Author: tirana

Interi ka zhvilluar një pjesë të parë fantastike në transfertë përballë Veronës, duke shënuar plot 5 gola, ku mesfushori shqiptar Kristjan Asllani ka qenë protagonist. Skuadra e Inzaghi-t ka shënuar 4 gola në harkun e 14 minutave me Correa-n (17′), Thuram (22′, 25′) dhe De Vrij (31′). Protagonist edhe mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani, i cili ka dhënë asistin për golin e katërt. Ndërkohë në minutën e 41-të, Yann Bisseck realizoi golin e 5-të për zikaltrit.

Read More

Autoritet amerikane njoftuan të premten arrestimin në Nju Jork të shqiptaro-amerikanit Erald Alimehmetit bazuar në akuzën për përpjekje për të mbështetur organizatën terroriste të Shteti Islamik. Erald Alimehmeti, 33 vjeç, u dërgua të premten para gjykatësit federal Stewart Aaron, i cili urdhëroi mbajtjen e tij në qeli. Zyrtari i FBI-së në Nju Jork, James E. Dennehy tha pas arrestimit se “Erald Alimehmeti ka bërë përpjekje në internet për të rekrutuar dhe trajnuar individë, që ai besonte se kishin pikëpamje të ngjashme me të dhe vazhdimisht ka shpërndarë një numër udhëzimesh mbi prodhimin e eksplozivëve për përdorim në sulme terroriste.”

Read More

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, është shprehur se mosha 13 vjeç është mosha kur të gjitha vajzat duhet t’i nënshtrohen vaksinimit kundër HPV-së, një vaksinë që parandalon kancerin e qafës së mitrës. Komentet Koçiu i bëri përmes një postimi në rrjetet sociale, ku tha se kjo vaksinë ofrohet falas në qendrat shëndetësore. Në postimin e saj ajo shtoi se gjatë këtij viti, janë aplikuar mbi 9,344 doza vaksinash për vajzat 13-20 vjeçe, ndërsa mbulesa vaksinale për vajzat 13-vjeçare ka arritur një nivel të lartë prej 75.6%.

Read More

Deputeti Erion Braçe ditën e djeshme me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka dhënë lajmin se po ndërtohet një urë në Kular dhe për në Sulzotaj. “Më në fund, pas 34 vitesh; një urë prej vërteti për në Kular, një urë e rrugë prej vërteti për në Sulzotaj! Bëjmë punën deri në fund, gojëtaret llafet deri ne fund”, shkruan Braçe në postim. Mirëpo në lidhe me këtë postim ka komentuar një qytetar, i cili shkruan se mos tallet me popullin dhe se asnjë urë nuk është duke u ndërtuar. Duket se deputeti Braçe nuk e ka duruar këtë…

Read More

Gjiganti mediatik amerikan ”Wall Street Juournal”, i ka kushtuar një artikull vendit tonë si dhe qyteteve që duhet të vizitojnë turistët amerikanë. Kryeministri Edi Rama ka ndarë shkrimin e medias amerikane, dhe e cilëson këtë si surpriza e kësaj fundjave. “Surpriza e kësaj fundjave mban emrin e Shqipërisë Turistike në gjigantin mediatik amerikan Wall Street Journal”,-shkruan Rama. Në artikullin e medias amerikane, Shqipëria, përshkruhet si një gur i çmuar në hartën turistike të Ballkanit, që fton lexuesit amerikanë që ta lënë veten të magjepsen pas këtij destinacioni ku gjen shumëçka. “Me një udhëtim nga Tirana drejt fshatrave të jugut, bregdetit…

Read More

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, Anisa ka sjellë një skenë energjike dhe sensuale, teksa ka shijuar muzikën e zgjedhur nga “Vëllai i Madh” gjatë kohës që ishte pranë pishinës. E njohur për energjinë dhe lëvizjet e saj të lehta, Anisa ka vallëzuar me pasion, duke i dhënë një atmosferë pozitive ditës. Edi e ka vështruar atë fshehurazi nga pas perdeve. Ky moment ka sjellë diskutime të reja mes ndjekësve të programit.

