Author: tirana

Edhe qarkun e Korçës prej mbrëmjes të së premtes është përfshirë nga moti i keq. Në zonat e ulëta ka pasur reshje shiu të shoqëruara edhe me erë të fortë. Në zonat e larta malore ka pasur reshje shiu dhe bore. Ky mot ka sjellë edhe problematikat e para në qark që kanë të bëjnë kryesisht me energjinë elektrike. Si pasojë e erërave të forta ka shkëputje të energjisë elektrike në disa fshatra të bashkisë Korçë, Pogradec, Maliq, Kolonjë e Devoll. Fideri Podgozhan Nst/Guri i Kuq me defekt, pa energji 100 abonentë rurale, zona Bishnicë, Jollë, Selcë e Sipërme. Fideri…

Read More

Kryetari i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi i pranishëm në tryezën e organizuar nga Lidhja Demokratike e Gruas, vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm të zonjave dhe vajzave, të cilat sipas tij, kanë qenë shtylla kryesore e Partisë Demokratike në aksionet dhe sfidat e saj politike. Bardhi theksoi se angazhimi i grave në politikë është i pazëvendësueshëm dhe i domosdoshëm për suksesin e çdo gare apo aksioni politik. Fjala e Bardhit gjatë aktivitetit: Shikoj që në sallë ka zonja, gra dhe vajza, të cilat tashmë kanë një jetë që janë aktive në Partinë Demokratike, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për…

Read More

Qarku i Kukësit është zbadhur nga bora. Pas bllokimit të qarkullimit në aksin Kukës-Shishtavec raportohet se kompania sipërmarrëse ka nisur punën për largimin e gurëve nga rruga. Në lartësitë 700 metra mbi nivelin e detit ra borë ndërsa temperaturat u ulën ndjeshëm. Aktualisht të gjitha akset rrugore nacionale janë të kalueshme. Energjia elektrike është ndërprerë në disa zona të Kukësit, Hasit e Tropojës për të cilat po punohet nga grupet e punës të OSHEE. Zonat pa energji elektrike janë: Njësia administrative Kolsh, Surroj, Arren dhe Malzi, fshatrat Topojan Breki dhe Xhaferaj, njësia administrative Topojan Bashkia Kukës. njësia administrative Lekbibaj, Bujan,…

Read More

Puna për ndërtimin e terminalit veri-perëndimor të Tiranës po ecën me ritme të mira. Ky investim i rëndësishëm për transportin ndërqytetas do të lehtësojë trafikun, por edhe do të ofrojë kushte më të mira për qytetarët që vijnë apo largohen nga Tirana. Në inspektimin e punimeve, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ky terminal do të përsërisë historinë e suksesit të terminalit jug-lindor në Lundër. Ai shtoi se kjo hapësirë do të strehojë një terminal prej 10 mijë metrash katrorë, me infrastrukturë të përshtatshme për autobusët dhe pasagjerët, duke e ngritur standardin e shërbimit në nivele më të larta. “Për këdo…

Read More

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump do të emërojë financierin Scott Bessent në postin e Sekretarit të Thesarit. Bessent, 62 vjeç, është themeluesi i fondit “Key Square Capital Management” dhe ka punuar vazhdimisht për “Soros Fund Managment” që nga viti 1991. Nëse konfirmohet, ai do të jetë homoseksuali i parë në postin e Sekretarit të Thesarit në Shtetet e Bashkuara. Ai është një mbështetës i kontrollit të ashpër të deficitit dhe ka thënë se do të punojë për të ulur borxhin kombëtar të Shteteve të Bashkuara. “Ky cikël zgjedhor është shansi i fundit për Shtetet e Bashkuara për të dalë nga…

Read More

Aktorja Olta Gixhari e ftuar tek emisioni i Arbana Osmanit në Youtube ”Mirëmbrëma Yje”, ndër të tjera, foli edhe për Luiz Ejllin, ku tha se nuk ka patur kontakt me të. ”Është budalla ai, e rreh gruaja”, ishte kjo deklarata e bërë prej saj që shkaktoi shumë zhurmë kudo nëpër rrjet. Por çifti ka reaguar me humor, pasi Kiara ka zhvilluar një “Ask” në Instagram, ajo është pyetur prej ndjekësve nëse e rreh Luizin. Kiara nuk është përgjigjur, por ia ka lënë Luizit në dorë dhe kjo është përgjigjia e tij: Sot nuk më ka rrah e kam pushim të…

