Shokët e skuadrës së Dinamo U-15, ku bënte pjesë 14-vjeçari Martin Cani, i kanë bërë një vizitë surpriz në spital të miturit tjetër, Luis Meçe, i cili mbeti i plagosur teksa ndërhyri për të mbrotjtur Martin Canin (që mbeti viktimë). Luisi Meçe mori 4 plagë të rënda nga përleshja mes dy 14-vjeçarëve, ku humbi jetën miku i tij Martin Cani. Ai u shtrua me urgjencë në spital me dëmtime të rënda, por fatmirësisht falë ndërhyrjes së mjekëve arriti të shpëtonte.
Author: tirana
Lela ka treguar për situatën e sikletshme të cilën e pati së fundmi me Burimin në shtëpinë e ”Big Brother Kosova Vip 3”. E njëjta pohoi se ai ka tentuar ta puthë në buzë. Gjatë një bisede e sipër me banorët e tjerë prezentë, ajo tregoi se çfarë kishte ndodhur. “Jom afru, kesh në kuzhinë edhe mu fsheha për me e tut Burimin, edhe ai hini edhe unë e tuta, kur e tuta ma bani kështu përqafem edhe unë iu afrova edhe e përqafsha edhe unë dojsha me e leshu, po ai s’më lëshojke edhe ja nisi mem puthë në…
14-vjeçari që vrau me thikë Martin Canin, do të qëndrojë në qelitë e paraburgimit me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës. Gjykata vlerësoi masën e sigurisë ”arrest në burg” si më të përshtatshme për të miturin e akuzuar për ”vrasje në rrethana cilësuese”, ndaj një të mituri. Seanca gjyqësore nuk u zhvillua në Gjykatën e Tiranës, por në ambientet e një spitali privat ku i akuzuari është shtruar për shkak të një plage të rëndë na parakrahun e majtë të tij, plagë e shkaktuar me thikë në të njëjtën ngjarje. Në dhomën spitalore të shndërruar për pak minuta në një sallë…
Reshjet e fundit kanë shkaktuar probleme dhe në rrethin e Matit. Shtabet e emergjencave civile në bashkitë Mat e Klos raportuan për rënie gurësh në rrugët nacionale Burrel-Milot dhe Rrugën e Arbërit. Edhe në rrugët rurale janë krijuar probleme, rrëshqitje, rrëke, gropa etj. Mësohet se në fshatin Gërman, të Njësisë Administrative Komsi, është shembur banesa e të moshuarës Ruspi. Shtabet e Mbrojtjes Civile ndodhen në terren për monitorimin e situatës dhe dhënien e ndihmës për çdo rast.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacioni, Blendi Gonxhja priti këtë të premte në një takim një delegacion të Emirateve të Bashkuara Arabe, të kryesuar nga ministri i shtetit për Tregtinë, Thani bin Ahmed Al Zeyoudi. Gonxhja informoi se gjatë takimit u diskutua mbi rrugët për investime konkrete në disa sektorë strategjik të ekonomisë. Investimet nga Emiratet e Bashkuara Arabe në vendin tonë janë rritur ndjeshëm vitin e fundit, ku vetëm gjatë 6 muajve të parë të këtij viti, ato kanë arritur në nivelin e 51 milionë eurove. ”Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik i Shqipërisë ka tërhequr ndjeshëm vëmendjen e investitorëve të…
Zyrtarët e Teksasit i kanë ofruar ekipit të ri tranzitor të përzgjedhur nga presidenti i ardhshëm Donald Trump, plot 567 hektarë tokë, për ta përdorur si hapësire për planet e administratës së re, për deportimet masive. Komisioneri shtetëror i Teksasit, Dawn Buckingham thotë se ende pret një përgjigje nga ekipi i Trump, pas letrës në të cilën i ofrohet Konteja Starr, si vendi i duhur për tu marrë me emigrantët dhe deportimet masive, paralajmëruar nga Trump gjatë fushatës. “Ndoshta Trump është i interesuar për ndonjë hapësirë tjetër dhe ne kemi 13 milionë hektarë tokë në Teksas në dispozicion për planet…
