Këngëtari Khalid ka pranuar se është homoseksual. 26-vjeçari shkroi në rrjetin X për të adresuar orientimin e tij seksual. Khalid nuk e ndali këtu deklarimin e tij dhe vazhdoi në platformën e tij. Ai shkroi: “Më nxorën publikisht dhe bota vazhdon të rrotullohet. Le ta bëjmë të qartë (lmao), nuk kam turp nga seksualiteti im!”. Khalid ka pasur një karrierë të suksesshme, pasi këngët e tij “Location” dhe “Young, Dumb & Broke” janë renditur në Billboard Hot 100 dhe janë certifikuar me diamant nga Shoqata Amerikane e Industrisë së Regjistrimit (RIAA).
Author: tirana
“Çifti nga qyteti” ishin këtë të shtunë në Podcastin nga kryeministri, ku Rama na njohu me historinë e pabesueshme të një çifti, Fjonës dhe Fatmirit, që kanë zgjedhur të “vetemërohen” në fshatin Zhulat dhe kanë nisur të farkëtojnë kurajon, pasionin e vullnetin për të ngritur bujtina në pritje të turistëve të maleve. Fatmiri rrëfen në bashkëbisedim me Ramën se si vendosën të kthehen në fshatin e tij të lindjes, në Zhulat pas përfundimit të studimeve në Tiranë së bashku me shoqen e tij, që sot është edhe bashkëshortja, pasi disa vitesh përvojë pune. Për Fjonën, Zhulati ishte përshkruar si fshati…
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Departamentin e Shtetit, Washington D.C. u takua me Stanley Brown, Asistent Sekretar i Shtetit për çështjet politiko-ushtarake. “U fokusuam te investimet përgjatë Korridorit VIII dhe mundësitë strategjike e operacionale që ofron kompleksi portual Durrës-Porto Romano në logjistikë dhe lehtësimin e lëvizshmërisë së trupave aleate në Europën Juglindore”, theksoi ai më tej. Ministri tha se instrumentet financiare të SHBA-ve, për të cilat po negociohet dhe parashikohet të materializohen muajt në vijim, do të hapin një kapitull tjetër strategjik me aleatët amerikanë. “Në këtë takim u vlerësua gjithashtu roli…
Propozimet për mbylljen e TikTok-ut dhe Snapchat-it, profesori Artan Fuga nuk i sheh si zgjidhje. ”Përgjigja policeske është e gabuar, e dëmshme. Të shtohen kamerat në korridore, po deshët e në WC-në e shkollave, apo të monitorohet mësimi në klasa, të themi të bëhet një Big Brother, të vihen detektorë metali, të zhduken telefonat nga duart e adoleshentëve. Jo nuk është kjo politika, kjo do ishte politikë represioni”,-thotë Fuga. Profesor Fuga sheh të nevojshëm krijimin e një institucioni të ri ndëshkues për krimet online. ”Nuk mjafton policia rrugore, as e doganës, as policia e shtetit, as ajo private. Patjetër duhet…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mbajti në Kuvend një fjalim plot me kritika në drejtim të kryeministrit Albin Kurti, dhe kjo vlerësohet të ketë ndarë përfundimisht rrugët e tyre politike. Gjuhën dhe diskursin e përdorur nga presidentja Osmani në raport me dialogun dhe vlerat qytetare me shenja “shfajësimi”, politologia Magbule Shkodra e vlërson “si gjuhë dëshpërimi në fund të mandatit të saj”. ”Duhet t’i thoshte shumë më herët, pas ne qytetaret duhet të ishim informuar, për raportet me aleatët ndërkombëtar, ajo po e akuzuar rënd kryeministri Kurti”, tha Shkodra. Sa i përket kalkulimeve që mund të bëjnë për një mandat…
Gazetari Roland Zili, ka trehuar një tjetër përjetim të ngjarjes së rëndë në shkollën “Fan Noli”, ku 14-vjeçari Martin Cani u vra me thikë pas një përleshje me një bashkëmoshatar. Zili u shpreh se djali i tregoi me lot në sy ngjarjen teksa përshtypje i kishte bërë fakti se të miturit nuk po i ofronte ndihmë askush, ndonëse e shihte të gjakosur. ”Djali më mori disa herë në telefon. Më tha që ka ndodhur një vrasje. Nuk po e besoja. Më tha që njërit po i del gjak dhe nuk di se çfarë t’i bëj. Të gjithë e kanë parë…
