Author: tirana

Sali Berisha ka njoftuar në konferencën e sotme për mediat se protesta e radhës në Tiranë do të zhvillohet më 26 nëntor. “Me datën 26 është protesta tjetër kombëtare, më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria. Ndaj ftoj shqiptarët me datë 26, marshim në TIranë. E gjithë Shqipëria në Tiranë. Ora do të njoftohet. Nuk ka tërheqje. Mosbindja civile është rruga e vetme e ndarjes nga kjo diktaturë”, tha Berisha. Kjo protestë që sipas ish-kryeministrit do të jetë e organizuar në formën e një marshimi do të zhvillohet vetëm një javë pas asaj të mbajtur para Parlamentit më 19 nëntor,…

Read More

Në 6 vite vetting procese rivlerësimi për gjyqtarë e prokurorë, kanë ndihmuar mbi 6700 denoncime të qytetarëve. Shifra e konfirmuar për Report Tv nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ndërsa një pjesë e rëndësishme e denoncimeve kanë shërbyer si provë dhe kanë ndihmuar shumë në vendimet e trupës vlerësuese, madje në disa raste ka qenë edhe vendimtare. Sipas statistikave që nga 18 shkurti i vitit 2018 i e deri më sot janë futur në sitë dhe janë marrë vendime nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për të 805 gjyqtarët, prokurorët dhe ndihmës ligjorë, teksa u konfirmuan si pa probleme vetëm…

Read More

Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë vendin tonë, ndërsa është paralajmëruar për një situatë më të rëndë të motit në disa zona të Shqipërisë. Gazetari Enrik Mehmeti, në një lidhje live me News 24 nga Vlora tha se në qytetin bregdetar, “trafiku detar është paralizuar”. Më tej, gazetari u shpreh se rreziku i përmbytjeve është tepër i lartë. Ai shtoi se deti jashtë gjirit ka një fuqi deri në tetë ballë. Enrik Mehmeti: Në Vlorë kanë nisur reshjet e shiut. Situata në det është problematike. Trafiku detar është paralizuar. Deti jashtë gjirit shkon deri në 8 ballë. Rreziku i…

Read More

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka thënë të premten se do ta ftojë kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, për vizitë në Hungari, duke shtuar se do të garantojë se fletarrestimi i lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) kundër Netanyahut “nuk do të zbatohet”. GJNP-ja lëshoi fletarrestime të enjten për Netanyahun, ish-ministrin e tij të Mbrojtjes, si dhe për liderin e Hamasit, Ibrahim Al-Masri, të cilët i akuzon për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në konfliktin në Gazë. Orban, vendi i të cilit mban kryesimin e presidencës me rotacion 6-mujor të Bashkimit Evropian, tha për radion shtetërore se fletarrestimi i GJNP-së…

Read More

Gjykata Kushtetuese ka sqaruar sot vendimin e saj pas shqyrtimit të kërkesëssë ish-kryeministrit Sali Berisha, për të cilin vlerësoi se ndalimi i tij nga SPAK ishte bërë në përputhje me ligjin dhe se nuk kishte nevojë për autorizim nga Kuvendi teksa e cilësoi bllokimin e pasaportës jo kushtetues. Gjykata Kushtetuese ka deklaruar se është shprehur vetëm për dy masat e dhëna ndaj Sali Berishës që ishin “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”, ndërkohë që masa aktuale “arrest në shtëpi” do të shqyrtohet në një seancë tjetër. “Duke marrë shkas nga lajmet dhe opinionet në media dhe portale, në…

Read More

Sulmuesi 21-vjeçar Cristian Shpendi është i shumëkërkuar nga klubet e Serie A. Mediet në Itali bëjnë me dije se së fundmi klubi i Fiorentinës ka bërë hapa konkret dhe është i gatshëm të ofrojë deri në 10 milionë euro për shërbimet e shqiptarit të Cesenas. Janari është pranë dhe Shpendi shihet te Fiorentina si zëvendësuesi ideal i Kean, teksa do fitonte përvojë në elitën e futbollit italian. Me kontratë deri verën e 2026, Cristiani është vëllai binjak i Stivenit, që është në pronësinë e Empolit. Në 15 ndeshjet e këtij sezoni Shpendi ka shënuar dhjetë gola, tetë prej të cilëve…

