbretëresha Elizabeth II e mirëpriti ngrohtësisht Meghan Markle në familjen mbretërore pasi aktorja filloi të takohej me Princin Harry, sipas një eksperti mbretëror në Mbretërinë e Bashkuar. Mbretëresha e ndjerë Elizabeth II mendonte se Meghan Markle do të ishte “një frymë e freskët” dhe “një pasuri e madhe për Monarkinë”-shprehej eksperti mbretëror. Princi Harry dhe Meghan e quajtën vajzën e tyre Lilibet si një shpërblim për stërgjyshen e saj nga babai, Mbretëresha Elizabeth II, e cila mirëpriti ngrohtësisht Meghanin në familje pasi e takoi për herë të parë dhe e lejoi të bashkohej me Harry-n për të festuar Krishtlindjet në…

Read More

Me 28 vite aktive në Parlament, deputeti i dytë më i votuar në Shqipëri, me mbi 15 mijë vota, Erion Braçe, e sheh kandidimin për deputet pa emocione. Edhe pse punën vazhdon ta bëjë me të njëjtin pasion.  Në një intervistë me gazetaren Elona Meço në emisionin “Pa Censurë, në RTSH, Erion Braçe ishte i ftohtë në lidhje me rikandidimin në 2025-ën, ku në PS është vendosur rregulli se deputetët me më shumë se 1 mandat nuk do të vendosen në listën e sigurtë. “Nuk e kam problem fare jam apo nuk jam deputet, jo më ta kem problem jam apo…

Read More

Përfshirja e të miturve në krime të rënda përgjatë viteve ka shënuar rritje në Shqipëri. Në Institutin e të Miturve Kavajë në këtë vit ka pasur gjithsej 59 minorenë të dënuar me heqje lire, ndërsa aktualisht po vuajnë dënimin 30. Pjesa më e madhe e tyre janë arrestuar për vrasje në bashkëpunim si dhe vjedhje. Modelet e gabuara, problemet sociale si dhe mungesa e shërbimeve mbështetëse për të rinjtë e përfshirë në konflikt me ligjin sipas ekspertëve bëjnë që të rinjtë sot të shkojnë drejt rrugëve të paligjshme. Përgjatë vitit 2023, 891 të mitur janë proceduar penalisht, 8.6% me shumë…

Read More