Me male mahnitëse, plazhe idilike, ushqim të mrekullueshëm dhe fshatra mesjetare – pa turma vizitorësh – ky vend i vogel ballkanik meriton të jetë në listën tuaj të udhëtimeve, shkruan Robert P. Walze në një artikull të botuar në të përditshmen amerikane “The Wall Street Journal”. I apasionuar pas aventurës së çiklizmit, një herë në vit, bashkë me një mikun tim planifikojmë një udhëtim me biçikletë. Këtë vit, ne patëm mundësi të eksploronim një cep të ri të globit. Të përkushtuar ndaj këtij aktiviteti, ne kemi arritur të eksplorojmë disa nga të destinacionet e njohura si Franca dhe Spanja, dhe…
Author: tirana
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se për ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe më të ngrohta me origjinë jugore. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat fare të pakta kalimtare në relievet e larta malore në lindje. Mjegull e dendur / mjegullinë në orët e mëngjesit për shkak të reshjeve të dëborës dhe në zonat luginore të vendit.Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, zonave luginore dhe në male era…
DashiBëni kujdes në planin financiar, veçanërisht me sipërmarrjet e reja. Puna mund të ndihet paksa intensive, por do të ndikojë në një përparim të qëndrueshëm. Për sa i përket shëndetit, këshillohet t’i përmbaheni një rutine të ekuilibruar. Një vonëse e paparashikuar mund të ndodhë gjatë udhëtimit tuaj. DemiFinancat duken të qëndrueshme dhe është një kohë e shkëlqyer për të vlerësuar investimet afatgjata. Puna kërkon pak kreativitet, ndaj mos hezitoni të praktikoni idetë tuaja. Romanca mund të kërkojë durim – një gjest i vogël mund të bëjë ndryshimin. BinjakëtNjë ditë që favorizon komunikimin, ndaj përdorni fjalët tuaja me mençuri. Nga ana…
Babai i 14-vjeçarit Luis Meçja ka treguar një detaj tjetër në lidhje me ngjarjen tragjike të së hënës ku mbeti i vrarë Martin Cani si dhe i plagosur rëndë i biri. Për herë të parë tregon se si nisi sherri mes dy të miturve në ambientet e shkollës “Fan Noli”. Sipas tij sherri mes Martinin dhe Mario Përlleshaj, autori i dyshuar i vrasjes nisi pasi ky i fundit e ofendoi Martinin për të vëllain. “Sherri ka ardhur për shkak të vllait të Martinit, personi që e ka goditur me thikë e ka ofenduar e më pas Martini është ndjerë shumë…
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e dielë takimin me shqiptarët në Londër, në kuadër të turit të diasporës. Takimi do të zhvillohet në orën 12:00 me orën lokale. Rama ka ndarë një video në rrjetet sociale nga salla ku nesër në Londër do takohet me shqiptarët e Anglisë. Rama shkruan: ‘Gati shqipe, ready to go! Mirutakofshim nesër!’ Ky është takimi radhës me diasporën, ndërsa për herë të parë në zgjedhjet 2025 i është i hapur rruga edhe votës së emigrantëve. Më herët, kryesocialisti Rama ka zhvilluar takime me shqiptarët në Selanik e Athinë, në Itali si edhe në SHBA.