Read More

Në ditën e dytë të Kuvendit Kombëtar për Gjuhën Shqipe kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi ka paraqitur Fjalorin e Madh të Gjuhës Shqipe, vepër e një pune 4-vjeçare, të ndërmarrë nga Akademia e Shkencave në bashkëpunim me tërë institucionet e kësaj fushe në Shqipëri, Kosovë e Maqedoninë e Veriut. “Nevoja për një fjalor të madh të shqipes kishte lindur me kohë. Shqipja ishte ndër gjuhët e pakta që i mungonte një fjalor i tillë”- tha Gjinushi. Akademia, u shpreh Gjinushi, në kuadër të reformimit të saj, si nxitëse e koordinuese e kërkimit shkencor, veçanërisht në fushën e albanologjisë,…

Read More

Arrest me burg për 14-vjeçarin M.P., i cili akuzohet për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Martin Cani. Seanca për masën e sigurisë është zhvilluar në ambientet e spitalit, ku ndodhet 14-vjeçari. Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se gjyqtarja Lorena Çabej pasi dëgjoi palët vendosi masën “arrest me burg”. Prokuroria kërkoi “arrest me burg” për adoleshentin, të cilin e akuzon për “vrasje në rrethana cilësuese”. Në seancën që zgjati rreth 30 minuta ka qenë e pranishme dhe një psikologe dhe familjarë të 14-vjeçarit. Më herët avokati i ka treguar gjykatës një raport mjekësor sipas të cilit 14-vjeçari ka nevojë për…

Read More

Çfarë ndodhi kur gruaja më e gjatë në botë takoi gruan më të shkurtër në botë ? Ata zbuluan se kanë shumë të përbashkëta, sipas ngjarjes së kapur në një video të ngarkuar në llogarinë e rekordeve botërore Guinness. Arsyeja për Rumeysa Geli, një juriste, studiuese dhe zhvilluese uebi 27-vjeçare nga Turqia me lartësi 2.15 m dhe Jyoti Amge, një aktore 30-vjeçare nga India me gjatësi 63 cm, të dya mbajnë një vend në Librin e Rekordeve Guinness. Por e përbashkëta e tyre nuk ndalet me kaq. “Ishte fantastike takimi me gruan më të gjatë në botë për herë të…

Read More

Moti i keq me erëra të forta dhe reshje shiu që ka shoqëruar territorin e Bashkisë Shkodër ka krijuar probleme në segmentin rrugor Prekal – Kir. Gjatë natës ka pasur rrëshqitje të mëdha të rrugës çka ka sjellë bllokimin e saj për automjetet. Bashkia Shkodër ka vënë në dijeni strukturat e emergjencave civile dhe firmën kontraktuese për menaxhimin e kësaj situate ndërkohë që i bën thirrje banorëve që të bëjnë kujdes në këtë segment rrugor

Read More

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, thotë se Gadishulli Korean nuk ka qenë kurrë kaq afër një lufte bërUdhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, thotë se Gadishulli Korean nuk ka qenë kurrë kaq afër një lufte bërthamore, pas atyre që ai i përshkroi si lëvizje “agresive” në veçanti nga SHBA. “Asnjëherë më parë palët ndërluftuese në Gadishullin Korean nuk janë përballur me një konfrontim kaq të rrezikshëm dhe të mprehtë sa të mund të përshkallëzohej në luftën më shkatërruese termonukleare”, tha Kim, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve KCNA. Ndër të tjera ai tha se “Ne tashmë…

Read More

Bora e parë ka mbërritur në Paris. Turistët dhe parizienët shëtisin nëpër Montmartre teksa fjokat e para të borës bien në kryeqytetin francez. Disa centimetra borë mbulojnë tokën edhe në Orne, në Normandi, duke krijuar pamje sugjestive. Météo France ka vendosur 31 zona nën një alarm portokalli “Neige, verglas et vents” (borë, akull dhe erë) këtë të premte, duke përfshirë Parisin dhe të gjithë rajonin Ile-de-France. Këto temperatura të ulëta u shkaktuan nga ardhja e stuhisë Caetano. Franca dhe rajoni i Parisit kaluan një ditë të ndërlikuar në rrugë dhe në transport të enjten. Ky fenomen meteorologjik, i shkaktuar nga…

Read More