Read More

Kryeministri malazez Miljoko Spajiç, ka folur një takim me Edi Ramën për t’i dhënë jetë ndërtimit të urës së re mbi lumin Buna që do të lidhë Ulqinin me Velipojën. Me ndërtimin e urës do të shkurtohej në disa kilometra distanca mes Ulqinit e Velipojës, ndërsa distanca aktualisht është 70 kilometra. Marrëveshja për ndërtimin e urës u nënshkrua më 27 shkurt në Podgoricë nga ish-kryeministri malazez Dritan Abazoviç dhe Ramës. “Jemi duke përgatitur një takim me Kryeministrin Edi Rama, në të cilin do të diskutohet për zbatimin e projektit të urës së re mbi lumin Buna. Qeveria është plotësisht e…

Read More

Një 31-vjeçar në Elbasan ka rënë në prangat e Policisë, pasi ka dhunuar dhe i ka marrë një shumë parash të atit të tij. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë në Elbasanit për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë: Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan Komisariati i Policisë Elbasan ndaloi me iniciativë shtetasin R. K., 31 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij dhe i ka marrë atij një shumë parash. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime…

Read More

Aleanca e Atlantikut të Veriut ka publikuar në faqen zyrtare fotografi nga takimi mes shefit të NATO-s, Mark Rutte dhe Presidentit të zgjedhur SHBA-ve, Donald Trump. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte u takua me Presidentin e zgjedhur Donald Trump në Palm Beach, Florida. Ata diskutuan një sërë çështjesh të sigurisë globale me të cilat përballet Aleanca. Sekretari i Përgjithshëm dhe ekipi i tij u takuan gjithashtu me kongresmenin Mike Waltz dhe anëtarët e ekipit të sigurisë kombëtare të Presidentit të zgjedhur.

Read More

Kjo e dielë (24 nëntor), do ta gjejë kryeministrin Rama me shqiptarët e Londrës në vijim të turit me diasporën. Kreu i qeverisë njofton se takimi do të zhvillohet në orën 12:00, me atë lokale. “Radha e takimit me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030”. Ky takim vjen pas atij të Selanikut në 3 nëntor dhe turit me shqiptarët e Nju Jorkut. Pas dakordësisë të arritur mes palëve politike, për herë të parë shqiptarët e diasporës pritet të votojnë në pranverën e vitit të ardhshëm në zgjedhjet parlamentare.

Read More

Ish-komandanti i përgjithshëm i ushtrisë Ukrainës, Valery Zaluzhny ka ngritur alarmin se Lufta e Tretë Botërore tashmë ka nisur, pasi Rusia po merr mbështetje të hapur nga aleatët e saj autokratikë, përfshirë Korenë e Veriut, Iranin dhe Kinën. Rusia ka nisur sulme me raketa të avancuara hipersonike, përfshirë një raketë “Oreshnik”, e cila sipas Moskës është e pamundshme për t’u ndaluar. Ukraina ka kryer sulme në brendësi të Rusisë me raketa britanike Storm Shadoë dhe amerikane ATACMS, Rusia ka raportuar humbje, përfshirë edhe të një gjenerali të lartë nga Koreja e Veriut. Zaluzhny bëri thirrje për më shumë mbështetje perëndimore,…

Read More

Avokatët e të pandehurve të dosjes “Metamorfoza”, Ylli Manjani dhe Gurali Braimllari kanë reaguar pas intervistës së kreut të SPAK, Altin Dumani, dhënë një ditë më parë në RTSH. ”Deklarimet në media të prokurorit Dumani për këtë çështje janë të mirpritura për sa pretendoi se të dhënat e SKY ECC nuk mund të jenë të vetmet në një proces gjyqsor dhe, Prokuroria e Posaçme i kanë përdorur këto të dhëna për të gjetur provat proceduriale”,-theksojnë avokatët. Nga ana tjetër, Manjani dhe Braimllari, nënvizojnë se prokurorët kanë pranuar se vendimet e të tre shkallëve të gjykimit për mbajtjen në parabugim kanë…

Read More