Read More

Prindër dhe përfaqësues të shoqërisë civile mbajtën këtë të shtunë një deklaratë para shkollës “Fan Noli”, aty ku u vra Martin Cani, dhe paralajmëruan bojkot të mësimit nëse nuk merren masa nga shteti. Ata kërkuan edhe dorëheqjen e menjëhershme të ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu. Sa i takon krimit, mësohet se autori i dyshuar i vrasjes së Martin Canit, e ka hedhur çantën e shkollës në çatinë e një godine 1 katëshe në rrugën “Fadil Rada”, pas ATSH-së, brenda së cilës është gjetur thika me të cilën u krye krimi dhe librat e tij të shkollës, por jo celulari i…

Read More

Konstantinos Argiros dhe partnerja e tij, Alexandra Nika, kanë mirëpritur fëmjën e tyre të parë, një djalë, duke nisur kështu kapitull të ri në jetën e tyre familjare. Dyshja ka preferuar gjithmonë të mbajë larg vëmendjes së mediave detaje nga jeta personale, por së fundmi ata organizuan një baby shower në prag të lindjes së Alexandrës, duke ndarë vetëm disa detaje për këtë periudhë të lumtur. Lajmi i lindjes së fëmijës është pritur me shumë entuziazëm nga ndjekësit dhe fansat e çiftit, të cilët kanë dërguar urime të ngrohta për këtë ngjarje të madhe. Ky është një hap i rëndësishëm…

Read More

Policia e Shtetit ka zhvilluar një operacion të madh kundër lojërave të fatit, duke vënë në pranga 28 persona. Mësohet se në cilësinë e provës materiale janë sekuestruan shuma parash të dyshuara të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit, 33 aparate celulare dhe pajisje të ndryshme kompjuterike. “Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, Forcën e Posaçme Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor i koduar “Bad spin”. Gjatë këtij operacioni, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në inteligjencën policore, janë identifikuar…

Read More

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani ka ngritur popullin në këmbë, më së shumti prindër të fëmijëve që kërkojnë siguri për jetën e fëmijëve në shkolla. Këtë të shtunë, prindër të shumtë janë mbledhur sërish tek shkolla “Fan Noli”, dhe këtë herë kanë lexuar disa kërkesa drejtuar qeverisë, mes tyre dorëheqjen e ministres së Arsimit dhe kanë paralajmëruar protestë ditën e hënë në orën 17:00. ”Kjo dorëheqje do krijonte precedent dhe modelin e të mbajturit përgjegjësi. Kjo gjë nuk do të mjaftonte po do hapte një shteg drejt zgjidhjes së kësaj drame. Kësaj shkolle i kishim besuar edukimin e më të…

Read More

Prej dy ditësh vijon zjarri në fushën e vendgrumbullimit të mbeturinave pjesë e lagjes “24 Maji” në Vlorë. Një vatër aktive, e cila ka qënë edhe përgjatë se premtes në mbrëmje në përmasa të mëdha. Lagja “24 Maji”, një prej zonave më të banuara të Vlorës, është zgjuar sot mes tymit kancerogjen. Zjarrvënia dyshohet të jetë e qëllimshme. Strukturat e bashkisë Vlorë, emergjencat civile dhe forcat zjarrfikëse janë në terren për përballimin e situatës. Po mundohen të fikin vatrat aktive të zjarrit duke i hedhur dhe. Banorët të shqetësuar shprehen se ky është një problem i madh që i shoqëron…

Read More

Për shkak të erës së fortë dhe dallgëzimit në det të hapur, tragetet e linjës Durrës-Bari janë nisur me rreth 10 orë vonesë nga brigjet tona. Dy mjetet lundruese kanë arritur të dalin nga baseni i Portit të Durrësit vetëm mëngjesin e sotëm rreth orës 8, pavarësisht planifikimit për nisjen e tyre që ishte ora 22:00 e mbrëmjes së kaluar. Autoritet detare bëjnë me dije se e njëjta situatë është paraqitur dhe ne krahun tjetër të Adriatikut, Bari, çka ka bërë që dy tragetet e planifikuara për lundrim mbrëmjen e kaluar të nisin lundrimin mëngjesin e sotëm, për të mbërritur…

Read More