SHBA- Një stuhi e madhe shkaktoi reshje dëbore dhe shiu në Kaliforni, duke çuar në rrëshqitje dheu dhe përmbytje në disa akse rrugore, ndërsa në anën tjetër të vendit të shtunën u dhanë paralajmërime për stuhi në zonat të tjera të Shteteve të Bashkuara. Një tjetër stuhi pritet të mbërrijë gjatë javës së festës së Ditës së Falënderimeve, sipas Torry Dooley, meteorolog i Shërbimit Kombëtar të Motit. Ultësira perëndimore amerikane deri në pjesën që njihet si “Great Lakes”, pranë Kanadasë, do të përfshihen nga reshje shiu dhe dëbore të hënën, ndërsa në brigjet lindore amerikane pritet përkeqësim i motit gjatë ditës…
Fermerët polakë bllokuan kalimin kufitar me Ukrainën në zonën Medyka në shenjë proteste ndaj marrëveshjes mes Bashkimit Evropian dhe bllokut tregtar “Mercosur”, për të cilën thonë se do të dëmtojë konkurrencën e tyre, njoftoi agjencia polake e lajmeve PAP. Fermerët po protestojnë gjithashtu pasi qeveria nuk ka përmbushur kërkesën e tyre që gjatë vitit 2024 Polonia të mbajë taksën bujqësore në nivelin e vitit 2023. Ministri i Bujqësisë i Polonisë tha se i mbështet kërkesat e fermerëve në lidhje me marrëveshjen “Mercosur” dhe se qeveria do ta trajtojë këtë çështje në mbledhjen e ardhshme. “Mercosur” është një bllok tregtar i vendeve të Amerikës…
Eno Gega, 36 vjeç dhe Ivo Gega, 33 vjeç plagosën me thikë Gentian Bajramin, 32 vjeç, ngjarje e ndodhur në qytetin e Durrësit. Mësohet se shkak për konfliktin është bërë konkurrenca në biznes. Si vëllezërit, ashtu edhe i plagosuri kanë agjenci biletash tek “Stacioni i Trenit në hyrje të Portit të Durrësit. Fillimisht i plagosuri është përfshirë në perleshje më njërin nga vëllezërit. Mësohet se prej kohësh palët kishin fërkime, por sot situata ka dalë jashte kontrollit./abcnews.
DURRËS- Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Mësohet se dy vëllezër, pas një konflikti të çastit kanë plagosur me thikë një 32-vjeçar. Pas plagosjes autorët janë arrestuar nga Policia. Ndërkohë që 32-vjeçari është transportuar në spitalin e Durrësit për të marrë ndihmë mjekësore. Njoftimi i Policisë: Durrës/Informacion paraprak. Plagosën me mjet prerës (thikë) një 32-vjeçar, dyshohet pas një konflikti të çastit, ndërhyrja e menjëherëshme e shërbimeve të Policisë, bëri të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorëve të dyshuar. Rreth orës 18:45, në lagjen nr. 4 Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, dyshohet për motive…
ITALI – Mesfushori i Interit, Kristjan Asllani, ka folur për DAZN në fund të ndeshjes, që zikaltrit fituan 5-0 ndaj Veronës: “Jam kthyer nga kombëtarja muajin e kaluar, ku pata një problem me gjurin, por trajneri më merrte në pankinë dhe isha i lumtur sepse tregon se ai kujdeset dhe ka besim tek unë. Sigurisht që minutat e para janë gjithmonë të vështira, tani ndërtojmë shumë herë me lojën brenda qendërmbrojtësve dhe kjo na e bën më të lehtë daljen, duhet të kuptojmë kur të ulemi mbrapa dhe kur të qëndrojmë më lart. Sot jemi të lumtur që e kemi mbyllur…
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, z. Pirro Vengu ka zhvilluar një vizitë të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u takua me figura të larta të administratës amerikane dhe përfaqësues të NATO-s. Gjatë vizitës, u diskutua për forcimin e bashkëpunimit të mëtejshëm në fushën e mbrojtjes, avancimin e modernizimit të kapaciteteve të Forcave të Armatosura Shqiptare, dhe angazhimin e Shqipërisë në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe global. Në ditën e parë të vizitës, ministri Vengu pati një bisedë shumë pozitive me Nënsekretaren e Mbrojtjes për Politikat, znj. Amanda Dory. Siguria dhe bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes…
Nga kokaina dhe heroina te metamfetamina dhe MDMA u dogj nga policia Asgjësimi me djegie i 211 pakove me lëndë narkotike është bërë ditën e djeshme nga komisioni kompetent i parashikuar në ligj, njofton Shtabi i ELAS-it . Bëhet fjalë për lëndë narkotike, të cilat janë sekuestruar nga Nëndrejtoria e Prokurorisë për Narkotikët pranë Drejtorisë së Krimit të Organizuar si dhe shërbime të tjera sigurie. Konkretisht u asgjësuan: – 396 kg e 448,7 gram kokainë, – 3 kg e 302 gram heroinë, – 585 kg e 49,7 gram kanabis të papërpunuar, – 32 kg e 294,5 gram kanabis të përpunuar,…