Dashi-Të lindurit e kësaj shenje mund të përballen me disa shqetësime gjatë kësaj dite. Këto shqetësime do të jenë të shtrira në sferën sentimentale, duke bërë që të përhumbeni në mendime. Demi-Do të jeni nën ndikimin e favorshëm të yjeve, për shkak të pranisë së Marsit, i cili do e bëjë këtë të shtunë mjaft pozitive. Një e shtunë e favorshme parashikohet si në sferën sentimentale edhe në atë profesionale. Binjakët-Hëna do të jetë e pranishme gjatë gjithë ditës tek të lindurit e kësaj shenje, duke e shtrirë praninë e saj si në sferën sentimentale edhe në atë profesionale. Do…
Këtë të shtunë vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, kryesisht në pjesën e parë të ditës. Reshjet e shiut parashikohen të jenë me intensitet të ulët deri mesatar në orët e paradites, ndërsa më pas do të lokalizohen në lindje-juglindje të vendit, në formën e shtrëngatave afatshkurtra lokale deri në mesditë. Në Alpe dhe në relievet malore në veri-verilindje-lindje në lartësinë mbi 700m parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në relievet malore në jug në lartësinë mbi 900-1000m reshje dëbore me intensitet të ulët. Sipas Shërbimit Metrorologjik Ushtarak, pas orëve të mesditës parashikohet…
Moti i keq ka krijuar probleme edhe në qarkullimin e mjeteve nga Tirana në drejtim të qarkut Dibër e anasjelltas nëpërmjet ”Rrugës së Arbrit”. Si pasojë e vërshimit të ujërave ka patur rënie gurësh e zhavorri në rrugë. Ndërkohë, në afërsi të tunelit të Murrizit në anën e Xibrit ka patur shembje dherash të shumta duke bllokuar qarkullimin total të automjeteve. Kalimi në këtë aks rrugor, kryesisht në bypassin e Murrizit paraqet rrezik dhe këshillohet të qarkullohet me shumë kujdes deri në pastrimin e plotë të rrugës nga autoritetet.
Asambleja Politike e Partive Popullore Europiane, miratoi këtë të premte rezolutën e propozuar nga Partia Demokratike, ku shpreh shqetësimin për arrestimin e liderëve të opozitës, kapjen e shtetit dhe përkeqësimit të peizazhit politik para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi tha se kjo rezolutë është një lajm mjaft i mirë për opozitën dhe Shqipërinë. ”Shqetësues është fakti që jemi vetëm pak muaj para zgjedhje. Jemi vetëm disa muaj para zgjedhjeve dhe jemi në kushte totalisht të pabarabarta. Ne i kemi liderët politikë në arreste, në burg. Nuk kemi një reformë të thellë zgjedhore, nuk kemi…
Shqipëria është mbërthyer nga një mot i keq, me shi dhe erë të fortë, dhe dëme ka. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, informon se situata është qetësuar dhe po shkon drejt normalizimit. Lumenjtë janë nën nivelin kritik dhe nuk paraqesin asnjë rrezik. Po ashtu, AKMC njofton se Kaskadat e Drinit janë gjithashtu në nivele normale dhe pa asnjë shqetësim. ”Qendrat e banuara nuk kanë pasur probleme serioze për shkak të reshjeve. Në disa raste të izoluara, pemë të rrëzuara nga era e fortë janë larguar nga strukturat operacionale të emergjencave civile në bashki. Për sa i përket ndërprerjeve të energjisë…
Përpos motit të keq që ka mbërthyer vendin, dy lëkundje sizmike janë regjistruar pak minuta më parë, pa shkaktuar dëme apo të lënduar. Lëkundja e parë u shënua rreth orës 18:17, teksa e dyta 11 minuta më vonë. Tërmetet ishin me magnitudë 3.6 dhe 3.1 Rihter sipas EMSC, teksa epiqendra e tyre ishin në Shkodër dhe Elbasan.