Një tjetër krim trondit vendin, këtë herë në Tropojë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ambientet e një lokali, ndërsa viktima është identifikuar si një 43-vjeçar. ”Rreth orës 13:40, në një lokal në fshatin Dojan, dyshohet se shtetasi F. M., rreth 35 vjeç, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A.D, rreth 43 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë”, informon policia. Sakaq, në drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të Drejtorisë së Kukësit, specialistët e Hetimit të Krimeve, dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër, për lokalizimin dhe kapjen e autorit.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagon pas rezolutës së miratuar sot nga Partitë Popullore Europiane (EPP) për situatën politike në Shqipëri. Bardhi shprehet se kjo rezolutë rikonfirmon edhe njëherë ndërkombëtarisht që të gjitha shqetësimet e ngritura nga opozita në Shqipëri, për gjendjen dramatike ku ndodhet vendi, janë legjitime dhe të drejta. Reagimi i plotë Rezoluta e miratuar sot nga Partitë Popullore Europiane (EPP), familja më e madhe politike në Parlamentin Europian, rikonfirmon edhe njëherë ndërkombëtarisht që të gjitha shqetësimet e ngritura nga opozita në Shqipëri, për gjendjen dramatike ku ndodhet vendi, janë legjitime dhe të drejta.…
Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi i ndodhur në Maltë ku po zhvillon takim asambleja politike e Partive Popullore Europiane (PPE) bën të ditur se, për herë të parë dënohet arrestimi i liderëve opozitarë. Postimi Asambleja Politike e Partisë Popullore Europiane (EPP) ka miratuar një rezolutë të fuqishme lidhur me situatën aktuale në Shqipëri, e cila pasqyron shqetësime serioze mbi integritetin institucional të vendit. EPP, ndër të tjera, shpreh brengën për korrupsionin endemik dhe për mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Partia shpreh gjithashtu shqetësim të thellë për arrestimet dhe kufizimet e motivuara politikisht të liderëve të opozitës, si…
Kryeministri dhe kryetari i PS, Edi Rama ka ndarë pamje nga takimi më anëtarët e Akademisë Politike të partisë së tij. Për të rritja e interesimit të të rinjve të mirëshkolluar dhe të gatshëm për angazhim qytetar e politik me Partinë Socialiste, rrit energjinë pozitive të të vetmes forcë reale udhëheqëse të Shqipërisë 2030. Kjo akademi funksionon në kuadrin e rienergjizimit të Partisë Socialiste. Në këtë akademi të rinjtë mësojnë më shumë për historinë dhe idetë e partive progresiste, por edhe të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Kjo është shkolla e parë e lidershipit të së majtës moderne. Stafi i Akademisë…
Olta Gixhari ishte e ftuara e radhës në emisionin “Mirëmbrëma Yje”, ku u ribashkua me moderatoren Arbana Osmani pas një periudhe të gjatë, që nga përfundimi i Big Brother VIP Albania 2. Ajo kujtoi me nostalgji periudhën kur ishte pjesë e BBVA, duke pranuar se kishte qenë një nga pretendentet kryesore për çmimin e madh, së bashku me këngëtarin Luiz Ejlli, i cili e fitoi atë edicion. Ajo tregoi se ndonëse i ndërpreu papritur rrugëtimin, përvoja i kishte lënë mbresa të thella dhe kishte krijuar një lidhje të veçantë me publikun. E pyetur për raportin e saj aktual me Luizin,…
Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka liruar nga paraburgimi 4 efektivët e policisë të arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore lidhur me ngjarjen e rëndë në Dobraç më 30 tetor ku u vranë katër persona. Kështu efektivët e forcave “Shqiponja”, inspektor Blerim Kurmekaj (45 vjeç), Viktor Logu (33 vjeç) me detyrë patrullë e përgjithshme dhe inspektor Julian Sterkaj si dhe Marte Martini, përkatësisht 31 dhe 33 vjeç me detyrë trupë shërbimi u lanë me masën “detyrim paraqitje” nga gjykata e shkallës së parë. Gjykata vendosi gjithashtu “ndalim dalje jashtë shtetit” për 4 efektivët si dhe janë pezulluar nga…